Pjesë nga “Vendimi” Bertolt Brecht (përktheu Arlind Qori) TË KATER AGJITATORËT: Çka vendosëm ishte: Atëherë, ai duhet zhdukur, zhdukur tërësisht Pasi as mund ta marrim me vete, as pas ta lemë Prandaj duhet t’i shtiem e ta hedhim në gropën e gëlqeres, se Gëlqerja do ta djegë. … Me aq pak kohë nuk mund tjetër të mendonim. Si kafsha që kafshën ndih Me dëshirë do ta ndihnim atë që Luftoi për kauzën tonë bashkë me ne. Për pesë minuta, në dhëmbët e ndjekësve tanë, ne Menduam nëse kishte ndonjë Mundësi më të mirë. Kështu ajo çka vendosëm...











