Belgzim Kamberi

Fitorja e politikanëve

29/12/2011

Shkrim nga Belgzim Kamberi….   Ndoshta asgjë nuk e shpjegon më mirë gjendjen e tanishme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se anekdota e Luftës së Dytë Botërore, kur shtabi gjerman i dërgon telegram shtabit austriak duke i thënë se « gjendja është serioze, por jo katastrofike », ndërsa Vjena përgjigjet : « te ne, gjendja është katastrofike, por jo serioze ». Në rastin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; problemi është që duket se askush nga përgjegjësit politik, nuk ka sot ide konkrete, se si mund të dilet nga kjo gjendje serioze dhe katastrofike. Përderisa çdo ditë e më tepër thellohet mjerimi ekonomik dhe...

Read more »

Etiketimi për dominim

20/04/2010

Etiketimi për dominim * Belgzim Kamberi * Ndryshe nga opinioni i gjerë, njohësit e rrethanave i kanë të njohura klasifikimet e jashtme për politikën e brendshme në Luginën e Preshevës, përkatësisht për rrymat politike që konsiderohen tanimë tradicionalisht si « nacionaliste apo jodemokratike » dhe « të moderuara dhe demokratike ». Jo rrallë herë, këto shtresime dogmatike e kanë insinuatën për burim inspirues. Jo vetëm për shkak se shumica e elementeve i mohojnë argumentet e parashtruara, pavarësisht se për cilin tabor bëhet fjala; porse, para së gjithash, realiteti ka dëshmuar se orientimet dhe veprimet e partive vendore politike nuk dallojnë thellbësisht dhe ideologjikisht....

Read more »

(Jashtë)zakonshëm

31/01/2010

(Jashtë)zakonshëm * Belgzim Kamberi * Ndërtimi i bazës ushtarake, reformat në administratat publike dhe në sistemin e gjyqësisë, problemet në shëndetësi dhe arsim, përfaqësimi proporcional i komuniteteve, si dhe krijimi i mekanizmave për avancimin e të drejtave të shqiptarëve vendorë  mbeten procese që karakterizojnë zhvillimet e fundit kryesore politike në Luginën e Preshevës. Derisa proceset përkatëse prodhojnë pasojat e tyre; esenca harrohet. Anashkalohet. Me vite të tëra propagandohet se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja është një rajon që kërkon një trajtim të veçantë, për shkak të problemeve ekzistuese, të trashëguara nga politikat e kaluara dhe të stimuluara nga politikat e...

Read more »

Të jesh i majtë në Ballkan, mision i pamundshëm?

29/12/2009

Të jesh i majtë në Ballkan, mision i pamundshëm? Nocionet e së « majtës » dhe të së « djathtës » janë shpeshherë të paqarta në Ballkan. Mbase, nocionet përkatëse janë diskredituar jo rrallë herë; si për shembull në Serbi, për shkak të regjimit të Millosheviqit. Megjithatë, Partia Socialiste e Serbisë (SPS) është « rehabilituar » së fundi. Si partner i një koalicioni të ndershëm dhe duke përfituar nga « kumbaria » me Partinë Demokratike (DS) të të ndjerit Zoran Gjingjiq, ajo është anëtarësuar në Internacionalen socialiste…Ky artikull është pjesë e një botimi të përbashkët – të fondacionit « Gabriel Péri » dhe të « Courrier des Balkans » –...

Read more »

Enklava

22/10/2009

Enklava Belgzim Kamberi Megjithëse në rajon, termi enklavë mbetet ende sinonim i zonave që përkufizohen mbi kriterin e mungesës së skajshme të sigurisë; rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës paraqet fatmirësisht një përjashtim në këtë drejtim. Posaçërisht për shkak se në krahasim me kohën kur në këto hapësira zhvilloheshin konflikte të armatosura midis shqiptarëve vendor dhe forcave serbe të sigurisë, sot është përmirësuar pjesshëm niveli i sigurisë në tri komunat me shumicë shqiptare të Serbisë, edhe pse rishfaqja e incidenteve të herëpashershme ilustrojnë më së miri problematikën e pazgjidhur politike. Mirëpo, gjendja e tanishme vërteton njëkohësisht se progresi i...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829