Arbër Zaimi

Rend përmes mohimit të drejtësisë

23/01/2012

Rend përmes mohimit të drejtësisë Arbër Zaimi Situata e përgjithshme pas 14 janarit ndihet e rëndë, gati-gati penguese, mospranuese e përshkrimeve dhe rrëfimeve mbi atë çka ngjau atë ditë në Merdar e te Dheu i Bardhë. Një mori fjalësh e pallavrash, shkrimesh e paçavuresh, lajmesh e gënjeshtrash, mendimesh e opinionesh… krijon një qerthull aq marramendës sa që nis të të përshtjellohet e të të përzihet stomaku e truri, fillon të të duket se s’ka patur aty kurrfarë të vërtete për të cilën t’ia vlente përballja me gjithë atë dhunë policore, po vetëm përralla përmbi përralla, të duket që edhe...

Read more »

E kujt është Kosova?

08/01/2012

E kujt është Kosova? Arber Zaimi Vizita e Boris Tadiçit në Kosovë për kërshëndellat e Kishës Pravosllave ka risjellë edhe në mendjet e shqiptarëve më të shfokusuar pozitat e Serbisë në raport me Kosovën. Njëmbëdhjetë vjet pas luftës çlirimtare, njëmbëdhjetë vjet pas genocidit shtetëror të ushtrisë serbe ndaj popullsisë shqiptare, qëndrimet e Beogradit vijojnë të rrezatojnë arrogancën e zakonshme, tipike për sunduesit kolonizatorë. “Kosova është tokë serbe” pohoi Tadiçi nga Deçani, pa iu dridhur qerpiku. Natyrisht që nuk i mori parasysh vuajtjet e tmerret që ka shkaktuar në Kosovë, e pikërisht në Deçan paraardhësi i tij, Millosheviçi. Nuk ka...

Read more »

Rileximi i Marksit dhe shtypi i ditës

20/11/2011

Rileximi i Marksit dhe shtypi i ditës Arbër Zaimi Programi i botuar nga PS me propozimet e tij për taksim progresiv të të ardhurave e për TVSH të diferencuar mbi produktet bazike jetësore e ngjalli një farë debati e diskutimi, edhe pse gjërat u mjegulluan pak prej promovimeve të librave të kryetarit Rama apo mëtonjësit Blushi – promovime që e tërhoqën vëmendjen e burzhuazisë opinionbërëse që ka akses në media, më shumë se sa akti politik, pra programi. Propozimet e bëra në program dhe të diskutuara në forumet socialiste e nëpër media duken disi të ndrojtura (e si të...

Read more »

Mejdani godet me të djathtën

10/11/2011

Mejdani godet me të djathtën Arbër Zaimi Në tavolinat mediatike e në emailet e redaktorëve qarkullojnë këto ditë opinione e analiza, kritika e kundërkritika që rrotullohen e mbllaçisin argumenta pro e kundër evenimentit të radhës në Tiranën mondane, publikimit të programit të Partisë Socialiste. Programi, të cilit i mungon një shtyllë filozofike që të përcaktojë parimet, normat edhe vlerat e politikës, drejtësisë dhe zhvillimit shoqëror që premton të mbërrijë, ka ngjallur një gjeratore kundërshtuesish që po ashtu shfaqen të paprinciptë. Debati më idiot qe (siç edhe pritej) ai Berisha – Rama, që kësaj radhe zgjodhi si spond Karl Marksin,...

Read more »

Principia Negante

07/11/2011

Principia Negante Arber Zaimi Në shkrimin e tij të botuar në datë 26 tetor në Panorama Fatos Lubonja trajton çështjen e etikës publicistike, çështje që nuk e sheh me ngjyra të gëzueshme, siç duket edhe nga titulli që shtron një pyetje apokaliptike “A do të shkojmë nga llogoret në fundin e gazetarisë”. Teza e Lubonjës në shkrim është se media tashmë është polarizuar e politizuar dhe është shpërndarë në llogore – respektivisht sipas përkatësive politike të pronarëve. Meqenëse grupet kryesore politike janë tejet konfliktuale, edhe media e kontrolluar prej tyre ka përfunduar që të jetë ushqyese e polarizimit dhe...

