Agon Hamza

Demokraci pa popull

21/01/2012

Demokraci pa popull Sead Zimeri & Agon Hamza Dhuna e policisë së Kosovës atë ditë ishte shpërfaqja më brutale dhe më e hapur e karakterit të shtetit të Kosovës. Kjo e bëri edhe më të domosdoshme shtrimin e disa pyetjeve fundamentale: Shtet PO, por çfarë shteti? Shtet për kend? Kjo është pytja themelore pas demonstratës së 14 Janarit. Tendenca për ta lexuar dhunën dhe brutalitetin policor/shtetëror të policisë nga prizmi i ngushtë i sistemit juridik e ligjor të vendit. Të gjithë e pranojmë se atë ditë pati tejlakim të kompetencave të policisë, pati shkelje të të drejtës për organizim dhe protestë,...

Read more »

Kosova si e pavetëdijshmja e Shqipërisë

28/12/2011

Shkrim nga Agon Hamza….. Është interesant të analizohet raporti i shqiptarëve të Shqipërisë me Kosovën. Jo pse ky raport duhej të ishte interesant në vetvete, por transformimi i këtij raporti përgjatë viteve e bën atë interesant. Në fakt, vetëm për gjërat interesante ia vlenë të mendohet. Filozofi Louis Althusser thotë se në filozofi, fillimi i vërtetë është fundi. Rrjedhimisht, të fillojmë nga fundi dhe t’i hedhim kartat mbi tavolinë: në Shqipëri, ky fund ka dimenzionin e fillimit. Fillimi nënkupton një rifillim të raporteve me Kosovën. Një fillim që fundamentohet mbi një raport të çuditshëm: patronizimit absolut në raport me...

Read more »

Viti

25/12/2011

Shkrim nga Sead Zimeri &Agon Hamza….. A ka diçka interesante që mund të thuhet në fund të vitit? A paraqet viti kalendarik (pra, 365 ditët kalendarike) material interesant për mendim, në kuptimin e mendimit të ngjarjeve që ndodhin përbrenda kësaj periudhe kohore? Më specifikisht, a ka ndodhë diçka interesante në Kosovë, e që ia vlen të përmendet?   Në nivelin global, viti 2011 do të mbahet mend në histori për dy gjëra, një Ngjarje dhe një vazhdimësi e politikës reaksionare. Është fantazma e lëvizjeve dhe organizimeve popullore ajo që vazhdon të sillet mbi botën arabe. Kjo lëvizje e fuqishme politike...

Read more »

Žižek dhe kriza e kapitalizmit

15/11/2011

Žižek dhe kriza e kapitalizmit Agon Hamza Kapitalizmi po i afrohet nivelit-zero apokaliptik – kjo është teza mbi të cilën fundamentohet njëri ndër librat e fundit të Slavoj Žižek, Living in the End Times. Žižek identifikon katër ‘kalorës’ që do të sjellin kapitalizmin në atë pikë: kriza ekologjike, revolucioni bio-gjenetik, problemet e pronësisë intelektuale dhe rritja eksplozive e ndarjeve dhe përjashtimeve sociale. Çka e bën të ‘veçantë’ qasjen e Žižek-ut në raport me qasjet e tjera anti-kapitaliste? Duke qenë njëri ndër filozofët më serioz dhe më konsekuent të komunizmit, ai e etabloi veten si ‘kalorësi’ i pestë në rrugëtimin...

Read more »

Occupy Kosova!

15/10/2011

Occupy Kosova Sead Zimeri, Agon Hamza Janë bërë më shumë se tre javë prej që një numër jashtëzakonisht i madh i protestuesve e kanë okupuar rrugën Wall Street në New York. Sipas të gjitha gjasave, të inspiruar nga tradita angleze e ‘okupimit’ të objekteve, hapësirave publike, institucioneve publike, etj, protestuesit në New York e okupuan qendrën me të madhe financiare (të kohës) në botë, duke e kthyer qendrën financiare të imperializmit amerikan në qendrën e shpresës së një ndryshimi. Si çdo ide dhe lëvizje tjetër që sfidon themelet e ngrehinës së një gjendje tashmë-veçse të etabluar të situatës, e...

