Arbër Zaimi

Vaniteti multimiliarder i fushatës elektorale

19/10/2008
Vaniteti multimiliarder i fushatës elektorale

Vaniteti multimiliarder i fushatës elektorale Arbër ZaimiSpot pas spoti, konferencë pas konference, miting pas mitingu dhe përurim pas përurimi tashmë të gjithë e kanë marrë vesh që në Shqipëri ka filluar fushata elektorale. Partitë, sidomos ato kryesoret, janë duke kompletuar tashmë ekipet e këshilltarëve, që do të merren me ndërtimet e stratagjemave të marketingut politik, si dhe grupet organizative të bazës, që do të merren me kanalizimin e energjisë së pashmangshme dhe të pashtershme të militantëve shqiptarë. Shumëkush ne Shqipëri do të përpiqet të shesë ç’të mundet, në mënyrë që të përfitojë ndopak lekë, a ndonjë premtim, nga kjo...

Read more »

Pasunari i Ri

13/10/2008
Pasunari i Ri

Pasunari i Ri Arbër Zaimi Pas shtatëmbëdhjetë vjetësh tranzicionalë më në fund shqiptarët janë distancuar nga komunizmi i lig, nga socializmi pervers, dhe nga çdo lloj e majte. Tashmë kanë kaluar përtej të majtave e të djathtave, ndërkohë që shoqëria, ashtu siç paskësh qenë e thënë, është ndarë në shtresa shoqërore të diferencuara gjithnjë e më qartë, sipas aftësisë së individëve për të grumbulluar pasuri. Në këtë shkrim do të flas për shtresën e sipërme të shoqërisë, atë shtresë që gjithçka e shikon prej majës së Olimpit. Ajo shtresë që nga frankofonët quhet rëndom Les Nouveaux Riches. Pasunarët e...

Read more »

Andi, Arbri dhe Learti, jeta e djemve që nuk zëvendësuan askënd

05/10/2008
Andi, Arbri dhe Learti, jeta e djemve që nuk zëvendësuan askënd

Andi, Arbri dhe Learti, jeta e djemve që nuk zëvendësuan askënd Shkrim i dhënë borxh nga Gazeta “Le Monde” I gjeta të tre duke pirë ende gotën me tekila që ua kishte dhënë Stivi javën që kaloi. Stresi ishte i madh, sepse nuk po arrinin t’i gjenin fundin kësaj meseleje. Learti i mendueshëm pinte cigaren e tij të zakonshme, dhe herë pas here arrinte ta shkundte në tavëll. Andi, në një nga përsiatjet e tij të zakonshme nxori përfundimin, që nga kjo shkundje e hirit të mërzitshëm të cigares duhet të ketë lindur fushata e mërzitshme gri “Shkunde votën”....

Read more »

Dilema e PD-se, Materazzi apo Bogdani?

30/09/2008
Dilema e PD-se, Materazzi apo Bogdani?

Dilema e PD-se, Materazzi apo Bogdani? Andi Kananaj, Arber Zaimi, Leart Kola Është e djelë. Po shohim ndeshjet. Politika e vjetër, përfaqësuar nga Maldini i cili ka luajtur ndeshjen e parë që në kohën kur Enveri ka qenë gjallë, dhe Nexhmija përjetonte lulëzimin e saj seksual, në kohën kur Sala ka qenë ende student dhe hante musaka, herë të shoqëruar me djathë të bardhë nga qyteti N., dhe herë të pashoqëruar nga ky djathë me origjinë fisnike. Në atë kohë ende nuk kishte lindur Klodian Burri, por kishte lindur Krishti i ri. Nga dishepujt e Krishtit të ri, vetëm...

Read more »

Për Shpërndarje të Menjëhershme

21/09/2008
Për Shpërndarje të Menjëhershme

Për Shpërndarje të Menjëhershme Andi Kananaj, Arbër Zaimi Ditën e shtunë, në orën 18:12 është aksidentuar rëndë Klod Burri, miku jonë guximtar. Shkak për këtë ngjarje prekëse u bë kafshimi prej një qeni të terbuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugicë të Tiranës. Sapo u mësua lajmi, Klod Burri është vizituar nga liderë të Lëvizjes Mjaft, si dhe nga juristi i kësaj lëvizjeje, i cili bëri dhe ekspertizën e parë të viktimës. Menjëherë kanë mbërritur prononcimet nga Bashkia e Tiranës, ku zv.kryetari Shalësi ka thënë se do të merret me këtë plagë të rëndë të qytetit (qenin,...

