Arlind Qori

Revolta e borgjezisë rrogëtare

28/01/2012

Slavoj Zizek…….Si është bërë Bill Gates-i njeriu më i pasur në Amerikë? Pasuria e tij nuk ka të bëjë me kostot e prodhimit të atyre çka shet Microsoft-i: pra, ajo nuk vjen si rezultat i prodhimit të software-ve të mirë me çmim më të lirë nga konkurrentët apo nga “shfrytëzimi” më i suksesshëm i punëtorëve të vet (Microsoft-i u paguan punëtorëve të vet intelektualë paga relativisht të larta). Nëse do të ndodhte kështu, Microsoft-i do të kishte falimentuar prej kohësh: njerëzit do të kishin zgjedhur sisteme pa pagesë si Linux-i të cilat janë po aq të mira sa produktet...

Read more »

Metafizika e tranzicionit dhe demokracia si revolucion permanent

29/12/2011

Punim nga Arlind Qori….. Onto-teologjia e tranzicionit Prej Martin Heidegger-it metafizika rëndom cilësohet si onto-teologji, pra si një doktrinë të qeni që ka nevojë për lëvizësin e palëvizshëm hyjnor, ose më saktë për një truall ekzistenca objektive e të cilit garantohet nga ajo që Hilary Putnam-i e quan “këndvështrimi i syrit të Zotit”, Lacan-i “Tjetri i madh” etj. Cilësi e qasjes metafizike është që nëpërmjet reduktimit të të qenit në prani, pra si qenie me karakteristika të dhëna “para-sysh”, ta reduktojë botën në ob-jekte (të shtrira përkundruall) me identitete të palëvizshme e të vetëmjaftueshme. E në të njëjtën frymë,...

Read more »

Arlind Qori – (Fund)amentalizmi kapitalist

09/11/2011

  Kur shqiptarit të zakonshëm i ra në vesh togfjalëshi “terapi shoku”, e mori me frymëmarrje lehtësuese ankthin e kapërcimit të panjohur ekonomik. Në fund të fundit, kapitalizmi qenkësh punë “shoqnie” e “terapia e shokut” duhej t’i ngjasonte borxhit mes shokësh te drama “Komunistët”, ku borxhdhënësi i thotë borxhliut: – Paret, kur t’i kesh me thasë, do mi kthesh me grushte. Historia shkoi ndryshe e shqiptari i zakonshëm kuptoi si i papunë, i papronë, i pa-të-ardhme, i pa-atdhe se “shoku” i ri i ngjante “shokut” të sapopërmbysur: të dy pretendonin të përdornin elektroshokun për të ringjallur pacientin, por në...

Read more »

UNIVERSITETI: NGA UNIVERS NË PERVERS

18/10/2011

  Arlind Qori U lodhëm, apo jo?, me rrëfimin impotent të simptomave të problematikës së arsimit të lartë shqiptar: Universitetet nuk janë vullkane dijeje, por diplomore; pedagogët herë janë të paaftë apo e shohin universitetin si punë dytësore që u lejon të kthehen herët në shtëpi për të bërë apo ngrënë gjellën, e herë të aftë e të pamotivuar; studentët herë janë karafila të papërgjegjshëm që më mirë lexojnë filxhanin e kafes se librin universitar, e herë të përkushtuar në zgrip të dëshpërimit nga mungesa e së ardhmes. Reforma e financimit të arsimit të lartë, e paraqitur nga Ministria...

Read more »

SLAVOJ ZIZEK – NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA II Përgjigje ndaj Ngjarjes

18/10/2011

  Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori   Vijon nga numri i kaluar   Në një prej romaneve të hershme mbi Hannibal Lecter-in hidhet poshtë pretendimi sipas të cilit përbindshmëria e Hannibal-it vjen si rezultat i rrethanave të pafata: “Asgjë nuk i ndodhi atij. Ai ndodhi.” Kjo përbën formulën më të thukët të Ngjarjes sipas kuptimit të Badiou-së: daljen në pah të së Resë e cila nuk mund të reduktohet në shkaqet apo kushtet që i paraprijnë. Ose, për të cituar të vjetrën thënie të mençur me të cilën nis një prej lojërave kompjuterike Gothic: “Çdo Ngjarje paraprihet nga Profecia....