Read more »

Logjika e varfër e intelektualizmit

26/09/2011

Logjika e varfër e intelektualizmit Agon Hamza Kohëve të fundit është krijuar një përshtypje, gati në nivel të obsesionit që edhe pse jemi vend dhe popull i vogël, ne jemi njëfarë fuqie e madhe kulturore, akademike, politike, etj. Ne posedojmë një thesar të invencioneve politike, kulturore e ekonomike, por të cilat, si pasojë e “okupimit” dhe “konspiracioneve dhe hileve të fqinjëve tanë armiq” në njërën anë, dhe mëkateve të Historisë në anën tjetër, ende nuk janë zbuluar nga bota. Po të zbulohej ky potencial dhe ky thesar, rrjedha e Historisë Botërore më nuk do të jetë e njejtë sepse...

Read more »

Përmendorja

06/08/2011

Përmendorja Agon Hamza Edhe një kryevepër e radhës do të ndodhë në Prishtinë! Një akt absolutisht i zakonshëm, tërësisht në harmoni me rrjedhën e ngjarjeve në këtë qytet, domethënë tërësisht në harmoni me traditën e këtij qyteti. Një traditë e shkatërrimit jo-kreativ, e kaosit, provincializmit kulturor, dhe snobizmit politik. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me klithmat patetike të tipit “pse Prishtina nuk ka lumë?”, etj. Gjëja e fundit që i duhet këtij vendi është vajtimi poetik dhe rrëfimet nostalgjike të ca individëve koti për disa ngjarje personale edhe më kot. Nostalgjia e ka vetëm një funksion: larg së qeni ndjenjë e vërtetë e...

Read more »

Bashkimi Europian fundoset në Ibër

03/08/2011

Bashkimi Europian fundoset në Ibër Agon Hamza Si duhet të mendohet ekzistenca e EULEX-it në Kosovë? Si duhet të kuptohet impotenca e tyre vepruese dhe arroganca e tyre tipike neokolonialiste? Niveli i parë është analiza e vetë Bashkimit Europian, domethënë me strukturën ekzistuese ideologjiko-politike të BE-së si organizatë. Larg së qenit strukturë anti-shqiptare/pro-serbe (siç e prezantojnë ca romantikë në vend), BE është strukturë impotente politike, që funksionon me një burokraci të tipik Kafkian, në njërën anë pa kurrëfarë vizioni të qartë për vetveten dhe  në tjetrën, e nxënë në kleçkat e vetvetes. E zënë në strukturat e dominimit të...

Read more »

Varfëria e diskursit

03/07/2011

Varfëria e diskursit Agon Hamza Filozofi francez Gilles Deleuze shkruante se problemi kryesor nuk janë përgjigjet e gabuara – në fakt, problemi kryesor qëndron në pyetjet e gabuara. Esencialisht, pyetjet e gabuara e gatojnë terrenin për atë që në traditën e kritikës së ideologjisë prezentohet si mistifikim ideologjik i problemeve reale. Me fjalë të tjera, boshllëku ndërmjet pyetjeve (të gabuara) dhe përgjigjeve (si pasojë) quhet ideologji. Ideologjia këtu nuk duhet kuptuar si vetëdije e rrejshme për realitetin; ideologjia është reprezentim fals (ose, i gabueshëm) i individit në realitetin e tij objektiv në nivel të marrëdhënies imagjinare të individit me...

Read more »

Louis Althusser: Materializmi aleatorik

02/07/2011

Louis Althusser: Materializmi aleatorik Pjesa VII Agon Hamza Materializmi aleatorik, ose materializmi i ndeshjes, përmbledh pothuajse të gjithë punën e Althusser nga viti 1977 deri në vitin 1987, kur ai pushoi së shkruari filozofi. Përgjatë kësaj periudhe, tekstet më të rëndësishme janë “Marksi në limitet e tij” dhe “Aktualiteti nëntokësor i materializmit të ndeshjes”, të cilat datojnë nga vitet 1978-79, respektivisht vitet 1982-83. Periudha ndërmjet dy teksteve është periudhë e humnerës filozofike – por në një kuptim preciz – si pasojë e hospitalizimit të Althusserit në vitin 1980, pas vrasjes së bashkëshortes së tij Hélène Rytman. Është me rëndësi...

