Besnik Pula

Barrikadat do të zhvendosen në Prishtinë

24/10/2011

Barrikadat do të zhvendosen në Prishtinë Besnik Pula Komedia e pështirë e radhës e servirur nga Qeveria e Kosovës është numrimi i “sukseseve” që kjo Qeveri i paskësh realizuar në planin e zhvillimit ekonomik. Në kohën kur ekonomia kosovare po shkon drejt një përkeqësimi në shkallë dhe thellësi që nuk është parë që nga fundi i luftës më 1999 – mjafton të shikohet vetëm shkalla e inflacionit – kjo Qeveri haptazi mbulon dhe shtrembëron faktet që tregojnë se gjendja ekonomike, duke përfshirë edhe perspektivën financiare të shtetit, nuk është aspak pozitive. Kjo e fundit është edhe më alarmante sepse...

Read more »

Drejt humnerës ekonomike

26/09/2011

Drejt humnerës ekonomike Besnik Pula Një nga raportet më pak të popullarizuara në mediat kosovare është ai i lëshuar çdo tre muaj nga Enti i Statistikës së Kosovës për çmimet e importeve. Një e dhënë që mund të duket paksa ekzotike për një qytetar mesatar, por për një ekonomi si ajo e Kosovës, e varur gati tërësisht nga importet, ky indikator përbën një nga pasqyrat më të mira për matjen e standardit të jetesës në Kosovë, duke reflektuar gjithashtu efektin e trendeve në ekonomitë regjionale si dhe asaj globale në vend. Gjatë javës së kaluar, ESK-ja publikoi raportin e...

Read more »

Ku qëndron problemi te marrëveshja me Serbinë?

11/07/2011

Ku qëndron problemi te marrëveshja me Serbinë? Besnik Pula Erdhi momenti i pritur i përfundimit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit të organizuara nën patronatin e BE-së. Erdhi zhgënjimi i opozitës por edhe entuziazmi i ligësht i kryeministrit për marrëveshjen. Qeveria, dhe veçanërisht kreu i saj, gjatë tërë kohës ka mbajtur një qëndrim tejët jokoherent karshi negociatave, herë duke insistuar se këto janë përmbushje e obligimeve ndërkombëtare, herë duke i quajtur rrugëtim i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së, herë si hap drejt njohjes së Kosovës nga Serbia, refren që u përsërit sërish nga kryeministri Thaçi këto ditë....

Read more »

Viti i zi 2012

13/06/2011

Viti i zi 2012 Besnik Pula Ndodhi ajo që pritej dhe qeveria vendosi që deficitin buxhetor të këtij viti, të përkeqësuar tani me humbjen e mbi 150 milionë eurove nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet tjera ndërkombëtare, ta mbulojë duke shfrytëzuar paratë e deponuara në rezervën shtetërore. Siç njoftuan gazetat, Ministria e Financave ka marrë vendim që me fondin rezervë, që ka arritur vlerën e 342 milionë eurove, të mbulojë deficitin buxhetor që për sivjet arrin në 226 milionë euro. Është hera e parë që prej themelimit të institucioneve qeverisëse të Kosovës, që një qeveri prek fondin rezervë për...

Read more »

Fundi Monetar Kosovar

09/06/2011

Fundi Monetar Kosovar Besnik Pula Anulimi i programit të kredive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe deklasimi i Kosovës në shtet me status të monitorimit i përmbushi fatzezësisht parashikimet e atyre pak protagonistëve dhe ekspertëve të cilëve u ka ngelur një fije racionaliteti e që tërhiqnin vëmendjen nga rreziku i lojërave politike me financat e shtetit. Ky kurs i theqafjes politike dhe financiare për vendin tashmë nxori viktimën e saj të parë, që është programi kreditor i FMN-së bashkë me grantet dhe fondet tjera nga Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian që lidheshin me të. Do të isha i fundit që...

Read more »

A është qeveria e Kosovës liberale?

