Artan Sadiku

Artan Sadiku – Qan për t’u okupuar. Shpirti i nahisë Ballkanine

09/11/2011

Sot, kur bota po gdhihet nga ëndrra e keqe neoliberale, kur miliona të indinjuar vërshojnë sheshet dhe rrugët e qyteteve duke shfaqur mospajtimin e tyre të thellë me atë që sot bota ka rezultuar të përfaqësojë, popujt e Ballkanit duket se po flenë. Në këtë gjumë Ballkanik ka dy mundësi: e para që këto popuj të Ballkanit akoma nuk janë trishtuar nga ëndrra botërore neoliberale dhe, e dyta që këto popuj po ëndërrojnë një ëndër krejtësisht të ndryshme nga ajo nga e cila po zgjohen popujt tjerë. Kapitalizmi neoliberal që në vitet e nëntëdhjeta i pat gjetur popujt Ballkanik...

Read more »

Mezi (një triptikë)

03/10/2011

Artan Sadiku Poezia na çon aty ku shpje çdo formë e erotizmit – te trazimi e shkrirja e objekteve të veçanta. Na udhëheq drejt përjetësisë, drejt vdekjes, e përmes vdekjes drejt vazhdimësisë. Poezia është përjetësia: dielli ndërzyer me detin. Georges Bataille, Vdekja dhe Ndjeshmëria   I Paradhoma e traumës, apo e vetvetes Para mbushmendjes ka gjithnjë një bisedë Vlerësim pa fjalë, numërim, projeksion Të rrethanës Përbrendësisht dhe përjetësisht inauguron një risi egoiste Para se të ketë vete, ka një njëjës Akoma jo e vetme, por gjithsesi në përpjekje Të vetësojë vetveten si pohim parak i autoritetit Si ushtrimi i...

Read more »

Antikapitalizmi radikal. Nga zeroja në leksikë

28/09/2011

Artan Sadiku Eksploatimi i skajshëm i të menduarit dhe gjuhës si operacione themelore të diskursit që ofron mundësi perfekte për propozime praktike politike dhe përafrim të vazhdueshëm përfaqësues mes idesë dhe objektit paraqitet si shprehje e fetishit ndaj korrelacionit të të menduarit filozofik në lidhje me kapitalizmin në terma politikë. Ky model i diskursivitetit është gjithnjë veçmë në pajtueshmëri me rregullsinë e formimit diskursiv fukoian dhe në koherencë me vitalitetin teorik bergsonian. Diskursi  antikapitalist ndërtohet mbi aksiomën badiouane për idenë e përjetshme të barazisë dhe ndërton realitetin paralel me çka teza është bërë vetë objekti i saj. Duke ngadalësuar...

Read more »

Çka do të ndodhë nesër

18/06/2011

Çka do të ndodhë nesër Artan Sadiku Nesër, e Diel 19 Qershor mbushen dy javë të protestave të mijëra të rinjve në Shkup dhe në dhjetra qytete të tjera të Maqedonisë. Ajo që ka ndodhur çdo ditë brenda këtyre dy javëve është një gjë që shumica nuk e paramendonin që mund të ndodhte në Maqedoni. Mijëra të rinj, të solidarizuar përtej linjave sociale, etnike, klasore dhe religjioze kanë ngjallur frymën e revoltës rinore të munguar me dekada. Revolta jonë është e drejtuar kundër rezultatit që ka sjellë tranzicioni, si pasojë e të cilit kemi arritur në një sistem represiv,...

Read more »

Çka po ndodh në Shkup?!

10/06/2011
Çka po ndodh në Shkup?!

Çka po ndodh në Shkup?! Artan Sadiku Sot (e enjte) është dita e katërt me rradhë në të cilën mijëra të rinj nga prejardhje te ndryshme sociale dhe etnike po vërshojnë rrugët e Shkupit. Si filloi? Ditën e hënë, dita e parë pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, dikush kishte shkruajtur në Twitter që një i ri ishte rrahur deri në vdekje nga forcat policore mbrëmjen e së dielës në sheshin e Shkupit ku paria VMRO po festonte fitoren në zgjedhje. Por, çuditërisht edhe pas më shumë se 12 orëve asnjë medium nuk kishte raportuar këtë ngjarje e as...