Read more »

Louis Althusser: Filozofia dhe politika

26/06/2011

Louis Althusser: Filozofia dhe politika Pjesa VI Agon Hamza “Filozofia nuk e realizon shfaqjen e saj në botë ashtu siç është paraqitur Minerva në shoqërinë e Zotave dhe njerëzve”, shkruan Althusser në esenë “A është e thjeshtë të jesh Marksist në filozofi” (botuar në Elemente të Auto-Kritikës, 1975). Sipas tij, filozofia “ekziston vetëm në masën që ajo okupon një pozicion, dhe ajo e okupon këtë pozicion për aq sa ka pushtuar atë në mes të një bote tashmë të okupuar”. Thënë ndryshe, filozofia ekziston përderisa konflikti i sipër përmendur e shndërron atë në diçka të veçantë, dhe ky karakter...

Read more »

Louis Althusser: Shteti dhe Aparatet Ideologjike Shtetërore

13/06/2011

Louis Althusser: Shteti dhe Aparatet Ideologjike Shtetërore Pjesa V Agon Hamza Për Althusser, ideologjia ekziston vetëm me subjektin dhe për subjektin, ndërsa subjekti është gjithnjë-tashmë i interpeluar. Interpelimi është aspekti më i rëndësishëm i ideologjisë; elementi themelor konstitutiv i saj, përderisa subjekti paraqet ‘kushtin e mundësisë’ së ideologjisë. Triada e “ideologjisë–interpelimit–subjektit” e ka një unifikues: praktikën. Pikënisja e Althusser është teoria e Engelsit mbi praktikën, të cilën Mao TseTung e elaboroi deri në detale. Për Maon, formacionet shoqërore konstituohen nga praktikat (proceset e prodhimit dhe transformimeve shoqërore) ekonomike, politike dhe ideologjike. Praktika ideologjike është e rëndësisë kruciale: ajo i...

Read more »

Louis Althusser: Subjektiviteti pa subjekt

04/06/2011

Louis Althusser: Subjektiviteti pa subjekt Pjesa IV Agon Hamza Ky është titulli i njërit kapitull të librit Metapolitika të Alain Badiou-së. Si njëri ndër studentët më të angazhuar të Althusser-it, Badiou ishte njëri ndër studentët e “grupit të Althusser(ianëve) në École Normale Supérieur Rue d’Ulm, dhe morri pjesë në kursin filozofik të Althusser gjatë semestrit 1967-8. Në këtë kurs i cili quhej “Kursi filozofik për shkencëtarët”, në të cilin u zhvillua koncepti i  “filozofisë spontane për shkencëtarët”, morrën pjesë një audiencë jashtëzakonisht e madhe, e cila shkonte përtej parashikimeve më optimiste të vet Althusser dhe studentëve të tij. Mirëpo,...

Read more »

Louis Althusser: Ideologjia

28/05/2011

Louis Althusser: Ideologjia Pjesa III Agon Hamza Gabimi kryesor në raport me punën e Althusser-it qëndron në disa tendenca për leximin e punës së tij si një tërësi konsistente. Puna filozofike e Althusser është përplot çarje dhe inkonsistenca, thelbësisht e pakompletuar (kujtoni faktin që Althusser realisht ka shkruar vetëm një libër). Por, është kjo pika e jokompletësisë ajo e cila e hap horizontin Althusserian. Në periodizimin më të thjeshtë të punës së tij, filozofia e Althusserit ndahet në (së paku) tri periudha: periudha e parë (vitet ’60) me librat Leximi i Kapitalit dhe Për Marx-in i takojnë periudhës së...

Read more »

Louis Althusser: Marksizmi dhe Filozofia

21/05/2011

Louis Althusser: Marksizmi dhe Filozofia Pjesa II Agon Hamza Marksizmi dhe filozofia kanë një marrëdhënie jo të zakonshme. Në fakt a nuk ishte vetë Karl Marx ai i cili kishte marrëdhënie të tensionuara me filozofinë dhe nuk arrinte të vendoste raporte të qarta me te? Marksi ishte i trajnuar në drejtësi, ndërsa doktoroi në filozofi me temën Dallimi ndërmjet filozofisë së Epikurit dhe Demokritit për Natyrën. Në periudhën ndërmjet doktoratës deri tek Tezat mbi Feuerbach-un, përkatësisht libri (i bashkë-shkruar me Engelsin) Ideologjia Gjermane, Marksi ishte fillimisht nën ndikimin e Hegelit dhe pastaj të Feuerbachut, dhe siç thekson Althusser, puna...

