Arbër Shtëmbari

Njerëzve të paemër

30/01/2011

Njerëzve të paemër Arbër Shtëmbari Ishin me mijëra ata që morën pjesë në ditën e homazheve të tre demostruesve të vrarë prej forcave të Rendit. Nën tingujt e «Rekuiemit» të Mozartit u nderuan njëri pas tjetrit, në heshtje të plotë, tre të vrarët nga Qeveria. Rituali i opozitës kishte një ngarkesë kaq simbolike, të cilën do ta kishin zili të gjithë komunitetet fetarë në vend. Bulevardi, porsi një katedrale, mblodhi së bashku priftërinjtë e opozitës dhe pjesën e konvertuar të popullit. Një nga një, në ekrane kamerat fokusonin nga një anë fytyrat e njohura të politikës dhe ato të...

Read more »

Bukë dhe dinjitet

28/01/2011

Bukë dhe dinjitet Arbër Shtëmbari Shtëpia e Agronit duket si një nga ato fotot bardhë e zi të viteve 1990. Në kuzhinë, minimumi strikt : një divan me susta xhunga-xhunga që shpojnë një batanije të vjetër përmbi, në mes të pjesës një tavolinë rrethuar nga katër karrike të bardha plastike, tepër të ulta për të mbërritur gjer tek pjatat e mbushura dëng me supë orizi, në cep, mbi një komo të zbehtë, një Samsung shfaq me miza imazhe të 21 janarit… Agroni ngrohet me dru, me atë sobë janë ngrohur të gjithë, më shpjegon. « Kjo sobë s’vdes kurrë ! », më thotë,...

Read more »

Personalizimi i politikës shqiptare

05/01/2011

Personalizimi i politikës shqiptare Arbër Shtëmbari Që prej zgjedhjeve politike të 28 qershorit të vitit 2009 jeta e brëndshme shqiptare karakterizohet nga dallgë të pandërprera politike, pasojë e atij procesi zgjedhor. Në pamje të parë u la përshtypja se zgjedhjet u zhvilluan të qeta e të rregullta, por pak më vonë u dëshmua se s’kishin qënë të atilla. Një përfundim të tillë e kishin artikuluar edhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët, në raportet e tyre me shkrim, kishin shënuar se në pjesën dërmuese të qëndrave të votimit fletët u numruan keq dhe shumë keq! Sigurisht, pati edhe mjaft vërejtje të...

Read more »

Kur politika përdoret si burim fitimprurës

02/11/2010

Kur politika përdoret si burim fitimprurës Mbas luftës së klasës – lufta për karrike Arbër Shtëmbari Motorri lëvizës i sistemit komunist në vendin tonë ka qënë lufta e klasave, koncept ky i shqiptuar politikisht në shekullin XIX, i përfshirë në lëminë politike falë punimeve shkencore të Marksit. Kohë më pas, lufta e klasave, si teori e si praktikë, u përhap dhe u zbatua në të gjitha vendet e Europës Lindore, ku u instaluan rregjime që proklamoheshin si komuniste. Sipas Marksit, proletariati – klasë e dominuar, do të emancipohej duke rrëzuar dominimin e klasave shfrytëzuese, borgjezisë, për të realizuar qëllimin...

Read more »

Shqiptarët në prag të liberalizimit të vizave

12/10/2010

Shqiptarët në prag të liberalizimit të vizave as Nuk ka ditë që mos të dëgjojmë mbi këtë « mrekulli (tjetër) të lirisë », liberalizimin e vizave. Ekzaltimi i përhershëm që na shoqëron në kësi rastesh nuk mungoi as kësaj rradhe të përsëritet e stërpërsëritet në çdo media, në çdo formë të mundshme. Puna shkoi deri aty sa funksionarë të caktuar të BE nuk ngurojnë të dhurojnë show në emisionet argëtuese të fundjavës, një farë klonimi ky i kllounazhit të ndërmarrë muaj më parë nga të tjerë diplomatë të huaj. Por, në fund të fundit, a nuk është e gjitha kjo situatë...

Read more »

Paralajmërime paradoksale!