Read more »

Biri i Kurvës

28/10/2011

Biri i Kurvës Arbër Zaimi Gjithë javën kam ndjerë një farë sëkëlldie duke lexuar editorialet, opinionet e analizat në shtypin shqiptar, mirëpo vetëm të shtunën m’u krijua koha për të shkruar pak mbi këtë siklet modest. Duke shfletuar faqet online të gazetave më të mëdha u ndala pak te Skënder Minxhozi, që kish botuar në Shqip një tekst me titull “Çështje editorialesh”. Tash, duke qenë se Minxhozi po bën komentin e komenteve, dhe lexon aty kritikat që i kanë bërë “zbutjes” së Ramës e të PS-së njerëz të zëshëm të opinionit shqiptar, si puna e Qoses, Ngjelës etj. do...

Read more »

Frikë nga subjektivizmi

23/10/2011

Frikë nga subjektivizmi Arbër Zaimi Në datën 17 tetor 2011 Adri Nurellari botonte në Shqip artikullin me titull pyetës “A ka integrim në Bashkimin Europian me këtë elitë?” Ta merr mendja që autori në brendësi të shkrimit i jep përgjigje pyetjes që vendos në titull, biles vetëkuptohet që përgjigjja është negative. Po të mendonte pozitivisht për këtë çështje Nurellari nuk do ta shtronte hiç këtë pyetje, po do të shkruante në mënyrë afirmative në favor të kabinetit Berisha, e ndoshta do të vijonte të qe këshilltar pranë numrit një të qeverisë. Mirëpo situatat nuk janë kështu, e vetë artikulli...

Read more »

“Rruga e Vetme” e Fugës

19/10/2011

“Rruga e Vetme” e Fugës Arbër Zaimi Në shkrimin “Komisionet Zgjedhore përtej logjikës duale”, të botuar në Mapo në datën 13 tetor 2011 Artan Fuga merr spunto prej një propozimi të LSI-së për nisjen e punës për reformën zgjedhore, dhe prodhon një analizë që konfirmon pritshmëritë e një diskursi dominant publik, një diskurs që shkon (sipas meje) përkundër bashkësisë, e në pohim të individit e të partikularitetit. Teza e Fugës është se komisionet (apo të tjera trupa politike) do të qe mirë të de-particizoheshin, e të mbusheshin me përfaqësues të grupeve të interesit. Shtrimi i pyetjes fillestare nga ana...

Read more »

Humbja e pushtetit nuk nënkupton humbjen e fajësisë

18/10/2011

Humbja e pushtetit nuk nënkupton humbjen e fajësisë Arbër Zaimi Gjithmonë do të gjendet ndonjë raport a ndonjë vëzhgim, ndonjë event vlerësues prej europianëve që merr peng gjithë diskursin publik në Shqipëri, kështu që nuk bën përjashtim periudha e tanishme, ku thuajse cilido që ka hapësirë nëpër gazeta flet për dështimin e pritshëm në 12 tetor, data kur Shqipëria pret përgjigje për marrjen ose jo të statusit të kandidatit. Aq bajat është bërë ky diskutimi për “integrimin”, sa që thuajse nuk ia vlen më as ta kritikosh a ta “demontosh” – është kthyer në një justifikim për mosekzistencën e...

Read more »

Teknologë politikë, apo klerikë të integrimit?

17/10/2011

Teknologë politikë, apo klerikë të integrimit? Arbër Zaimi Në opinionin e botuar te “Panorama”, me titull “Ritakim me fatin europian” deputeti socialist Ditmir Bushati polemizon mbi indiferencën që qeveria tregon ndaj paktit të propozuar nga Rama, gjë që sipas tij shfaq mungesën e vizionit të qeverisë për t’u përfshirë me opozitën në përshpejtimin e procesit të integrimit europian, proces të cilin Bushati e konsideron si “të shëndetshëm, demokratik”. Shqetësimi i Bushatit është një shqetësim i shpjegueshëm prej pozitës së vet politike, ai në opinionin e tij reflekton gjithë ideologjinë që zyrtarisht dominon diskursin publik të PS, ashtu si edhe...

