Deshtetëzimi Artan Sadiku Pjesëmarrja e qytetarëve në ushtrimin e pushtetit demokratik, e siguruar përmes demokracisë përfaqësuese, sot paraqet formën e proklamuar qeverisëse të shumicës së shteteve në botë, ashtu edhe Maqedonisë. Por, sa mund të flitet në Maqedoni për konceptin qytetar, prej aty edhe për pjesëmarrjen e tyre demokratike, veçanërisht në kontekst të zhvillimeve të fundit politike që për emërues të përbashkët kanë marrëdhëniet ndëretnike. Para se të fillojmë të flasim për deshtetëzimin, duhet të pranojmë një aksiomë shumë të rëndësishme lidhur me strukturën shoqërore në Maqedoni, pra për popullin e Maqedonisë. Në Maqedoni, fatkeqësisht, struktura kryesore shoqërore është...