02/09/2010

Paralajmërime paradoksale! “Para një persekutimi, çdo person ka të drejtën të kërkojë azil dhe të marrë azil prej vendeve të tjera”. Nga ARBËR SHTËMBARI Te filmi “Avokati i djallit”, ku djalli (i interpretuar nga aktori i njohur Al Pacino) në plaidoyer’- in që i bën vetvetes zbulon disa nga paradokset e Zotit. Ai thotë: «Vetëm për të kënaqur egon e tij kozmike, Zoti krijon rregulla, por që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kontradikta të padëgjuara! Zoti të thotë «shih, por mos prek! Prek, por, mbi të gjitha, mos shijo! Shijo, por kujdes; mos gëlltit!” Ky fragment filmi të vjen...

Read more »

Kush i bën hije; Nënë Tereza Sali Berishës, apo Sali Berisha Nënë Terezës?!

27/08/2010

Kush i bën hije; Nënë Tereza Sali Berishës, apo Sali Berisha Nënë Terezës?! Meditim rreth pllakatit të  stërmadh, vendosur në qëndër të Tiranës ARBËR SHTËMBARI Me shikimin e parë që do t’i bente pllakatit të stërmadh, vendosur në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një qytetari të zakonshëm që do të kalonte aty pari do t’i binin në sy dy dukje: fytyra prej shënjtoreje e Nënë Terezës dhe emri i shenjuar dukshëm i Sali Berishës! Dhe, sapo të ngulte sytë në atë pllakat, natyrshëm do t’i lindte pyetja: përse përballë fotografisë së kësaj Nobelisteje të pavdekshme u dashka...

Read more »

FLETE DITARI 13 – Një vdekje vere (pjesa e tretë)

02/08/2010

FLETE DITARI 13 – Një vdekje vere (pjesa e tretë) Arbër Shtëmbari Në hyrjen e dytë, në katin e tretë, në apartamentin 13, një dorë e fuqishme plot kallo të gurosura pllakë-pllakë mbi gishtërinj të plakur, hapi rubinetin e dushit. U dëgjua një zhurmë e thellë, që përbrenda tubave një si fishkëllimë dukej si të vinte prej së largu, nga një botë e nëndheshme dhe e panjohur. Pak më pas, currilat e parë të ujit, të ftohtë në fillim e, më pas, tepër të nxehtë, u derdhën mbi trupin tij. Mbylli sytë dhe priti derisa uji të shkiste mbi...

Read more »

FLETE DITARI 13 – Nje vdekje vere (pjesa e dyte)

30/07/2010

FLETE DITARI 13 – Nje vdekje vere (pjesa e dyte) Arbër Shtëmbari Në orën dhjetë pa dhjetë, para një parafabrikati diku në Kombinat filluan të rreshtoheshin njëra pas tjetrës makinat e mortit, fytyrat e ngrysura të burrave, fjalët nën zë të grave shamizeza, fazzoletat e hundëve përtokë dhe lehjet e qenve të lagjes. Shoh të më afrohet një djalë, aty tek të tridhjetat. «Hë mo, Arbër, si je? S’po më njeh ?!», më pyet ai. Fytyra e tij më thotë diçka, por…ngre supet. “ Jam Altini…”. “O, Altini ! S’të njoha fare, more !” Rrokemi në qafë. “Po sa vite u bënë,...

Read more »

Dhimbje për “kamikazët” rrugorë!

29/07/2010

Dhimbje për “kamikazët” rrugorë! Arbër Shtëmbari Ndërsa udhëtoja me një furgon të linjës Durrës – Tiranë në një nga mbrëmjet e kësaj jave, nën dritën e projektorëve të tij që zbardhnin të ashtuquajturën “autostradë” përjetova një stres të vërtetë: makina luksoze që garonin me shpejtësi marramendëse me njëra-tjetrën, parakalime spektakolare, kamionë që frenonin në mes të rrugës, biseda shoferësh nga një makinë në tjetrën, një autokolonë dasmorësh të lodhur, njerëz, që edhe pse poshtë urëkalimeve, tentonin të kalonin rrugën me nxitim…. Teksa gjëndeshim në këtë aventurë, situata brenda në furgon i përngjante një dëshpërimi të përbashkët që pasagjerët përjetonin...