Read more »

Publiku, fajtor apo viktimë

16/10/2011

Publiku, fajtor apo viktimë Arbër Zaimi Shkrimin e Ardian Vehbiut “Mall për Komisarët” nuk e lexova në faqet e mesit të gazetave të shtypura, por tek “Respublica.al”. Në shkrim Vehbiu e nis analizën prej një ngjarje qesharake, rasti i ca FRESSH-istëve që i nisin një letër plot qaravitje “trupës dipllomatike” në Tiranë, duke u ankuar se Rama po ua shkrin forumin. Me të drejtë autori vë re se nuk ka ndonjë logjikë politike në aksionin e ndërmarrë nga të rinjtë socialistë, e megjithatë vetë ai fillon ta arsyetojë këtë veprim, diku nga përfundimi i artikullit të tij prej të...

Read more »

Laissez vivre edhe për padrejtësinë

15/10/2011

Laissez vivre edhe për padrejtësinë Arbër Zaimi Në artikullin “Pleshtat e Wikileaks” të botuar më datë 3 tetor 2011 në “Panorama” Artan Hoxha merret me paktin e Ramës, duke pranuar tre pikat që siç thotë dhe vetë, i ka propozuar më parë qeveria, e duke telendisur pikat e tjera të paktit. Asgjë e re, për një publicist që për arsye të kuptueshme e ka zgjedhur anën e vet, ai është pranë qeverisë. Të gjithë e dinë, edhe ai vetë, se në masën më të madhe shkrimin e tij do ta pëlqejnë PD-istët, e do ta përbuzin PS-istët. Kështu që...

Read more »

Show-biz, mjet i pushtetit

02/10/2011

Show-biz, mjet i pushtetit Arbër Zaimi Në një artikull të Vukša Velickovic (Qejfet mëkatare të Serbisë – Kush ka frikë nga turbo), botuar prej Institutit të Shkencave Humane – Vienë, më ra në sy një rrëfim anekdotik për një ngjarje që paskësh ndodhur në fillim të viteve 1990 në Beograd, ndërkohë që Jugosllavinë e kishin mbërthyer shkulmet e luftërave dhe pasionet nacionaliste: në një talk show televiziv ishte ftuar ultra-nacionalisti Vojislav Šešelj, ndërkohë që pranë tij qe e ftuar ylli i turbofolkut, Dragana Mirkovic. Emisioni të tillë e kishte formatin, ftonte në të njëjtin log politikanë e vip nga...

Read more »

Për bloggerin Rama

26/09/2011

Për bloggerin Rama Arbër Zaimi Nuk ka asgjë të keqe në një politikan që i hedh mendimet e veta në blog, apo që kontribuon në publicistikë. Përkundrazi, kjo është një sjellje e lavdërueshme politike, që së paku dëshmon se politikani nuk është automat, ai zotëron aftësinë për të shkruar. Kjo aftësi nuk është për të mos u marrë parasysh, duke njohur analfabetizmin funksional të shumë pushtetarëve e parlamentarëve tanë. Së dyti, marrja pjesë në diskutimin publik përmes shkrimeve në blog a në gazetë vendos koordinata politike për një politikan, tashmë kushdo që dëshiron t’i qaset mendimit të atij politikani,...

Read more »

Politika e dhunshme e “frikës nga tjetri”

12/09/2011

Politika e dhunshme e “frikës nga tjetri” Arbër Zaimi Filozofi Slavoj Zizek në librin e vet “Dhuna”, vë re dy lloje të dhunës, një të dukshme, e një të padukshme. Koncepti i tij interesant zhvillohet edhe më tej. Dhunë të dukshme ai quan aktet e krimit dhe terrorit, trazirat civile, konfliktet ndërkombëtare, dhunën që ushtrohet fizikisht prej një subjekti, që mund të jetë individ a grup. Mirëpo sipas filozofit, kjo dhunë e dukshme bëhet e mundur apo kultivohet e nxitet prej një konteksti më te gjerë të dhunës së padukshme, të asaj që ai e quan dhunë në nivelin...

