Manual për ”çadër-mbajtje” Arlinda Guma Shfryva ca nëpër dhëmbë, kur sot në mëngjes mbrrita në punë, si zakonisht, teksa kërkoja dhe nuk gjeja çadrën që kisha lënë poshtë sirtarëve, një ditë më parë. Ç’është e vërteta, çadra nuk ishte dhe aq e re, por ama, as aq e vjetër nuk ish. Kështu që më erdhi vërtet keq që nuk po e gjeja, por jo për arsyet që mund të vërtitësh ndër mend ti lexues. Ti me siguri do më përgjigjesh tani: – ku e di ti ç’mendoj unë? Dhe ke të drejtë, ka mundësi që të mos e di, por ama...