14/05/2011

A është qeveria e Kosovës liberale? Besnik Pula Bardhyl Salihu, redaktor i Nismës Ekonomike për Kosovën me seli në Vjenë, ka reaguar ndaj kolumnës sime të datës 24 prill 2011, mbi çështjen e pronësisë shtetërore në ekonomi. Po shpresoj se z. Salihu nuk i ngelet hatri që nuk po i përgjigjem në morinë e çështjeve të ngritura nga ai, disa nga të cilat i kemi debatuar më herët në shkëmbimet tona në Facebook. Po e kthej debatin në një çështje që e konsideroj më eprore, që z. Salihu e përmend  shkarazi në shkrimin e tij. Kjo çështje është nëse...

Read more »

Fundi i hegjemonisë ekonomike amerikane?

02/05/2011

Fundi i hegjemonisë ekonomike amerikane? Besnik Pula Një kolumne e botuar në websajtin MarketWatch nga Wall Street Journal, tërheq vëmendjen kah një vlerësim i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi mundësinë që brenda jo më shumë se pesë vitesh, bota të përjetojë një ndryshim drastik në barazpeshën ekonomike. Sipas FMN-së, viti 2016 është ai i cili do ta shënojë tejkalimin, në terma real, të fuqisë ekonomike kineze karshi asaj amerikane. Llogaria e bërë nga FMN bëhet jo me vlera nominale, por me të ashtuquajturin Purchasing Power Parity (PPP), e cila vlerën monetare e llogarit në bazë të fuqisë...

Read more »

Iluzioni i radhës për zhvillimin ekonomik

19/04/2011

Iluzioni i radhës për zhvillimin ekonomik Besnik Pula Sapo kishim kujtuar se qeveria e re kishte ardhë në pushtet me një plan për zhvillimin ekonomik të Kosovës, mësuam se në të vërtetë një plan i tillë nuk kishte ekzistuar fare. Javën e kaluar, kryeministri Thaçi me një grup ministrash kishin shkuar në një qendër turistike në Bullgari, për të hartuar, siç u njoftuam, një plan për zhvillim ekonomik. Sido që të jetë, është reale që të mos presim ndonjë befasi të madhe nga plani që mund të na shpaloset, duke marrë parasysh se Thaçi me ministrat e tij në...

Read more »

Pakti i pakënaqësisë evropiane

28/03/2011

Pakti i pakënaqësisë evropiane Besnik Pula Edhe një qeveri evropiane rrëzohet si pasojë e krizës së borxheve sovrane. Pasi dështoi në miratimin e pakos së katërt të radhës të reduktimeve buxhetore dhe ngritjes së tatimeve, bie qeveria socialiste e Jose Socrates-it në Portugali dhe vendi tani shkon drejt zgjedhjeve. Jostabiliteti financiar i Portugalisë ishte pritur, andaj edhe çështja e intervenimit financiar të BE-së u përfshi menjëherë si temë në samitin e krerëve evropianë të mbajtur të enjten dhe të premtën. Në përpjekje për ta evituar situatën e Greqisë dhe të Irlandës, Portugalia kishte marrë një sërë reduktimesh të ashpra...

Read more »

Ruleti rus i Thaçit

28/02/2011

Ruleti rus i Thaçit Besnik Pula Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka një njësi të posaçme për hulumtime dhe inovacione që lidhen me avancimin e interesave ushtarake dhe të sigurisë së shtetit amerikan. Kjo njësi njihet si Agjensia e Projekteve të Avancuara Hulumtuese (Defense Advanced Research Projects Agency – DARPA). Një prej inovacioneve të saj më të njohura është rrjeti i decentralizuar kompjuterik të cilin ne sot e njohim si Interneti. Në vitin 2003, DARPA ishte pranë lansimit të një projekti të njohur si Tregu i Analizave të Politikave (Policy Analysis Market – PAM). Projekti PAM bazohej në konceptin e...

