Albin Kurti

Mungesa e kushteve

18/10/2011

Albin Kurti Bisedimet me Serbinë pa kushte për Serbinë janë sinjal për Serbinë që ajo s’ka nevojë të ndryshojë. Serbia, e këtillë çfarë është dhe kështu siç është, u bë e pranueshme për Qeverinë e Kosovës përmes këtyre bisedimeve në Bruksel. Këto bisedime janë marrëdhënia e Qeverisë së Kosovës me Serbinë e atillë çfarë vetë Serbia është dhe dëshiron të jetë.   Nëpërmjet këtij pranimi, Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar Serbinë në sovranitetin e saj. Mungesa e kushteve për Serbinë do të thotë paprekshmëri për subjektivitetin e saj politik dhe historik. Me këso pranimi të Serbisë pa kurrfarë...

Read more »

Dialogu me D të madhe

12/10/2011

  Albin Kurti   Kosova po funksionalizohet dhe objektifikohet në kuadër të nxitimit që BE-ja dhe Serbia e kanë për njëra-tjetrën. Kosova ka pranuar që të bisedojë me Serbinë për veten e saj, për hir të Serbisë që synon të integrohet në BE, dhe me ndërmjetësimin e vetë BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, BE-ja si ndërmjetësuese dhe si destinacion i Serbisë ndodhet në konflikt interesi. Ky ishte një shërbim i shkëlqyer që Qeveria e Kosovës ia bëri Serbisë dhe BE-së, kurse çmimin tash po e paguan e gjithë Kosova.   Fjalia e fundit...

Read more »

Taktika pa strategji, apo integriteti i kufijve pa integritetin e territorit

04/08/2011

Taktika pa strategji, apo, integriteti i kufijve pa integritetin e territorit Albin Kurti Aksioni i njësive speciale të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në veri ishte i domosdoshëm mirëpo rezultatet e tij janë gjithsesi të  pamjaftueshme. Jo për fajin e policisë e cila tregoi gatishmëri dhe aftësi, por për fajin e politikës qeveritare të cilës iu deshën më shumë se 12 vjet që ta urdhërojë policinë të shkojë në veri dhe më pak se 12 orë që ta urdhërojë kthimin e saj prej andej. Të mos zmbrapsesh do të thotë të mos ndalesh. Po...

Read more »

Nga kufijtë e mundësive, te mundësitë për kufijtë

27/07/2011

Nga kufijtë e mundësive, te mundësitë për kufijtë Albin Kurti Në orët e vona të 26 korrikut 2011, njësitë speciale të Policisë së Kosovës i morën nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31. Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 20 korrik 2011 për moslejmin e mallrave prej Serbisë në Kosovë po bëhej absurd pa këtë vendimin tjetër që urdhëronte policinë për vendosjen e doganave në veri. Të gjitha mallrat që nuk do të lejoheshin të hyjnë në pikat kufitare në Merdarë të Besianës dhe te Dheu i Bardhë në Dardanë do të orientoheshin kah veriu dhe do të...

Read more »

Pavarësia nga Shqipëria

13/07/2011

Pavarësia nga Shqipëria Albin Kurti Më 13 gusht 2009, Kryeministri Hashim Thaçi është ankuar te zëvendësambasadori amerikan Michael McMurphy që kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha po përzihet në politikën e Kosovës. Kështu thuhet në një kabllo diplomatike ende të pabotuar të dosjes së Wikileaks, sipas gazetës Koha Ditore. Nuk do mend që shumë njerëzve kjo mund t’iu duket e pritshme dhe normale duke e pasur parasysh kryeministrin Thaçi, etjen e tij për pushtet dhe mënyren e zakonshme të politikëbërjes ditore në Kosovë. Thaçi është frikësuar nga ndikimi i Berishës në Kosovë dhe përkrahja që Berisha mund t’ua bëjë figurave...