Read more »

Histori e Damokleut

14/09/2008
Histori e Damokleut

Histori e Damokleut Arbër Zaimi Ne nuk e shohim televizorin. Ne kemi plot punë të tjera për të bërë, rrallë na del koha të rrimë në shtëpi, por edhe kur na del, nuk shohim televizor. E urrejmë televizorin, madje të themi të vërtetën, mendojmë se kjo ka qenë një nga shpikjet me efektin më negativ, më gërryes, më kalbës në jetën e njerëzve. Të njerëzve të tjerë, jo tonën, sepse ne nuk e shohim televizorin. E megjithatë të gjithë ne e mësuam historinë makabre të qytetarit të thjeshtë e ambicioz, Damokle. Ne jemi gjithë ditën të zënë. Punojmë. Punëra...

Read more »

Mungesa e “së Majtës” – Reflektim aspak cinik mbi përfaqësimin e mohuar

05/09/2008
Mungesa e “së Majtës” – Reflektim aspak cinik mbi përfaqësimin e mohuar

Mungesa e “së Majtës” – Reflektim aspak cinik mbi përfaqësimin e mohuar Arbër Zaimi Duke patur parasysh që në Shqipëri kushtetuta lejon pluralizmin dhe ka një sërë partish e organizatash të deklaruara si “të majta”, kush s’e njeh realitetin vendas mund ta supozojë të mirëqenë zhvillimin e ndonjë diskursi politik të majtë qe synon përfaqësimin e disa shtresave të ndryshme përbërëse të shoqërisë tranzicionale shqiptare. Në fakt në një vend ku ndarja mes shtresave sociale bëhet përditë e më e ndjeshme, ku një përqindje tepër e vogël njerëzish zotërojnë pjesën më të rëndësishme të aseteve ekonomike, ku pjesa dërrmuese...

Read more »

Me rastin e 13 Gushtit, Ditës Ndërkombetare të Mëngjarashëve

13/08/2008
Me rastin e 13 Gushtit, Ditës Ndërkombetare të Mëngjarashëve

Me rastin e 13 Gushtit, Ditës Ndërkombetare të Mëngjarashëve Arbër Zaimi Pasi provoi të gjente suksesin në njërën parti apo në tjetrën, i zhgënjyer M.M. kaloi një periudhë dy javore krize dhe bllokimi. U bë skeptik për situatën, dhe në çdo bisedë kafenesh me miqtë e tij ankohej për Shqipërinë, dhe shante çdo dimension kulturor të atdheut kaq të pazhvilluar në krahasim me perëndimin, ku M.M. kish kryer studimet e larta. Stresi po arrinte nivele shumë të papërballueshme dhe M.M. nuk donte t’i rikthehej kurbetit sërish e te punonte si sekretar apo si ndihmes i ndokujt, si talent qe...

Read more »

Sovraniteti Ekskluziv i Elitës (dhe konflikti politik në shërbim të prepotencës individuale)

16/07/2008
Sovraniteti Ekskluziv i Elitës (dhe konflikti politik në shërbim të prepotencës individuale)

Sovraniteti Ekskluziv i Elitës (dhe konflikti politik në shërbim të prepotencës individuale) Arbër Zaimi Forcat politike dhe njerëzit politikë në përgjithësi duhet të karakterizohen nga një lloj konflikti konstruktiv, dialektik, veti që vjen kuptueshem si pasojë e pluralizmit dhe e lirisë së mendimit, si rrjedhojë e ballafaqimit të këndvështrimeve dhe perspektivave të ndryshme të zhvillimit politik. Përjashtim nuk bën as Shqipëria, ku politika si kudo, është konfliktuale. Mirepo këtu, ndryshe nga kudo tjetër, politikanët hyjnë në konflikt për çështjet e gabuara dhe dialektika ka dale binaresh. Nismat e fundit për të mbrojtur parimin e kushtetutës dhe legjitimitetin e saj,...

Read more »

Glamour – Politika dhe Shkundjet e Kokës (nga Arbër Zaimi)

07/07/2008
Glamour – Politika dhe Shkundjet e Kokës (nga Arbër Zaimi)

  Glamour – Politika dhe Shkundjet e Kokës Arbër Zaimi Nuk arrij ta shpjegoj atë ngjarje masive kulturore që i nxiti të rinjtë shqiptarë të dëgjonin turlilloj muzike Heavy Metal, dhe te adhuronin me fanatizem albume të ndryshme nga grupe e këngëtarë që e kishin kompozuar atë muzikë në kohëra të tjera, në kushte të tjera social-politike, shumë larg kontekstit të Shqipërisë të atyre viteve. Degjonim praktikisht gjithçka, Thrash, Death, Black, Power, Doom, Goth, Hardcore etj. Një modë deri diku e çuditshme, anakronike, qe i mbushi rruget me të rinj me flokë të gjata, me favorite të ekzagjeruara, të veshur...