Read more »

Partitizimi i presidentit

22/02/2011

Partitizimi i presidentit Besnik Pula Kushtetuta e Republikës së Kosovës thotë se Presidenti i Republikës “përfaqëson unitetin e popullit”. Mbase, në realitet, Kushtetuta do të duhej të thoshte se Presidenti ka pak lidhje me unitetin e popullit dhe përfaqëson hiç më shumë se sa unitetin e partive të koalicionit qeveritar. Është hera e katërt që nga themelimi i institucioneve të pasluftës që Kosova zgjedh presidentin e saj. Dhe është hera e katërt që politika kosovare në mënyrën më galopante dështon në përmbushjen e kërkesës kushtetuese për një president gjithpërfshirës. Si pjesë e marrëveshjes së koalicionit, PDK ka pranuar ultimatumin...

Read more »

Ik Mubarak!

07/02/2011

Ik Mubarak! Besnik Pula Nuk ka mundur Hosni Mubaraku ta paramendojë se lëvizja kundër tij do të jetë kaq e fuqishme. Gjatë javës së shkuar as huliganët pro-qeveritarë, për të cilët spekulohet se janë mobilizuar nga industrialistët egjiptas të cilëve kriza e vendit po i kushton me humbje të afarizmit, nuk arriten të dëbojnë protestuesit nga sheshi Tahrir (që në arabisht do të thotë “liria”) i Kairos. Në kolumnën e javës së kaluar kam përmendur disa nga veçoritë socio-ekonomike që karakterizojnë shoqërinë egjiptase. Ato vlen të përkujtohen edhe një herë, por edhe të plotësohet me disa të tjera: një...

Read more »

Frymë e re në Lindjen e Mesme

31/01/2011

Frymë e re në Lindjen e Mesme Besnik Pula Dy protesta të mëdha ndodhën të premten e kaluar. Njëra ishte në Tiranë, kurse tjetra, dhe më e rëndësishme për nga pesha historike, ishte në kryeqytetin egjiptian, Kairo. Por jo vetëm aty. Të gjitha qytetet kryesore të Egjiptit ishin ndezur nga protestat dhe përleshjet e masave popullore me forcat e rendit. Të premten, kur shkruaj këta rreshta, pas një dite protestash masive, policia ishte tërhequr nga rrugët e qyteteve të Egjiptit dhe vendin e saj e kishte marrë ushtria. Ushtria ishte pritur me gëzim nga popullata, ndërsa protestuesit kishin hipur...

Read more »

Çmimi i lartë i manipulimit të votave

18/01/2011

Çmimi i lartë i manipulimit të votave Besnik Pula A thua çka u shkonte ndërmend atyre, çka i motivonte ata, qofshin komisionerë, vëzhgues apo thjesht miltantë partiakë, që më 12 dhjetor të vitit të kaluar vendosen që të dhunojnë votën e qytetarit duke mbushur kutitë, falsifikuar nënshkrime, duke votuar me emër të rrejshëm apo duke kryer çfarëdo malverzimi tjetër që të shtojnë numrat e votave për partinë apo kandidatin e tyre apo të dëmtojnë votat e partive dhe kandidatëve rivalë? Këtë ndoshta nuk do ta dimë asnjëherë, por atë që e dimë me siguri është qëllimi i tyre: që...

Read more »

Politika fiskale “sot për nesër”

11/01/2011

Politika fiskale “sot për nesër” Besnik Pula Kryeministri në largim bëri një gjest të pazakontë për një kryeministër që është në dorëzim të detyrës, qoftë edhe nëse pret të rizgjedhet për një mandat të ri: marrjen e një vendimi unilateral për rritjen e pagave të një pjesë të sektorit publik. Hashim Thaçi arsyetohet se po vepron në bazë të premtimit parazgjedhor. Me këtë z. Thaçi dëshiron të tregojë se është politikan që i mban premtimet. Por, ky gjest i z. Thaçi jo vetëm që vendos një precedent të mbrapshtë institucional, por gjithashtu mbart rreziqe të mëdha politike dhe financiare...