Read more »

Shkundja e premtimeve

06/07/2011

Shkundja e premtimeve Albin Kurti Politikanët e qeverisë të cilët rregullisht nuk u janë përmbajtur premtimeve të tyre presin që ne të kemi pritje modeste për ta. Ata e dinë që kanë gënjyer; ne e dimë që kanë gënjyer; ata e dinë që ne e dimë që ata kanë gënjyer; dhe, ne e dimë që ata e dinë që kanë gënjyer. Ky inflacion i së vërtetës për gënjeshtrën po bëhet më shumë shans për gënjeshtrën sesa për të vërtetën. Gënjeshtrat po e vazhdojnë shtegtimin e tyre dhe të vërtetat vetëm sa po i ndjekin nga pas pa arritur që...

Read more »

Duket që s’jemi

29/06/2011

Duket që s’jemi Albin Kurti Njëri ndër filozofët më radikalë sot, Alain Badiou, thekson që qenia është univoke ndërsa ekzistenca është ekuivoke. Ai niset nga Libri Gamma, i katërti me radhë nga 14 sosh sa janë te ‘Metafizika’ e Aristotelit, që thotë se mendimi në përgjithësi i nënshtrohet tri principeve themelore. Së pari, kemi principin e identitetit: formalisht, një fjali është ekuivalente me vetveten. Së dyti, kemi principin e moskundërthënies: është e pamundur që njëkohësisht dhe në të njëjtin kontekst ta pohojmë propozicionin P dhe jo-P. Dhe, së treti, kemi principin e mesit të përjashtuar: te një propozicion P,...

Read more »

Greva midis luftëtarëve

17/06/2011

Greva midis luftëtarëve Albin Kurti 110 veta. 23 ditë. Deri më sot. Kjo nuk është grevë e zakonshme. Nuk është sikurse grevat e tjera të pasluftës. Këta luftëtarë të UÇK-së kanë hyrë në javën e katërt të qëndrimit të tyre në tenda para ndërtesës së qeverisë së Kosovës. Nuk arrijnë të mbrohen nga dielli përvëlues që shkakton zagushi të padurueshme brenda çadrave dhe as nga rrebeshi i shiut që u hyn çadrave nga poshtë. Ato çadra shënjojnë hapësirën e grevistëve pa i strehuar ata. Nuk janë grevistët ata që po strehohen në çadra por qeveritarët pak metra më tej...

Read more »

Non sequitur

08/06/2011

Non sequitur Albin Kurti Nëse je kundër Planit të Ahtisaarit atëherë je kundër pavarësisë së Kosovës. Nëse je për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë atëherë je për ndarjen e Kosovës. Nëse je për bashkim kombëtar atëherë je kundër minoriteteve. Nëse je për transparencë lidhur me autostradën Morinë-Merdar atëherë je kundër autostradës së kombit. Nëse e kritikon ndonjë zyrtar të lartë ndërkombëtar atëherë je kundër bashkësisë ndërkombëtare. Nëse s’pajtohesh me ligjin për buxhet atëherë je kundër rritjes së pagave për shërbyesit civilë. Nëse kërkon përgjegjësi financiare ose fiskale atëherë sërish je kundër rritjes së pagave për shërbyesit civilë. Nëse e...

Read more »

Palët e dialogut

01/06/2011

Palët e dialogut Albin Kurti Shqiptarët e njohin Serbinë më mirë sesa që ajo e njeh veten e saj. Sikurse edhe me çdo situatë tjetër koloniale, janë të shtypurit e kolonizuar ata që duhet të pyeten për shtypësin kolonizator. Shtypësi është injorant; i shtypuri i di të gjitha. Sepse i shtypuri është e vërteta e shtypësit. Bisedimet aktuale të Kosovës me Serbinë nuk po bëhen që Serbia ta marrë vesh prej shqiptarëve se kush është ajo. Këto bisedime po bëhen që shqiptarëve t’iu përsëritet mësimi se kush është Serbia. Sepse nuk po diskutohet për Kosovën jashtë Serbisë, por për...