Read more »

SLAVOJ ZIZEK – NË MBROJTJE TË KAUZAVE TË HUMBURA

12/10/2011

Kreu: Alain Badiou-ja ose dhuna e tërheqjes Nëntitull: Materializmi, demokratik dhe dialektik Përzgjodhi dhe përktheu: Arlind Qori Te Logiques des mondes-i i tij, Badiou-ja paraqet dy përkufizime të thukëta të “materializmit demokratik” dhe të kundërtit të tij, “dialektikës materialiste”: aksioma që përmbledh të parën është “Nuk ekziston asgjë përveç trupave dhe gjuhëve…” të cilës dialektika materialiste i shton “me përjashtimin e të vërtetave”. Kjo kundërshti nuk është edhe aq ajo midis dy ideologjive apo filozofive, por ajo midis parakuptimeve/besimeve joreflektuese në të cilat gjendemi të “hedhur” përderisa jemi të zhytur në botën e jetës sonë dhe qëndrimit refleksiv të...

Read more »

Vërtetizmi dhe e Vërteta

03/10/2011

  Arlind Qori   Vërtetizmi (truism në anglisht) ka domethënien e një të vërtete të vetëmjaftueshme, të pahedhshme poshtë logjikisht e për pasojë të pamohueshme nga përvoja, por megjithatë fare të padobishme përderisa nuk i shton asgjë të re kuptimit shoqëror. Pamohueshmëria nga përvoja është vetëm shkak i domosdoshmërisë logjike të ekzistencës së saj, çka mund të jepet nga shembulli i rrëfenjës kritike popullore mbi klerikun shëronjës që me siguri hyjnore thoshte për të sëmurin: pas yshtjes që i bëra, ky o vdes, o rron! Risia e vërtetizmave shqiptare gjendet në përmbysjen e raportit shkakësor midis pamundësisë logjike për...

Read more »

Minatorët përmbysin Danten

21/08/2011

Minatorët përmbysin Danten Arlind Qori Nel mezzo del cammin di nostra vita… Kështu nis “Komedia hyjnore” e Dantes që shtatë shekuj më pas do të përmbysej, e ku tjetër veçse në Bulqizë. Përmbysja nis me portën e nëntokës, minierës, aty ku nuk shpaloset dëshpërimi i “Lasciate ogne speranza, voi ch’intrate” (O ju që hyni mbrendë, keni mbarue! – përkth. Pashko Gjeçi), por lufta për jetën që tmerrit jetëngrënës të minierës i flakërin kumtin e jetës “Rrofshin minatorët!” dhe kërkesat jetëdhënëse të grevistëve. E megjithatë përshëndetja është “ardhshi shëndoshë!”. Pasi kanë ndarë rrobat e trupit me ne, hap pas hapi...

Read more »

Piramida nga lart përmbi piramidën nga poshtë

23/07/2011

Piramida nga lart përmbi piramidën nga poshtë Arlind Qori Po sikur çështja të mos reduktohet në saktësinë e përgjigjes?! Cila është pyetja? Ajo e përdisamuajshmja: a duhet me u prish piramida? Sigurisht që jo. S’do mend që jo. Duhet me e pasë humorin të lidhur me fazat e hënës për me mendu ndryshe; për me mendu se shqetësimi shoqëror trupëzohet në të patrupëzueshmen, fantazmën e tiranit; për me mendu se parlamentarizmit i nevojitet godinë madhështore në vend të përfaqësimit autentik, për me mendu se në teh të theqafjes ekonomike duhet me mbajt në kurriz edhe trastën e shpenzimeve spektakolare....

Read more »

Kokëçarja politike me kauzën palestineze

08/07/2011

Kokëçarja politike me kauzën palestineze Arlind Qori Rreth një javë më parë pak, fare pak njerëz u mblodhën disa metra afër kangjellave të kryeministrisë për të shpallur publikisht protestën ndaj kërkesës së ministrit të jashtëm izraelit për mosnjohjen e shtetit të Palestinës nga ana e Shqipërisë. Kritikët zemërgjerë të këtij akti ua kursyen pjesëmarrësve etiketat e modës perëndimoriste të tipit: mjekërgjatë, fondamentalistë, orientalistë, protalebanë, komunistë, prishës të imazhit (megjithëse nëpër forume virtuale kish syresh që kur morën vesh ngjarjen e pritshme arritën deri edhe të luten për anullimin e saj për hir të interesave të larta kombëtare që rrezikoheshin...

Read more »

Vendimi

04/05/2011

Pjesë nga “Vendimi” Bertolt Brecht (përktheu Arlind Qori)   TË KATER AGJITATORËT: Çka vendosëm ishte: Atëherë, ai duhet zhdukur, zhdukur tërësisht Pasi as mund ta marrim me vete, as pas ta lemë Prandaj duhet t’i shtiem e ta hedhim në gropën e gëlqeres, se Gëlqerja do ta djegë. … Me aq pak kohë nuk mund tjetër të mendonim. Si kafsha që kafshën ndih Me dëshirë do ta ndihnim atë që Luftoi për kauzën tonë bashkë me ne. Për pesë minuta, në dhëmbët e ndjekësve tanë, ne Menduam nëse kishte ndonjë Mundësi më të mirë.   Kështu ajo çka vendosëm...

