Alain Badiou

Pas ligjit per shamite qendron frika

28/06/2010

Pas ligjit per shamite qendron frika Alain Badiou Përktheu: Nermin Begzade Për filozofin Alain Badiou, «ligji shamior nuk shpreh veçse një gjë : frikën e Perëndimorëve në përgjithësi dhe atë të francezve në veçanti ». Përse?: «Sepse ata janë fajtorë, por hiqen të pafajshëm». Artikulli është botuar në Le Monde, më 22 Shkurt 2004 1. Një ditë prej ditësh, disa republikane e republikanë të mirë argumentuan se u dashka një ligj për ndalimin e gjithë shamive mbi flokët e vajzave. Fillimisht në shkolla, më pas diku tjetër, mundësisht gjithkund. Thashë gjë, një ligj? Një ligj! Presidenti i republikës ish...

Read more »

Aksioni politik kolektiv

06/05/2010

Alain Badiou: Aksioni politik kolektiv Intervistë  nga “The Ashville Global Review” Përktheu: Dejona Mihali Kjo intervistë është bërë në Prill të vitit 2005; Në qershor të vitit 2005 fillon nga aktiviteti Lëvizja Vetëvendosje! Alain Badiou do të vizitojë Prishtinën dhe Tiranën në Tetor të 2010-ës, pesë vjet prej kësaj interviste dhe prej fillimit të aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje! Ashville Global Review: Ju keni thënë se në mënyrë që të krijohen alternativa kundrejt hegjemonisë perëndimore duhet krijuar një hapësirë ku të eksperimentohet. A mund ta elaboroni pak më gjatë dhe a mund të na thoni se me çfarë  figure do...

Read more »

“Petainizmi” si trashendental i Francës

11/04/2010

“Petainizmi” si trashendental i Francës Nga libri “De quoi Sarkozy est-il le nom ?” * Alain Badiou * Po kërkojmë një  element analitik që ka të bëjë me natyrën e veçantë  të çorientimit të ndërgjegjeve, çorientim që ka emrin Sarkozy. Në këtë pikë do të doja të  ritrajtoja më në detaj një hipotezë të paraqitur tashmë, që deklaron se ky çorientim, i kapur në dimensionin e tij global, historicitetin e tij, kuptimshmërinë e tij, na shtrëngon të kthehemi deri në atë moment që duhet ta quajmë transhendetal të saj pétainist. Le të saktësojmë  natyrën intelektuale të kësaj hipoteze. Nuk po them se rrethanat i përngjajnë dështimit të 1940-s, as se Sarkozy i përngjan Pétainit....

Read more »

A priret te jete gjithmone e paragjykuar fjala “Komunizëm” ?

06/04/2010

A priret te jete gjithmone e paragjykuar fjala “Komunizëm” ? * Alain Badiou * (perktheu Sidita Zaja & Gentiana Gjymishka) Ju falenderoj që jeni sot këtu. Është një veprim i guximshëm  të flasësh mbi Komunizmin  pas fitores së  Barak Obamës dhe në momentin kur, jemi ne nje krizë të ashpër kapitaliste. Gjithsesi, ta bësh këtë ne teatrin e New Yorkut është  e mrekullueshme. Do ta nis këtë bisede me dy aspekte të ndryshme. Në njërën anë përcaktimin abstrakt, dhe nga ana tjetër disa pika tepër konkrete në lidhje me fitoren e Obamës. Do të jetë pikërisht nga këndvështrimi i këtyre të dyjave,...

Read more »

I pakorruptueshmi

28/03/2010

I pakorruptueshmi * Alain Badiou * kapitulli i IX i librit “De quoi Sarkozy est-il le nom” Ç’do të ndodhe me këtë pétainizëm soft? Si fillim do t’i kërcasim drynin mbrojtjes së pasurive dhe trashëgimit të tyre: fshirje e të drejtave të trashëgimisë, më pak ose pothuaj aspak taksa mbi të ardhurat e larta dhe pronësinë, duke u dhënë hov spekulimeve të çdo lloji. Pas ca driblimesh dhe marifetesh me mbetjet e së majtës, do t’i hapet një luftë tinzare dhe e egër popullit dhe veçanërisht kundër familjeve dhe njerëzve më të ekspozuar. Sepse populli duhet të qëndrojë i...

