Tri mrekullitë e Hazretit Berisha Armir Shkurti Nju Jork, viti 2127 pas Krishtit. Është tetor, Dita e Falenderimeve. Prej ca kohësh kjo festë në SHBA dhe gjithë botën nuk kremtohet më në nëntor, por në tetor, në ditëlindjen e Hazretit. Në një faltore të Manhatanit mijëra besimtarë po ndjekin meshën e shenjtë, pasi kanë agjëruar për 40 ditë me rradhë. Sekretari i parë i faltores flet gjithë përdëllim për jetën e profeti: “Dikur atë e thërrisnin Zoti Berisha. Pas mrekullive të njëpasnjëshme filluan ta thërrasin shkurt Zoti. Zoti ynë – vazhdon predikimi – nuk e dinte se ishte i...