Read more »

Thjesht (një triptik)

10/05/2011

Thjesht (një triptik)   Artan Sadiku Poezia na çon aty ku shpje çdo formë e erotizmit – te trazimi e shkrirja e objekteve të veçanta. Na udhëheq drejt përjetësisë, drejt vdekjes, e përmes vdekjes drejt vazhdimësisë. Poezia është përjetësia: dielli ndërzyer me detin. Georges Bataille, Vdekja dhe Ndjeshmëria I. Paradhoma e traumës, apo e vetvetes Para mbushmendjes ka gjithnjë bisedime Vlerësime të pafjala, numërime, projeksione Të rrethanës Së brendshmi, ndërsa përjetësisht mirëpriten risira egoiste Para se të ketë vete, ka një veçanti E vetmja s’është ende, e gjithsesi përpiqet Të vetësojë vetveten si pohim parak i autoritetit Si ushtrimi...

Read more »

Sodomi, ose 20 vjet zgjedhje

26/04/2011

Sodomi, ose 20 vjet zgjedhje Artan Sadiku Si mund të shihen në mënyrë të arsyeshme ditët brutale politike në Maqedoni, pa shlyerjen e paevitueshme dhe të pamëshirshme të paragjykimeve qoftë dhe më të vogla në mendjen e atij që i është ekspozuar këtij brutaliteti. Paragjykime përmes të cilave, prapë se prapë, mbahej në jetë një qasje minimale pozitive ndaj partive. Brutaliteti i përjetuar pas takimeve të katër liderëve arrin të risjellë ndjenjën e gërdisë të përjetuar ndaj katër të fuqishmëve nga filmi ‘Salo’ i Pasolinit. Nëse ky film shokon me brutalitetin e tij sadist, katër liderët impresionojnë në mënyrë...

Read more »

Revolucioni i Barbarëve

17/02/2011

Revolucioni i Barbarëve Artan Sadiku Idetë e gabuara për demokracine e çojnë demokracinë në rrugë të gabuar. Vlerat demokratike sot vijnë nga lindja, jo nga perëndmi. Lëvizjet revolucionare arabe universalizuan kërkesën për liri, drejtësi dhe barazi. Kjo kërkesë demokratike rrezikon sot të koruptohet nga kërkesa nacionaliste në predikamentin e demokracisë sonë në Maqedoni. Çdo formë sundimi ka nevojë për armiq që të përligje ekzistencën e tij përmes frikësimit të popullatës. Popullin amerikan e frigojnë me terorizmin islamik, atë evropjan me rrezikun nga imigrantet, ndërsa popujt e ballkanit me fqinjët. Ne që jemi më shumë se një ‘popull’ në një...

Read more »

Dimensioni i revoltës

02/02/2011

Dimensioni i revoltës Artan Sadiku 10 ditët që kaluan, nuk janë ditët e rikthimit të qetësisë në Tiranë, ato janë 10 ditë zie për revoltë, apo për pushimin e revoltës. Vetëm 21 Janari ishte ditë e veçantë në Tiranë, gjithça tjetër që pasoi ishte vazhdim i banalitetit të zakonshëm të PD-PS-së, Berisha-Ramës, asgjë me rëndësi. Revolta popullore në Tiranë shpalosi dy gjëra. E para që koha e revoltave kolektive nuk ka kaluar aspak, por atyre po u vjen koha dhe e dyta, që partitë do të tentojnë të kidnapojnë dhe të mbajnë peng vullnetin popullor. Reminishencat me ’97-tën, vandalizmin...

Read more »

Shija e keqe per festa (apo oreksi universal për lightkultur-ë)

30/12/2010

Shija e keqe per festa (apo oreksi universal për lightkultur-ë) Artan Sadiku Ështe e paevitueshme ti shpëtosh sot hegjemonisë festive të fundvitit të përcjellë me tërë cirkun e zbukurimeve, maskimeve, dhuratave, ahengjeve. Universaliteti i kësaj kulture është i pamohueshëm mu për faktin se si e tillë ajo është përbrendësuar në kapitalizmin e sotëm neoliberal, si sistem më depërtues në gjithë historinë. Në mënyrë kontradiktore por teleologjike, kjo ideologji thelbësisht depërtuese e shpërndan veten në nivel universal përmes asaj është lightkultur (shpërndarje universale e vlerave sipërfaqësore). Globalizimi si aparat ideologjik i këtij sistemi siguron përhapjen e kësaj kulture përmes së...