Read more »

Guximi i së tashmes

24/03/2010

Guximi i së tashmes * Alain Badiou * (artikulli është botuar në “Le Monde”, 13 Shkurt 2010.) Përktheu: Dejona Mihali Për të paktën 30 vjet , e tashmja, në vendin tonë, ka qenë një kohë e çorientuar. Do të thoja një lloj kohe e cila nuk ofron rinisë së saj, veçanërisht rinisë së klasave popullore, ndonjë princip për të orientuar ekzistencën. Cili është karakteri preciz i këtij çorientimi? Një nga operacionet e tij më të shpeshta qëndron në të bërit gjithnjë të palexueshme sekuencën paraardhëse, atë sekuencë e cila ishte e orientuar drejt dhe vërtetësisht. Ky operacion është karakteristik për...

Read more »

Në këto rrethana, guximi…

24/03/2010

Domethënia e Sarkozysë Alain Badiou Në  këto rrethana, guximi… Kapitulli V Të gjitha pikat që  emërtova, dhe dhjetëra pika që do të shpikni ju vetë, do të na shpien te ajo që e kam deklaruar si virtyti kruçial i çastit: guximi. Sepse ngritja e të pafuqishmes te e pamundshmja është subjektivisht çështja e guximit. Pra, të braktiset rregulla e mbijetesës së kafshës njerëzore, gjë e mjerë e ngritur sot deri në majë nën emrin e individit, për t’iu mbajtur një pike që i jep shkas një procedure të vërtetë. Në “Seminar”, libri I, Lacani shkruan një fragment që e kam dashur gjithmonë shumë. Ai pyet...

Read more »

Domethënia e Sarkozy-së (pjesa e katërt)

16/03/2010
Domethënia e Sarkozy-së (pjesa e katërt)

Domethënia e Sarkozy-së Alain Badiou Historia e hipotezës komuniste dhe momenti i saj i tashëm Na nevojitet një afresk historik mbi të cilin të vendosim përpjekjet tona. Kanë ekzistuar dy sekuenca të mëdha në hipotezën komuniste: ajo e ngritjes, e instalimit të saj dhe ajo e përpjekjes së parë dhe realizimit të saj. Sekuenca e parë fillon prej Revolucionit Francez deri tek Komuna e Parisit, pra nga 1792 deri 1871. Pra zgjati rreth 80 vjet. Kjo sekuencë prezantoi të gjitha llojet e të gjithë fenomenit politik në një numër të madh vendesh në mbarë botën. Prapë së prapë mund...

Read more »

Rezistenca logjike (bashkë me shënim nga O.Azizi)

28/02/2010

Rezistenca logjike * Alain BADIOU * Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapolitique », 1998), do të doja të emërtoja mësuesin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën e filozofit rezistent, i duhet bërë një homazh pa ngurrim. Canguilhemi nuk ishte nga ata njerëz që bënin poterë mbi aktet e tyre gjatë luftës, edhe pse këta ishin sa realë aq dhe shembullorë. Nga kjo pikëpamje, ngjante me shumë rezistentë të tjerë, te të cilët heshtja politike dhe personale...

Read more »

Domethënia e Sarkozy-së (pjesa e tretë)

11/02/2010

Domethënia e Sarkozy-së  (De quoi Sarkozy est-il le nom ?) Alain Badiou Pjesa e fundit e “Tetë pikave të hershme” kapitulli IV i librit “De quoi Sarkozy est-il le nom?” të Alain Badiou-së. Tetë  pikat e hershme …, çështja politike qendrore sot është pikërisht ajo e botës, e ekzistencës së  botës. Shumë e shohin këtë si zgjerim të demokracisë. Duhet të shtrihej mbi botën mbarë forma e mirë e botës, forma që ekziston në demokracitë perëndimore ose në Japoni. Por ky vizion është absurd. Bota demokratike perëndimore ka për bazë materiale absolute qarkullimin e lirë të objekteve dhe shenjave monetare. Maksima e saj subjektive më themelore...

