Zoti Shala, ju po rreni! Avni Zogiani Në një takim të përfaqësuesve të Bankës Botërore, të Këshilltarëve të transaksionit dhe të Qeverisë rreth privatizimit të kompanive publike, të huajt dolën më të brengosur për pronën publike dhe procesin e privatizimit sesa ministri i ekonomisë dhe financave. Edhe përfaqësuesi i BB-së edhe Këshilltari për transaksionin e PTK-së (përfshirjen e kapitalit privat në PTK) kanë shprehur dyshimet e tyre se qeveria nuk është mjaft e përgatitur për këtë proces dhe se kriza financiare nuk është moment i përshtatshëm për privatizim. Ministri Shala nuk dëgjon për këtë. Ai thotë se kompanitë kryesore...