Read more »

Zero Maji

30/04/2011

Zero Maji Arlind Qori Thotë Wilhelm Reich-u: Çudi nuk është që ndonjëherë ca vjedhin e ca dalin në grevë. Çudi është që të uriturit nuk vjedhin përditë e të shfrytëzuarit nuk dalin gjithnjë në grevë. Çudia politiko-shoqërore e punëtorit shqiptar nuk nënkupton absurditetin e pashpjegueshëm të situatës pësuese, por kokëposhtjen e strukturës që përcakton marrëdhëniet ekonomike e politike e që e redukton punëtorin në të mjerë ekonomikisht e të pafuqishëm politikisht. Pranimi i kësaj situate kërkon mirëkuptim e keqkuptim, sa kohë kushti i mirëkuptimit e dorëzimit përpara asaj çka ndodh është keqkuptimi i problematikës shoqërore e mbi të gjitha...

Read more »

Vetëvendosja përkundrejt vetëdeklarimit

03/04/2011

Vetëvendosja përkundrejt vetëdeklarimit Arlind Qori Nëse cektisht mendohet situata e ligjërimit politik shqiptar do të vërehet një farë paralelizmi midis frymës vetëvendosëse që vjen prej përpjekjes politike të popullit shqiptar në Kosovë dhe mbrojtësve të regjistrimit të kombësisë dhe fesë përmes vetëdeklarimit në Shqipëri. Në fund të fundit, a nuk kërkohet në të dyja rastet që qytetarët si shumatore individësh të zgjedhin? Nëse thirremi për të zgjedhur fatin politik të shoqërisë sonë, pse të mos zbatojmë të njëjtin standard edhe për të zgjedhur përkatësinë kombëtare apo fetare? Veçse…e këtu do të na duhej një barazvlerës gjuhësor, i cili në...

Read more »

Më mirë se Afrika, më keq se Afrika

13/03/2011

Më mirë se Afrika, më keq se Afrika Arlind Qori Në filmin “Aromë gruaje” të Dino Risi-t (pra jo në atë të gjithëditurin e gjithëdashurin version amerikan), personazhi i luajtur nga Vittorio Gassman,  udhës hekurore për në Napoli e quan këtë të fundit qyteti më verior i …Afrikës, karakteristikë kjo e cinizmit euro-centrik, ku katandisja e vetes përdor si kut vetëvlerësimi  Tjetrin si trupëzim të së keqes absolute.  Në ligjërimin tonë politik herë Afrika e herë Lindja kanë përbërë Tjetrin që me karakteristikat rrënjësisht regresive mishëron fatin tonë më të keq, hapësirën politiko-shoqërore që autentikisht është e huaj e...

Read more »

Imazhi si emancipim

16/02/2011

Imazhi si emancipim Arlind Qori Vërtet gjithçka është çështje imazhi! Vetëm se…a thua imazhi të kuptohet sipas rezonancës thuajse hegjemone të ligjërimit politik zyrtar, për të cilin ka vlerën e buzëkuqjes së të dukurit trendy? Po ja nis mërzitshëm, dmth. teorikisht. Që prej Platonit, filozofikisht imazhi ka gëzuar rëndom namin e keq e të qenurit kopje e pabesë e dredharake e realitetit. Madje kritikë të sistemeve politiko-shoqërore shtypëse kanë zbuluar rrënjët e manipulimit propagandistik në humnerën që ndan realitetin nga imazhi që krijohet prej sundimtareve për t’u vetëlegjitimuar. Kështu, imperativ kritik dhe emancipues do të ishte gërryerja e imazhit...

Read more »

U ngrit djalli nga fundi i dheut…

28/01/2011

U ngrit djalli nga fundi i dheut… Arlind Qori Ironikisht Slavoj Zizek merrte ngasje teorike nga “filozofi” i madh amerikan Donald Rumsfeld. Ky i fundit, kur shpjegonte arsyet e ndërhyrjes amerikane në Irak, bazohej në raportin trekëndor midis rrezikut dhe dijes për të. Prandaj thoshte se rreth Irakut, për ne (amerikanët) ka te njohurat që i dimë (pra dimë ç’rrezik konkret vjen prej Irakut), të panjohurat që i dimë (pra dimë se ç’mund të fshehin) dhe më të rrezikshmet akoma të panjohurat që nuk i dimë (pra gjëra që as na shkon në mendje tash për tash). Zizeku vëren...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031