Read more »

Fletë ditari 13 – Një vdekje vere

27/07/2010

Një vdekje vere Arbër Shtëmbari E keni marrë vesh? Ka vdekur babai i Benit, një mikut tonë. Babain e tij e quanin Lame dhe ishte me padyshimin më të vogël – njeri i shkëlqyer. Më erdhi vërtet shumë keq kur ma thanë. Rreth orës 9 të mëngjesit, diku në Kombinat, para hyrjes së një parafabrikati, dikush ngjiti në mur lajmërimin e vdekjes dhe orën e varrimit. Ndoshta Lamja s’kishte pasur mundësi të bënte një foto prej vitesh, por familjarët e të ndjerit nderin ia kishin bërë: kishin ngjitur te lajmërimi një foto të tijën, që duhej të datonte mbi...

Read more »

Vetëm gratë gjakojnë

20/07/2010

Vetëm gratë gjakojnë Nga ARBËR SHTËMBARI Në Shqipëri gratë rrihen! Natyrisht, këtu nuk kemi thënë ndonjë gjë të re. E vërteta është se rrihen. Ky është një fakt që konfirmohet çdo vit edhe prej raporteve të shumta që përgatiten prej organizmave shtetërore apo prej OJQ – ve. Nga këto raporte mësojmë përqindjet e rasteve të grave të dhunuara, nivelin e perceptimit të shoqërisë shqiptare ndaj dhunës mbi gratë, sikundër mësojmë edhe kategoritë e dhunës së ushtruar, (kryesisht) në formën e dhunës fizike, seksuale, verbale, psikologjike etj. Pak a shumë dukuria trajtohet nga një këndvështrim i pastër juridist, ku të...

Read more »

Mediat në tregun e biznesit politik

12/07/2010

Mediat në tregun e biznesit politik Shfrytëzimi politesk i problemeve sociale bëhet në  mes të ditës; kurajoja politike është quasi joekzistente, negocimi midis dy botëve diametralisht të kundërta, porsi një  komunikim midis princit dhe subjekteve të  tij, rezulton në një instrumentalizim cinik, që, veçse, e përzgjat krizën në vendin tonë. Nga Arbër Shtëmbari Në shoqërinë shqiptare sot përplasen dy prirje: e para, e padukshme për publikun e gjerë, lidhet me ndërtimin dhe riprodhimin e dinamikave të problemeve sociale brenda një hapësire fizike (gjeografike) të ngushtë, izolim i lidhur ngushtë me agjentët socialë në gjirin e një mikrokozmosi lokal: lagje, fshat, rajon. Kështu,...

Read more »

Greva shqiptare dhe shantazhet europiane

20/05/2010

Greva shqiptare dhe shantazhet europiane Arbër Shtëmbari Greva e popullit opozitar shqiptar është europiane. Është tejet zhgënjyes për shumicën e shqiptarëve qendrimi i disa prej burokratëve të Brukselit, të cilët orvaten t’i japin vlerësimin që u intereson jetës politike shqiptare! Të afirmosh kategorikisht dhe me pompozitet faktin, se greva masive e organizuar prej opozitës shqiptare nuk bazohet në një situatë objektive do të thotë të mos njohësh jo vetëm ekzistencën e saj, por të mos marësh parasysh as daljen në pah të një varg problemeve të prekshme në çdo aspekt të jetës shqiptare. Të pretendosh, se kjo grevë na...

Read more »

Kur klasat popullore revoltohen pa kauza reale…

11/03/2010

Kur klasat popullore revoltohen pa kauza reale… Arbër Shtëmbari Teksa lexoja një lajm tek top-channel.tv mbi protestën e një grupi të rinjsh lezhianë kundër deklaratës publike të njërit prej pjesëmarrësve në edicionin e fundit të Big Brother Albania, Klodit, mbi homoseksualizmin e tij, më tërhoqi vëmendjen, ndër të tjera, fjala e njërit prej protestuesve. Po e citoj: “Ai (Klodi i Big Brother) nuk ka punë me ne, ai ka punën e tij dhe nuk mund të thotë se është lezhian. Ai nuk është shqiptar dhe nuk ka gjak shqiptari”. Pa përmendur sensin komik dhe absurd të kësaj situate, do...