Read more »

Ajo që duhet të na shpëtojë

15/11/2010

Ajo që duhet të na shpëtojë Artan Sadiku Sot në Maqedoni mund të jepen dy definicione të gjendjes shoqërore në kontekst politik. I pari është që qytetarët janë të lodhur nga politika dhe kjo reflektohet në apatinë e tyre të përgjithshme politike deri edhe në neverinë ndaj politikës. I dyti është që partitë politike sot në Maqedoni janë grupime jopolitike që veprojnë në ndjekjen e interesave të tyre, veprimtari në të cilën qytetarët nuk mund ta gjejnë veten dhe rrjedhimisht ngjajnë të jenë politikisht apatikë. Për të caktuar vlefshmërinë e këtyre dy definicioneve është me rëndësi ata të krahasohen...

Read more »

Rrebesh drejtësie

05/10/2010

Rrebesh drejtësie Artan Sadiku Po filloj me radhitjen e disa fakteve. Statistikat zyrtare në Maqedoni treguan që 31% e popullatës jeton në varfëri. Ndërsa numri i të papunësuarve që është rreth 32 %, garanton që një e treta e popullatës (duke pasur parasysh mbylljen e vendeve të punës dhe moshapjen e vendeve të reja) do të vazhdojë të jetojë në mjerim degradues. Një familje me katër anëtarë të papunësuar merr ndihmë sociale prej 50 eurove, që do të thotë se çdo anëtar i saj mbijeton me më pak se 50 centë (30 denarë) në ditë. Një e treta e...

Read more »

Protesta politike për prishjen e llogarive

28/09/2010

Protesta politike për prishjen e llogarive Artan Sadiku Ka kaluar më se një javë prej se banorët e fshatit Patishka Rekë u ngitën në protesta kundër punimeve për thithjen e ujit nga burimet e këtij fshati për ta dërguar atë në pjesët tjera të komunës në të cilën ata bëjnë pjesë. Këto ditëve fshati është në rrethimin e forcave speciale policore të cilat sigurojnë mbarëvajtjen e punimeve për instalimin e gypave që do të thithin ujin nga ky fshat. Policia nuk ka lejuar fshatarët të gjendur jashtë fshatit dhe familjarët e tyre të brengosur të futen në fshat prej...

Read more »

Tranzicioni dhe agjentët e riprodhimit të fetishit nacionalist

10/09/2010

Tranzicioni dhe agjentët e riprodhimit të fetishit nacionalist Artan Sadiku Në Maqedoni si edhe në shtetet tjera të Ballkanit, tranzicioni ishte emri i procesit i cili njerëzve duhej tu sillte lirinë dhe mirëqenien, të projektuar në imazhin e ‘demokracive perëndimore’. Tani që mund të flasim për një histori të tranzicionit (18 vjet nga rënia e sistemit socialist) është e rëndësishme të shohim simbolikën që (nuk) u zhvillua gjatë kësaj periudhe. Simbolika që shfaqet në cikle të caktuara historike edhe pse simbolike, shënon prezencën në kohë të një realiteti që shfaq veten e tij (apo arrin bërjen e tij). Cikli...

Read more »

Brekët e kojshikes sime

18/08/2010

Brekët e kojshikes sime Kam vetëm një dritare në dhomën time Kaq e thjeshtë është qasja ime ndaj botës Mendje e thjeshtë E vërtetë e thjeshtë Dashuri e thjeshtë Harresë E thjeshtë. Kojshika ime ka një palë brekë Ose dy-tri palë të njejta Të njejtat me topa të kuq Thahen në ballkonin përballë çdo të dytën ditë. Edhe bota në dukje është e thjeshtë Por, ajo me të vërtetë është e thjeshtë Ne duhet ti komplikojmë mënyrat si e shohim atë. Komplikimet për kojshiken time skanë fund Ajo ka një jetë të bujshmë seksuale (pse përndryshe do t’i lante...

