Andi Kananaj……Shteti ynë legen është temë e shpeshtë në tv. Flasin për shtetin tonë legen pikërisht ata qe e kanë kthyer në një teatër mesjetar. Them mesjetar se në skenë nuk lejohen femrat të aktrojnë. Nëse janë të tilla duhet të maskohen si Mesila D, që aq pak duket se i përket seksit të vet anagrafik. Teatër bën Gjykata, ku për nder të gjykatësit duhet të ngrihesh në këmbë; Ku një vendim për Metën duhet të pritet deri në momentin e fundit. Ka debat pas një rezultati që gjithkush e kish parashikuar që ditën kur ish zv Kryeministri dorëzoi...