Read more »

Kanalizimi pa Qytet

25/05/2011

Kanalizimi pa Qytet Albin Kurti Në ligjëratën e tij të mbajtur në Bordeaux me 20 prill të vitit 1967, psikanalisti francez Jacques Lacan, përveç tjerash, tërheq vëmendjen për një dallim të madh ndërmjet njeriut dhe kafshës në kontekstin e natyrës pa dashur të – siç thotë ai – pluskojë në antropologjinë kulturore. Ndryshe prej të gjitha niveleve të mbretërisë së kafshëve, që nisin me elefantët e hipopotamët dhe përfundojnë me meduzat, njeriu natyrshëm karakterizohet nga një turp i jashtëzakonshëm që ndjen për evakuimin e jashtëqitjes. Njeriu është kafsha e vetme për të cilin kjo gjë paraqet një problem. Sigurisht...

Read more »

Zhvillimi i civilizimit

04/05/2011

Zhvillimi i civilizimit Albin Kurti Në epokën e kolonializmit klasik konsiderohej që civilizimi një vendi i vjen prej jashtë. Kjo mënyrë e nënkuptonte që ai vend është i pacivilizuar por edhe i pacivilizueshëm nga brenda. Ata që ishin jashtë e vlerësonin vendin brenda duke konstatuar se ai mund të ndryshohej vetëm prej jashtë. Ishte kjo koha e racizmit dhe kolonializmit që e ndau botën në popuj të qytetëruar dhe në fise barbare. Të qytetëruarit kishin kulturë të lartë dhe pasuri të pakta natyrore në krahasim me nevojat në rritje. Në anën tjetër, barbarët s’kishin kulturë dhe kishin pasuri që...

Read more »

Pesha e (mungesës së) prodhimit

27/04/2011

Pesha e (mungesës së) prodhimit Albin Kurti Prodhimi në ekonomi është përgjithësisht kolektiv. Prodhimi i kolektivizon njerëzit, i detyron ata që të bëhen bashkë edhe kur janë të ndarë. Prodhimi i cyt njerëzit të shndërrohen në një kolektiv të organizuar për të prodhuar. Pas kësaj, produkti individualizohet meqenëse pronësohet nga pronari i fabrikës prodhuese. Ndërkaq mandej kur produkti i tillë sjellet në treg, ai sërish shoqërizohet në ndërmarrjen gjithqëpërfshirëse të shitblerjes. Në fund, produkti si mall përsëri individualizohet në konsumin që secili e bën për vete. Pra, prodhimi kolektivizon ndërsa konsumi individualizon, kurse tregu shoqërizon pasi që produkti të...

Read more »

Rendi i mbrapshtë i gjërave

20/04/2011

Rendi i mbrapshtë i gjërave Albin Kurti Rritje e mundësive. Mbështetje e vazhdueshme. Avancim i bashkëpunimit. Bashkërenditje e mbështetjeve. Krijim i mekanizmave. Intensifikim i aktiviteteve. Ngritje e nivelit. Përforcim i kapaciteteve. Ristrukturim i sektorëve. Zgjerim i shërbimeve. Funksionalizim i plotë. Shtim i përkujdesjes. Fuqizim i kontributit. Përmirësim i qasjes… Këto shprehje dhe shumë të tjera të ngjashme defilojnë pafundësisht në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2011-2014. Askund s’ka shifra dhe as afate në këtë program i cili u prezantua para Kuvendit të Kosovës me 22 shkurt të këtij viti. Pra, mu atë ditë kur u...

Read more »

Zëvendësi

13/04/2011

Zëvendësi Albin Kurti   Kryeministri i Kosovës i ka gjashtë zëvendës. Përmasa e mospranisë së tij ose e pamundësisë së tij pritet të jetë kaq e madhe. Gjashtë të tjerë e zëvendësojnë kur ai s’do të jetë i pranishëm ose s’do të mundë ta ushtrojë funksionin. Zëvendësit zëvendësojnë. Zëvendësit zëvendësojnë atë që duhet zëvendësuar në rast të mungesës ose pamundësisë. Pra, zëvendësohet ai që mungon ose ai që s’mundet. Zëvendësimi është zëvendësim në kushtet e mungesës së pranisë së atij që, për pasojë, duhet zëvendësuar. Ose: zëvendësimi është zëvendësim kur është bërë e pamundur që të funksionojë ai, që...