Read more »

Çne frikë gjenerali?

08/09/2011

Çne frikë gjenerali? Arbër Zaimi Dje në emailet e stafit redaksional të shtypit shqiptar qarkulloi një deklaratë e shkurtër e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm, gjeneral Luan Hoxhës, që mësojmë se aktualisht është pedagog pranë një universiteti privat me tendenca të dukshme eurocentriste. Në deklaratë, zoti gjeneral bën me dije se në një bisedë që ka patur me ish-ambasadorin Uidhers, në një takim konfidencial “kortezie”, ai kurrë nuk e ka përmendur emrin e zotërisë Shkëlzen Berisha, “as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune” që pedagogu gjeneral trajtoi aso kohe miqësisht e konfidencialisht...

Read more »

Të gjithë bashkë në parlamentin e padrejtësive

05/09/2011

Të gjithë bashkë në parlamentin e padrejtësive Arbër Zaimi Dje filloi punën Kuvendi i Shqipërisë. Si rrallëherë në vitet e fundit, aty ishin prezentë qeveritarë e opozitarë, të nxirë nga pushimet e të çlodhur nga plazhi, kush më i mirë, (shumë)kush më i lig. Të rehatuar, të mbledhur së bashku jo vetëm përtej dallimeve ideore, jo vetëm përtej qëndrimeve (aspak) të ndryshme mbi kauza të rëndësishme siç janë drejtësia dhe zhvillimi ekonomik, por mbi të gjitha të mbledhur së bashku rreth një paaftësie të përbashkët. Cila paaftësi? Po ja, paaftësia e faqes së deputetit për t’iu skuqur faqja, qoftë...

Read more »

Polici që rreh qytetarin (pse kërkon shtet dinjitoz) është huligan

05/09/2011

Polici që rreh qytetarin (pse kërkon shtet dinjitoz) është huligan Fotot që po postoj më poshtë janë të një pjese të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, që u arrestuan të shtunën pas një aksioni politik në afërsi të aeroportit të Prishtinës. Bëhet fjalë për një protestë denoncuese ndaj Edita Tahirit, zëvendëskryeministres së Kosovës, që sapo ishte kthyer nga negociatat me Borisllav Stefanoviçin. Aktivistët e “Vetëvendosje!” e qëlluan me domate makinën me të cilën Edita Tahiri po kthehej në Prishtinë. Tahiri, me bekimin e qeverisë së Kosovës, pa pikën e turpit paraqiti si sukses “marrëveshjen” e fundit me Beogradin, sipas së...

Read more »

maloni vdes

02/09/2011

lëng po, ka aty një grimcë mllefi që mbet e gjallë bashkë me të fundmen shpresë qyteza rretheshkruhet prej demencës në hapësirë vetmie rrugësh q’i largohen qendrës   o, e kam fjalën kur do t’vish tek unë gushti është shumë larg eja sot, sille me vete at’vjeshtën edhe shegët   ka shifra që madhnia vjerr teposhtë rrethanat tash po i luftojnë krevat-e-fjalë *** proteu ajo, nimfë, vjen e zë vend’n e zemrës dhe i thotë se veç përkohësisht rri aty. ai, prote, shpështillet, shpërbëhet e mblidhet e zhbëhet sërish rreth saj e prek, e puth, e qi e pastaj...

Read more »

Bashkimi me Kosovën dhe “të maturit”

23/08/2011

Bashkimi me Kosovën dhe “të maturit” Arbër Zaimi Njerëzit e matur mes nesh nuk kanë munguar kurrë, siç nuk kanë munguar as të urtët e as intelektualët. Në fakt ata përbëjnë shumicën, si në kafene, ashtu edhe në forume virtuale. Por ajo që kurrë s’kemi patur aq sa duhet, si komb, ka qenë kurajoja – guximi për ta parë të vërtetën e për ta thënë atë, guximi për ta parë njeriun si të tillë, drejt e në sy, e jo në xhepa, apo nëpër pasqyra të shformuara ideologjike. Kështu, të matur kanë qenë shumica e atyre që në fillim...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031