Kursi që të fundos Albin Kurti Kuvendi i Republikës së Kosovës, njësoj sikurse ai i IPVQ-ve të kohës së UNMIK-ut, nuk e aprovoi një rezolutë që pasohet me ligje, e në të cilën do të thuhej qartë që Republika e Kosovës nuk e njeh Republikën e Serbisë (e cila, siç e dimë, nga Kushtetuta e saj e deri te deklaratat e zyrtarëve më të ulët shtetërorë, thotë që Kosova është pjesë e Serbisë). Manastiri i Deçanit dhe Osojani. Eksterritorialiteti fetar dhe decentralizimi etnik. Dy vendet që kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, paralajmëroi se do t’i vizitonte, shënojnë dy projekte. I pari është serbizim...