Read more »

Problemi i shtruar gabimisht

30/03/2011

Problemi i shtruar gabimisht Albin Kurti Nëse do të zgjidhet ndonjë problem, para së gjithash, varet prej asaj se si shtrohet ai. Nëse problemi shtrohet gabimisht atëherë ai sigurisht që nuk do të mund të zgjidhet. Problemi mund të shtrohet edhe ashtu siç duhet, pra në mënyrë të drejtë, e megjithatë zgjidhja e tij të ngec për shkak të vështirësive të ndryshme. Edhe në rrugën e drejtë mund të bëhet e pamundur ecja për një kohë. Mirëpo, pa dyshim që problemi kurrsesi nuk do të mund të zgjidhet përderisa shtrohet gabimisht. Pikërisht këtë gjë po mundohet ta bëjë kryetari...

Read more »

Fjalimi i A. Kurtit në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi çështjen e bisedimeve me Serbinë

07/03/2011

Fjalimi i A. Kurtit në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbi çështjen e bisedimeve me Serbinë Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Nuk është problemi që bisedimet e paralajmëruara nuk kanë agjendë, por që agjenda e bisedimeve nuk është publike. Nuk do të ishte e mundur të thuhej që bisedimet nisin nesër, pra me 8 mars, sikur të mos dihej fare agjenda. Agjenda dihet, por ne nuk e dimë atë, ne si qytetarë dhe si deputetë. Agjenda e bisedimeve po mbahet fshehtë në mënyrë që bisedimet të nisin mbarë përkundër agjendës së mbrapshtë. Agjenda e këtyre bisedimeve i...

Read more »

Rruga jonë është e vështirë, sepse është përpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë

13/02/2011

Rruga jonë  është e vështirë, sepse është  përpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë Albin Kurti (Fjalë e mbajtur në akademinë përkujtimore për 10 Shkurtin) Lëvizja jonë pat nisur me parullën Jo Negociata-VETëVENDOSJE!. Pra, jo negociata me Serbinë për Kosovën, por vetëvendosje për popullin e Kosovës; jo pazare me Beogradin për tokën, pasuritë dhe kulturën tonë, por liri për ne që të vendosim vetë për fatin tonë. Vetëvendosja mbetet gjithmonë  vetëvendosje ashtu sikur thirrja jonë e lëvizja jonë për të, kurse negociatat me Serbinë bëhen kompromise, që nganjëherë quhen Marrëveshje e Rambujesë që e çarmatos UÇK-në e nganjëherë Plan i Ahtisaarit...

Read more »

Emancipimi politik

25/11/2010

Emancipimi politik Albin Kurti Nuk ka ndryshim të politikës pa politizim të qytetarit. Politikës së  mbrapshtë ndaj qytetarëve duhet t’i kundërvihet rezistenca e drejtë e qytetarëve. Duke kundërshtuar regjimin, qytetarët e thellojnë kritikën e tyre, e zhvillojnë diskutimin ndërmjet veti dhe formësojnë rrugëdaljet nga gjendja e papranueshme. Rezistenca është emancipuese. Qytetarët duhet të bëhen politikanë në mënyrë që politikanët të (ri)bëhen qytetarë. Atëherë kur qytetarët interesohen për politikën edhe politikanët doemos interesohen për qytetarët. Hendeku ndërmjet të përfaqësuarve dhe përfaqësuesve zbutet me afrimin e të dyja palëve, mirëpo janë qytetarët ata që e nisin dhe imponojnë këtë afrim. Rezistenca prin. Ndryshimi i...

Read more »

Lustra e fragmentuar

20/11/2010

Lustra e fragmentuar Albin Kurti Më interesonte të merrja vesh arsyen e kalimit të anëtarit B. nga partia politike ku kishte qenë në Lëvizjen tonë. Kisha dëgjuar për të, nuk e njihja, por u bëra kurreshtar mbase pa ndonjë arsye fort të qartë fillimisht. E zhvilluam një takim, e pashë që nuk dallonim për nga botëkuptimi e qëndrimet politike, i besova për ato që fliste, dhe nuk u habita kur pa hezitim më tha që iu kishte mbushur kupa duke duruar për vite me radhë. Ajo filan partia, më tha, nuk ishte vend ku mund t’i shfaqësh mendimet e...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829