Read more »

Turma, dandy-t dhe John Lennon

19/05/2008
Turma, dandy-t dhe John Lennon

Turma, dandy-t dhe John Lennon Arbër Zaimi Ishte muzg, frynte një erë paqtuese prej juge, ndërsa unë tërhiqja ngadalë tym prej nargjilesë, një tym që vinte e të linte një shije të ëmbël thellë në mushkëri. Në tavolinë ishin dy gotëza plot me çaj të zi, pa sheqer, nga ai që të mpin gjuhën me athtësinë e tij. Në tavolinë, përballë meje rrufiste çajin anglezi George McCain. Afër nesh qëndronte në këmbë kamarieri, thuajse i shpërqendruar, mbështetur në banak, i veshur me pantallona e këmishë të zezë. Përballë tij, dhjetë metra më larg qëndronte në trotuar bodyguard-i i kryeministrit,...

Read more »

Mjerimet e mëdha që rrethojnë sukseset e demokracisë tonë (by Arbër Zaimi)

08/03/2008
Mjerimet e mëdha që rrethojnë sukseset e demokracisë tonë (by Arbër Zaimi)

Mjerimet e mëdha që rrethojnë sukseset e demokracisë tonë Arbër Zaimi Më në fund erdh dita që Shqipëria t’i bashkohet vendeve simotra në Evropë e në perëndim. Përparimi i pazakontë i viteve të fundit ka dhënë frytet që priten. Nuk flas vetëm për “Big Brother” (që është një sukses më vete për Shqipërinë e vogël, e banorët e saj) po natyrisht edhe për të mezipriturin anëtarësim në NATO, apo për liberalizimin e vizave me BE. Më në fund nëpër media dëgjohet i gjithë impenjimi i politikës për reformë. Ka për të gjitha shijet, reforma elektorale, si e do, proporcional...

Read more »

Letër Sanijes (bga Leart Kola, Arbër Zaimi)

06/03/2008
Letër Sanijes (bga Leart Kola, Arbër Zaimi)

Letër Sanijes Leart Kola, Arbër Zaimi  Zoti President, kena mor munimin me ta qenis nji letër, meqen’se nuk je me vetëm Presidenti i KF Tironës, (që meqë ra fjala u rraf 1 – 4 kundra kamunistave t’Partizonit) por je dhe Presidenti i Bulqizës t’përvujtme, që hala se ka arrit lluksin të ketë klub të vetën të futbollit, e ben tifozllik për Korabin që luan n’ kategori të tretë. Para dy javësh zotnia juej mori përsipër përgjegjësinë qi të zgjidhi hallet, e minatorëve të Bulqizës. Aty ti me gojen tende the: “Ligjin e marr une përsipër” ( a thua se do...

Read more »

Letër Sanijes

06/03/2008
Letër Sanijes

Letër Sanijes Leart Kola, Arbër Zaimi  Zoti President, kena mor munimin me ta qenis nji letër, meqen’se nuk je me vetëm Presidenti i KF Tironës, (që meqë ra fjala u rraf 1 – 4 kundra kamunistave t’Partizonit) por je dhe Presidenti i Bulqizës t’përvujtme, që hala se ka arrit lluksin të ketë klub të vetën të futbollit, e ben tifozllik për Korabin që luan n’ kategori të tretë. Para dy javësh zotnia juej mori përsipër përgjegjësinë qi të zgjidhi hallet, e minatorëve të Bulqizës. Aty ti me gojen tende the: “Ligjin e marr une përsipër” ( a thua se do...

Read more »

Mark your own way! (nga Arbër Zaimi)

18/02/2008
Mark your own way! (nga Arbër Zaimi)

Sot është dita e parë e Kosovës së pavarur. Ky postim është një përshëndetje për të gjithë ata që kanë pritur me padurim kete moment, nje falenderim per ata qe kane luftuar për të arritur pavarësinë e kësaj krahine Shqiptare, për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për këtë vend. Natyrisht, mund të kish qenë dhe më mirë. Natyrisht që kritikat ndaj politikës kosovare dhe asaj shqiptare nuk janë të pakta. Natyrisht që Pakoja e Ahtisaarit ia ka lidhur këpucët bashkë Kosovës së re. Por sot nuk dua të flas për asnjërën nga këto ngjarje. Pa më të...