Read more »

Domethënia e Sarkozy-së (pjesa e dytë)

04/02/2010

Domethënia e Sarkozy-së (pjesa e dytë) * Alan Badiou * Pika 4. Dashuria duhet rishpikur (pikë e quajtur “e Rimbaud-së”), por gjithashtu duhet mbrojtur. Dashuria, proçedurë e së vërtetës që përqëndrohet tek Dyshi si i tillë, mbi dallimin si dallim, kërcënohet nga të gjitha anët. Kërcënohet në të majtën e vet, nëse mund të them, prej sjelljes libertine që e redukton në variacione mbi temën e seksit, dhe në të djathtën e vet, prej konceptimit liberal që ia nënshtron kontratës. Sepse mbi dashurinë bashkohen libertarët dhe liberalët. Të parët mbështesin idenë e të drejtave të individit demokratik për kënaqësi...

Read more »

Domethënia e Sarkozy-së

02/02/2010

Domethënia e Sarkozy-së (De quoi Sarkozy est-il le nom ?) * Alain Badiou * Alain Badiou filozofi që u shqetësua nga një emër i rëndomtë presidenti, bëhet fjalë për Sarkozy, kërkoi të gjente pikërisht se në cfarë synonte ky emër. Është emër politike, emër historik, emër personi, emër korruptimi shtetëror apo i emri i korruptimit shtetëror të historisë. Diku në mes të punimit të tij me titull “Sarkozy, emri i ç’gjëje është?”(përkthimi i mundshëm i këtij titulli problematik) përcakton tetë pika të praktikueshme në kushtet kur njeriu vendos të mos jetë i varur nga mbijetesa. Paraprakisht në Gazeta janë...

Read more »

A duhet braktisur hipoteza Komuniste?

19/12/2009

Eseja është marrë nga libri De quoi Sarkozy est-il le nom? (Domethënia e Sarkozy-së) Libri në fjalë vazhdon të jetë dhe sot burim i debatit që provokojnë shërbëtorët e sistemit që sipas Badiu-së e ka mbyllur ciklin e tij tanimë, Kapitalizmit. Përktheu: Dejona Mihali   A duhet braktisur hipoteza Komuniste? Alain Badiu Do të dëshiroja të vendosja episodin e Sarkozy-së, i cili nuk është një faqe mbresëlënëse në historinë e Francës, në një horizont më të gjerë. (Disktutimi mbi hipotezën komuniste është prezantuar në 13 qershor 2007 në seminarin e përmuajshëm të mbajtur në Ecole Normale Superieure). Le të...

Read more »

Alain Badiou – Domethënia e Sarkozy-së

30/11/2009

Alain Badiou  – Domethënia e Sarkozy-së Parathënie e botimit në gjuhën angleze. Shumë nga miqtë e mi jashtë shtetit kanë ende një imazh të Francës të ravijëzuar me episodet më lavdiplotë të historisë politike dhe intelektuale: mendimtarët e mëdhenj të Iluminizmit në shekullin tetëmbëdhjetë,  të Revolucionit të 1792 – 94, të Kryengritjeve të punëtorëve dhe njerëzve të thjeshtë në shekullin e nëntëmbëdhjetë, të ditëve të Korrikut 1830 dhe Komunës më 1871; mund të përmendja gjithashtu dhe Qershorin e 1848, formësimin e Frontit popullor në 1936 dhe kontributin e madh të dhënë për Brigadat Ndërkombëtare në Spanjë, Rezistencën, legjislacionin social...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2012
M T W T F S S
« Jan    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829