Read more »

UDHEHEQESI DHE TREGU I GJUHES SE FORCES

10/12/2009

UDHEHEQESI DHE TREGU I GJUHES SE FORCESNga Arbër Shtëmbari Para disa ditësh të gjithë pamë e dëgjuam fjalimin e zotit Berisha në parlament ku ai me tone të ashpra sulmoi liderin e opozitës zotin Rama. Të kuptohemi, nuk u sulmua zoti Rama në lidhje me funksiononin apo statusin e tij politik, por u sulmua individi, personi i tij dhe rrethi i tij familjar. Në një kohë kur një krizë e përgjithshme, politike, ekonomike, sociale, ka përfshirë vendin, zoti Kryeministër shpërdoron kohën dhe hapësirën e çmuar të Kuvendit, për t’u marrë me telenovela, që nuk i interesojnë askujt. Ishte një...

Read more »

Diplomat s'vlejnë asgjë, por asgjë s'vlen sa diplomat

11/11/2009

Diplomat s’vlejnë asgjë, por asgjë s’vlen sa diplomatArbër Shtëmbari Shumë vite më parë, diploma e maturës për cdo gjimnazist paraqiste rezultatin e punës konkrete dhe të mundit katërvjecar. Ajo diplomë tregonte nivelin e duhur me kulturë të përgjithshme që i lejonte më pas gjimnazistit të përqafonte studimet universitare. Në ditët e sotme, përvec mbrëmjes së maturës, që festohet për efekt emocional, diploma e maturës në vetvete nuk paraqet më ndonjë gëzim. Ajo konsiderohet si një prag i rëndomë që gjithkush mund ta kalojë. Prindërit nga ana tjetër, duket sikur pak duan t’ja dinë se c’ndodh realisht me bagazhin e...

Read more »

Cmenduria e një shteti

29/10/2009
Cmenduria e një shteti

Cmenduria e një shtetiArbër Shtëmbari Para pak ditësh mediat sollën para syve tanë ngjarjen e dhimbshme të disa Njerëzve me të meta mendore që mbaheshin lidhur me zinxhirë nga familjarët e tyre pranë familjeve ku jetonin. Porsi të ishin kafshë, të lënë në harresë në një kasolle, prej vitesh e vitesh të tërë, këta Njerëz vuanin “dënimin” e tyre nën presionin e kushteve klimatike dhe nën mungesën e një shërbimi minimal mjekësor.Teksa dëgjojmë të afërmit të shprehen mbi arsyet e këtij trajtimi mizor, teksa shohim hapësirën ku dhe vetë këta të afërm jetojnë (vuajnë), nuk ka sesi të mos...

Read more »

Opsioni i vetem i nje populli perballe "politikes se re"

11/10/2009

Opsioni i vetem i nje populli perballe “politikes se re” nga Arber Shtembari Para ca ditësh, lexuam në shtypin shqiptar deklaratën e ambasadorit të KE, zotit Helmut Lohan, që i bënte thirrje opozitës të kthehej në Kuvend. Kësaj deklarate i pasoi një tjetër ditë më pas, nga ambasadori gjerman Boschard, ku dhe ky i fundit e ftonte opozitën për të marrë pjesë në Kuvend. Deklarata të tilla janë sa të habitshme, po aq dhe paradoksale. Është për tu habitur që këta zotërinj, që përmes institucioneve që drejtojnë, përfaqësojnë modelin e demokracisë që Shqipëria duhet të ndjekë, me anë të...

Read more »

Pikërisht pse flasim për terren shqiptar …

19/08/2009

Pikërisht pse flasim për terren shqiptar … Legalizimi i kultivimit të kanabisit në vendin tonë do të mund ta shndërronte Shqipërinë në një lloj Afganistani në Europë ARBËR SHTËMBARI Kohët e fundit janë shtuar zërat, se u dashka suprimuar ligji që ndalon kultivimin e kanabisit (hashashit)! Dhe sillet si “argument” fakti, se ligji i miratuar kohë më parë jo vetëm që nuk ka pasur efekt, por, sipas këtyre zërave, ka bërë të kundërtën. Kështu, ndërsa analizohet zbatimi i ligjit që ndalon kultivimin e kanabisit, bëhet analogji me atë që ndalon pirjen e duhanit në mjedise publike, duke arritur deri...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031