I Nderuar Z. Lubonja* Ju përshëndes për gamën e aktivitetit tuaj publik dhe për kontributin që i jepni mendimit tonë kombëtar. Unë, Almir Rrapo, jam një lexues i juaji i rregullt dhe ndjekës i rrjedhës së mendimit tuaj, të paktën për katër vitet e fundit. Nuk do t’ju drejtohesha me këtë letër nëse nuk do të besoja në llogjikën tuaj të fortë për të kapur thelbin e një teze. Unë jam i sigurt se intelekti juaj nuk ju verbon, dhe se pseudonimi që keni mbajtur në burg nuk përshkruan botë-kuptimin që ju mbartni. Ky mendim përforcohet tek unë duke...