Read more »

Louis Althusser: Bashkëkohësi ynë

17/05/2011

Louis Althusser: Bashkëkohësi ynë (Pjesa e parë) Agon Hamza Louis Althusser është njëri ndër filozofët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. “Marksisti kontraverz” i Francës, siç i referohen studentët dhe pasuesit e tij, nuk ishte kontraverz vetëm përbrenda ‘kampit’ progresiv Marksist, por ishte i tillë sepse bëri që edhe intelektualët e tjerë jo-Marksistë, të marrin Marksin seriozisht në debatet dhe diskutimet e tyre: por, jo Marksizmin si monument i së kaluarës, korpus interesant i ideve, etj, por Marksizmi si sfidues serioz i praktikave të filozofisë, ekonomisë, poltikës, etj (Balibar, 1993). Në këtë kontekst, pyetja legjitime është kjo: çka...

Read more »

Varfëria e diskursit

02/05/2011

Varfëria e diskursit Agon Hamza Filozofi francez Gilles Deleuze shkruante se problemi kryesor nuk është vetëm me përgjigjet e gabuara, por – dhe kjo është shumë më e rëndësishme – ka edhe pyetje të gabuara. Në traditën e ‘kritikës së ideologjisë’, “pyetjet e gabuara” quhen ideologji. Ose, thënë ndryshe, pyetjet e gabuara paraqesin njërën nga fazat e mistifikimit ideologjik të problemeve reale. Mistifikimi ideologjik i problemeve reale, në parim dhe si rregull, gjithnjë vjen nga shtrimi i pyetjeve të gabuara. Në këtë kontekst, përderisa filozofia nuk ofron përgjigje për problemet shoqëroro-politike e ekonomike, detyrë e saj është ‘tërheqja e...

Read more »

Këmbana e turpit të madh

25/02/2011

Këmbana e turpit të madh Agon Hamza Kosova ka një cilësi të veçantë: ky vend kurrë nuk pushon së befasuari. Për më tepër, ky vend kurrë nuk pushon së befasuari për së keq. Duke qenë e tillë, Kosova është shndërruar në vend të prodhimit dhe bashkëjetesës së lapërdhive, obskurantizmave e paradokseve më të paimagjinueshme. Faza më e lartë e lapërdhishmërisë e obskurantizmit në këtë epokë të zhvillimit politik të vendit, u arrit të martën, me zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit. Thënë në termet e poetit Mallarme, kjo është ‘mënxyra e errët’ për Kosovën, në fakt, padyshim është mënxyra më e errët që nga viti 1999. “Çifti ideal” politik i Kosovës u lartësua...

Read more »

Revolucioni ynë i shkurtit

19/02/2011

Revolucioni ynë i shkurtit Agon Hamza, Sead Zimeri Një fantazmë po sillet mbi botën arabe – fantazma e lëvizjeve dhe organizimeve popullore. Fuqitë reaksionare dhe anti-popullore të kësaj pjese të botës po e përjetojnë përfundimin e tyre shumë të ëndërruar. Regjimet autoritare të Ben Ali, Mubarak u përmbysën nga vullneti popullor i masave të shtypura e të eksploatuara. Revoltat e demonstratat po përhapen me shpejtësi në Jemen, Iran, Bahrein, e gjetiu. Në këtë kontekst, diktumi i Mao Zedong “reaksionarët janë tigra prej letre” është më aktual se kurrë: sepse në instancë të fundit, reaksionarët nuk janë aparenca e tyre....

Read more »

Tunizi në Tiranë

26/01/2011

Tunizi në Tiranë Agon Hamza Demonstrata e 21 Janarit në Tiranë inaguroi një situatë singulare në politikën shqiptare në përgjithësi. Singulariteti i situatës (me situatë këtu duhet kuptuar tërë rrjetën e restriksioneve dhe pamundësive politike e shoqërore, të imponuara nga rrjeta legale, politike e ideologjike) shprehet në aktin e shëndrrimit të demonstratës në revoltë, si shprehje dhe manifestim i nevojave klasore të të varfërve, të të eksploatuarve, të të shtypurve: thënë shkurt, si ngritje e zërit dhe tentativës për subjektivizim të klasave të shtypura. Implikimet e leximit të tillë të situatës së krijuar përgjatë dhe pas revoltave nuk janë...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Feb    
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031