Ata po rrejnë! Avni Zogiani Deklarimi i rrejshëm i pasurisë së zyrtarëve publikë nuk dënohet. Të rresh për pasurinë si zyrtar publik nuk përbën vepër penale. Masat për deklarim të rrejshëm janë kryesisht administrative dhe ndonjëherë zbatohet gjobë që është barazi me tre shishe verë nga ajo që politikanët kosovarë pinë në lokalet e fshehta në periferi të qytetit. Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publik është bërë një farsë. Ai nuk reflekton as për së afërmi vlerën që zyrtarët dhe politikanët posedojnë. Ky deklarim nuk përfshin monitorimin e pasurisë së tyre brenda dhe jasht vendit. Ai nuk mund të...