Read more »

Degradimi i kulturës, proçes i vazhdueshëm në Saligrad (nga Arbër Zaimi)

27/01/2008
Degradimi i kulturës, proçes i vazhdueshëm në Saligrad (nga Arbër Zaimi)

Degradimi i kulturës, proçes i vazhdueshëm në Saligrad Arbër Zaimi Që prej janarit 2008, në Saligrad, librat do të kushtojnë më shtrenjtë se më parë. Sipas informacionit të transmetuar nga mediat na qenka kompozuar një ligj nga qeveria, në mënyrë të fshehtë e pa pyetur asnjë përfaqësues të grupeve të interesit, një ligj që vendos TVSH mbi librin e shtypur jashtë kufijve të Shqipërisë. Qeveria si argument shpalos favorizimin që duhet të kenë shtypshkronjat vendase, si dhe ndërhyrjen e shtetit për rregullimin e tregut (me sa duket specialistët kanë dyshuar për ndonjë dumping që vinte nga shtypshkronjat në vendet...

Read more »

Piramidat universitare – Mijëra euro për një copë letër (nga Arbër Zaimi)

06/11/2007
Piramidat universitare – Mijëra euro për një copë letër (nga Arbër Zaimi)

Piramidat universitare – Mijëra euro për një copë letër Arbër Zaimi Pas çdo shiu në pyll mbijnë kërpudha. Kështu dhe në xhunglën shqiptare pas rrebeshit demokratik të korrikut 2005 kanë filluar të mbijnë universitetet private, institucione këto të domosdoshme për përgatitjen e elitave të të ardhmes. Sa herë të bie rasti të vizitosh auditorët e këtyre institucioneve të nderuara, apo hollet e tejmbushura me studentë, nuk mund të mos mbetesh i habitur. Sa popull dijedashës që janë shqiptarët… Nëse provon të trajtosh ndonjë çështje shkencore me studentët, apo qoftë dhe të bësh muhabet sa për të kaluar kohën zbulon...

Read more »

Ungjilli sipas meje (nga Arbër Zaimi)

03/11/2007
Ungjilli sipas meje (nga Arbër Zaimi)

Ungjilli sipas meje Arbër Zaimi Nuk desha të merrem me fe, e nuk jam marrë me çështje besimi. Shkrimi është një metaforë shumë e thjeshtë, e vendosur në ambientin e Judesë, në kohën e Romës. Përdora “Ungjillin” si titull, thjesht duke ditur që Bibla është best-seller i padiskutueshëm, pra tërheq. — — — Kjo është historia jonë, e popullit të përunjur të Judesë së mjerë, të pushtuar nga Romakët, e sidoqoftë të përbuzur nga të gjitha kombet e perandorisë së madhe rreth detit MesdhePër më tepër se pesëdhjetë vjet populli i Judesë u qeveris nga një Sinagogë e vetme,...

Read more »

Të gjithë me Kosovën ! (Nga Arbër Zaimi)

31/10/2007
Të gjithë me Kosovën ! (Nga Arbër Zaimi)

Të gjithë me Kosovën ! Arbër Zaimi Bushi po tregohet burrë si qëmoti, Sarkozi takon Putinin, flet për politikat rajonale e globale, çështje të sigurisë. Putini flet në telefon me Bushin. Rajs flet në telefon me Prodin, Solana nxjerr një deklaratë, Zapatero proteston në mënyrë të butë, Putin kundërshton hapur. Ta marrë apo të mos e marrë pavarësinë Kosova. Nuk bëhet fjalë për ndonjë libër analitik të diplomacisë botërore mbi çështjen “Kosova” të shkruar së fundmi nga ndonjë vëzhgues ndërkombëtar, po përshkruaj thjesht muhabetin mbi Kosovën, një avaz që zë një pjesë të rëndësishme të ditës së banorëve të...

Read more »

Borxh (nga Arbër Zaimi)

30/10/2007
Borxh (nga Arbër Zaimi)

Borxh Arbër Zaimi -Faber est quisque fortunæ suæ - (çdo njeri ndërton fatin e vet) E di, ta qaj hallin, je i mërzitur ngaqë të kanë mbytur borxhet. Je në borxh te shitësi i bulmetit, te kasapi, si dhe te marketi i lagjes. Ke borxhe të shpërndara nëpër miq, edhe nëpër njerëz që nuk i ke dhe aq miq. Ke për të paguar dritat dhe ujin (që prej gushtit që shkoi), dhe ke nja tre-katër muaj që nuk ia ke parë derën të zotit të shtëpisë ku jeton me qera. Punon gjithë ditën, ndonjëherë dhe natën, e prapë nuk...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031