Read more »

(Pa)Lidhjet shqiptare

06/08/2010

(Pa)Lidhjet shqiptare Artan Sadiku Nuk të duhet shumë mund të kuptosh që hapësira shqiptare në Ballkan është marrë peng nga një kastë politike shqiptare që në thelb të veprimtarisë së saj ka të bërit biznes me patriotizmin. Çoroditja politike efektivisht çorodit edhe mendjen shqiptare kudo që jeton dhe, në mungesë të mendimit të arsyetuar kombëtar, ngriten e qarkullojnë ‘ide’ dhe projekte kombëtare nga më të ndryshmet. Karakteristikë e të gjithë këtyre ‘ideve’ është që në thelb përmbajnë një ‘futja kot’ (partikulare) por janë të mbështjellura me një ‘ngritje zëri’ kombëtar (universale). Idetë dhe projektet kombëtare duhet patjetër të jenë...

Read more »

Shterja e partisë

17/07/2010

Shterja e partisë Artan Sadiku A nuk është sot partia politike gjëja më demoralizuese në shoqërinë shqiptare? A nuk është tragjike që demoralizimi nuk mbetet vetëm politik, por shtrihet në dimensionet sociale, ekonomike, kulturore, edukative dhe vetë-jetësore? A është kjo pasojë vetëm e dëshirës perverse për gjithëprezencë shoqërore të partive politike, apo e pranisë së politikës në të gjitha këto fusha, me çka do të kishim të bënim me një shoqëri të politizuar (politikisht të vetëdijëshme) apo është thjeshtë pasojë sistemore e sitemit përfaqësues të partisë? Ende më demoralizuese është që për të analizuar në kontekst praktik partinë si...

Read more »

Çlirimi i lirisë

21/06/2010

Çlirimi i lirisë Artan Sadiku Intervenimi i ditës së shtunë tek Vetëvendosja shpalos dy sindroma, një për qeverinë dhe një për shtetin e Kosovës. Qeveria, nën udhëheqjen e Thaçit shfaqi hapur komplekset personale, e të pranuara nga grupi i ministrave, për të qeverisur mu si qeveria e vetme që kanë njohur në jetën e tyre, qeveria e Millosheviçit. Duke mimikëzuar një pushtet i cili tmershëm e ka shtypur popullilin shqiptar, del që qeveria Thaçi kënaqet në idenë që e ka zëvendësuar qeverinë e Millosheviçit. Në mungesë të bërjes së politikës reale shtetndërtuese në pajtim me vullnetin e popullit të...

Read more »

Evropa dhe e majta si e vetmja alternativë

18/06/2010

Evropa dhe e majta si e vetmja alternativë Artan Sadiku Kriza politike që po përjetohet ne Maqedoni ka për simptoma të saj më të shfaqura degradimin e vetë politikës si të tillë, shkëputjen efektive të klasës politike nga qytetarët dhe ngatërrimin e rrugës evropiane të shtetit dhe shoqërisë. Në një prononcim të tij të fundit, Slavoj Zizek theksoi që pa marrë parasysh bindjet ideologjike që mund t’i kemi lidhur me Unionin Evropian, për Ballkanin nuk ekziston alternativë, sepse në të kundërtën, Unioni Evropian do të funksionojë si shfrytëzues i shteteve të ngelura jashtë përmes industrive të tij të cilat...

Read more »

Emri maqedonas i klasës punëtore

12/06/2010

Emri maqedonas i klasës punëtore Artan Sadiku Dilema me të cilën shpesh ndeshet një politikan kur gjindet para vendimeve të vështira politike është roli të cilin ai duhet ta luajë dhe zakonisht ka dy opsione. I pari është që të ndjekë bindjen e popullit që në masë të konsiderueshme mund të ketë një bindje të caktuar lidhur me çështje të caktuar politike dhe, duke bërë këtë, politikani bëhet një person teknik qeverisës. Opsioni i dytë është të qenit politikan që udhëheq popullin në të ardhmen duke qenë vizionar, duke parë më larg se që mund të sheh populli, duke...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829