Çfarë ndryshimi! Aziz Nesin Një mëngjes në një qytet anglez policët gjetën një burrë të lidhur me litarë pas një shtylle elektrike, në njërin prej parqeve. Do t’jua rrëfej më vonë se kush qe ky burrë. Për momentin dua qe të supozojmë se ky incident ka ndodhur në atdheun tonë. Ja se cilat do të ishin fjalët që do të dëgjoheshin në vendngjarje: - Roja: “Kush je?” (Nuk merr përgjigje edhe pse e përsërit disa herë pyetjen. Fillon t’i fryjë bilbilit, dhe sa hap e mbyll sytë vjen policia.) - Polici: “Si është puna?” - Roja: “Zoti polic, një...