Read more »

Dëshira me emrin BE

22/11/2010

Dëshira me emrin BE Besnik Pula Në Evropën lindore, dekada e viteve 1990 u shënua me aspiratën e shteteve të ish-bllokut sovjetik për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Asokohe, Paul Goble, redaktor i Radios Evropa e Lirë dhe një nga vëzhguesit më të mprehtë të politikës së vendeve të Evropës lindore, pat theksuar dallimin midis motivit që shtynte shtetet si Polonia, Çekia, Rumania e Hungaria drejt anëtarësimit në këto institucione, dhe kapaciteteve reale të këtyre institucioneve për të përmbushur aspiratat që këto vende shihnin në to. P.sh., sa përket NATO-s, Goble pat deklaruar se motivi kryesor i shteteve...

Read more »

Rruga aziatike drejt Evropës

15/11/2010

Rruga aziatike drejt Evropës Besnik Pula Hegjemonia ekonomike amerikane në botë përfundimisht po tregon çarjet. Këto ditë në kryeqytetin e Koresë Jugore u mbajt samiti i G20, klubit të shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, i cili pak a shumë përcakton konturat e ekonomisë globale. Presidenti Obama erdhi në Seul me një agjendë të gjerë ekonomike e tregtare, por hasi në shumë rezistencë dhe mosmarrëveshje. Ajo çfarë pamë gjatë samitit është shprehja e ankesave gjithnjë në rritje e shteteve në zhvillim karshi politikave të shteteve të zhvilluara, në veçanti SHBA-ve. Krejt këto tregojnë për konfliktet politike e ekonomike...

Read more »

Barack Obama në udhëkryq

08/11/2010

Barack Obama në udhëkryq Besnik Pula Më 2 nëntor në SHBA u zhvilluan zgjedhjet e rregullta në Kongres dhe nivele të tjera të pushteteve. Republikanët dhe e djathta koren suksese të konsiderueshme në zgjedhjet lokale dhe guvernatoriale, si dhe morën kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve nga demokratët, duke tejkaluar demokratët për mbi 50 ulëse (në Senat demokratët arritën ta ruajnë shumicën). Ndonëse një gjë e tillë tashmë pritej nga vëzhguesit dhe sondazhet, komentatorët i kanë përshkruar këto zgjedhje si një referendum mbi presidentin Barack Obama. Fitorja e Obamas më 2008 ngjalli shpresa dhe pritje të mëdha në SHBA. Ngazëllimi...

Read more »

Banana Republic

25/10/2010

Banana Republic Besnik Pula Shumë njerëz, kur dëgjojnë emrin “banana republic”, kujtojnë se ajo tregon ndonjë gjë për kulturën politike të Amerikës latine, për korrupsionin dhe brishtësinë e shteteve që ka karakterizuar historisë e këtij kontinenti. Përderisa është e vërtetë se termi “banana republic” është etiketë që i vihet shteteve me qeveri të korruptuara, ku ka abuzime pushteti, dhunë politike, puçe e konflikte, shumica nuk e dinë se origjina e saktë e termit “banana republic” lidhet ngushtë me depërtimin ushtarak dhe ekonomik amerikan në Amerikën latine. Në rastin konkret, termi “banana republic” është përdorë për ta përshkruar situatën në...

Read more »

Plaçkitje e hapur

19/10/2010

Plaçkitje e hapur Besnik Pula Hashim Thaçi ka vendosur që privatizimi i PTK-së ta mbajë firmën e tij, nën çfarëdo çmimi politik apo ligjor. Tashmë është e qartë se përfundi “strategjisë” për privatizimin e PTK-së që qeveria para pak kohe e kishte dërguar në Kuvend, në të vërtetë qëndronte strategjia e përbashkët e Thaçit dhe Ministrit për Ekonomi dhe Financa Ahmet Shala që PTK-ja të nxirret në ankand qoftë edhe me çmimin e shkeljes së ligjit dhe procedurave parlamentare e kushtetuese. Para pak muajsh, Kuvendi i Kosovës, votoi një “strategji” për privatizimin e PTK-së, e cila megjithatë nuk ishte...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829