Alban Pira…
Jo shumë kohë më parë u miratua në parlament ligji i mbetjeve.Megjithëse disa ‘të pashkollë’ e quajn ligji i plehrave ligji kaloi si ligj i mbetjeve edhe pse vet kuptimi i mbetjeve është i mjegullt.Ky ligj jo vetëm që lejon përpunimin e mbetjeve tona(plehrave) por njëkohësisht i hap rrugë edhe importit të mbetjeve(plehrave) nga jashtë vendit.Unë mendoj se Shqipëria duhet dhe po i importon këto plehra sepse ajo nuk mund dhe nuk po lejon që vende të cilët jetojnë akoma në epokën e gurit si (Gjermania,Italia,Franca,etj) të kenë privilegjin e tepruar të përpunimit të plehrave në një kohë kur për nga zhvillimi ekonomiko-teknologjik këta të fundit janë të fundit.
Ligji i plehrave është baza a ndërtimit të shoqerisë së ardhshme Shqiptare,dhe vet projekti i ndërtimit të shoqërisë së pritshme është vazhdimsi e një projekti të realizuar me sukses të plotë shumë kohë më parë.Juve nuk ju kujtohet ndoshta kur një nga qeveritë mori përsipër dhe realizoi në kohë rekord një nga projektet që për nga rallësia dhe madhështia do ta quaja pa kurrfarë stepje mrekullinë e 8 të botës.Po po dikur në një kohë jo të largët dikush në vendin tonë ndërtoi ‘Mrekullinë e Lirisë’.Dhe kjo e fundit nuk është abstraksion,kjo ështe dicka shumë reale,është diçka që sot ç’dokush e ndjen dhe ç’dokush duhet të jetë i lumtur dhe shumë mirënjohës që jeton në të tillë realitet që për shumkënd do dukej krejtësisht magjik.
‘Mrekullia e Lirise’ është ky vendi që po jetojmë sot ne Shqiptarët dhe liria shumformëshe e rrok gjithë këtë hapësirën e përditshme ku zhvillohet jeta jonë.
‘Mrekullia e Lirisë’ fillon me gëzimin e lirisë për të mos u shprehur. Për të mos u shprehur kundra pushtetarëve pa u rrahur dhe pa u kercenuar për vdekje,për të mos u shprehur kundra padrejtësive në biznes(politikë) pa gjetur vdekjen në ndonjë aksident të mbuluar me mister,për të mos u shprehur publikisht në formen e demonstrimit qytetar pa gjetur vdekjen nga ndonjë plumb i panjohur që vjen nga ndonjë akoma i pazbuluar.Në mrekullinë e lirisë ç’dokush është i lirë të votojë për atë që ja imponojnë me shumë forma dashamirse siç janë kercenimi,dhuna,ndikimi,lëmoshet e partive etj. Qytetarët e ‘Mrekullisë’ gëzojnë gjithashtu lirinë e garantuar të të organizuarit në parti dhe forume partiake si rruga më e lehtë dhe e vetme për të mbijetuar në ekonominë e lirë të tregut.
Përveç lirive politike shtetasit e ‘Mrekullisë’ gëzojnë dhe shijojnë mbi të gjitha disa nga llojet e lirive që janë thelbësore për për të gjithë.Shumica e banorëve të ‘Mrekullisë’ gëzojnë lirinë për të vdekur në kuptimin e dhënies fund të jetes si pasojë e varfërisë dhe 100 problemeve tjera socio-ekonomike.Gjithashtu një ‘pakicë’ e madhe në numër gëzojnë lirinë e patjetërsueshme për të vdekur gjatë punës nga mosekzistenca e kushteve minimale të sigurisë në këto ambjentë..Dhe në fund të gjithë banorët e ‘Mrekullisë’ gëzojnë në maksimum lirinë për të vdekur nëpër të gjitha rrugët e ‘Mrekullisë’ si pasojë e mungesës së sinjalistikës dhe kushteve të tjera nëpër këto rrugë.Pra mbi bazën e garantimit të të gjitha këtyre formave të ‘lirisë’ është ndërtuar edhe ‘Mrekullia e Lirisë’
Pas përfundimit të këtij projekti këta ideatorë pas një periudhe tepër rraskapitëse,me disa sy të nxirë nga pagjumsia,të sfilitur nga puna e vazhdueshme kanë përfunduar më në fund edhe megalo-idenë për themelimin e ‘Tokes së Lumturisë’.Dhe nisma e importimit të plehrave është premisa e parë dhe dora e fundit për realizimin e një sipërmarrje të tillë.Meqënëse Europa ndodhet në një krizë të thellë ekonomike Shqipëria edhe pse në një konkurencë të ashpër dhe të vazhdueshme me Gjermaninë për të zënë vendin e parë për nga rritja ekonomike, ka menduar ta shfrytëzojë situatën për të importuar plehra nga Europa sepse këto vende janë tashmë më të shtrënguar se kurrë se kurrë më parë që mes lotësh të heqin dorë nga plehërat e tyre.
Kësisoj nuk do të jetë e larget dita kur tregtia e plehërave do të na sigurojë edhe hegjemoninë absolute në Europë,kur ne do të jemi padronë të kontinentit të vjeter dhe kur asnjë plehër sdo ti shpëtojë vigjilencës tonë.S’do të jetë e largët dita kur Europa do zhytet në një krizë edhe më të thellë ekonomike dhe në një mjerim dhe plogështi shpirtërore pa plehërat e veta ndërkohë që ne jetojmë lumturish e paqësisht mes plehrave të atyre.Nuk ka për të qenë e largët dita kur harmonia dhe begatia e plehërave do mbulojë brezat pasardhës të vendit tonë ndërkohë që mes lutjesh e përgjërimesh Europianët do të dynden drejt kufijve tonë duke shpërthyer edhe ambasadat tona jashtë vendit.
Do të jemi të detyruar që ti mbajm por do të miratojm ligje të rrepta kundër emigrantëve që do kërkojnë të bëhen pjesë e ‘Tokës së Lumturis’ saqë do t’ju duhen vite të bëhen shtatas, megjithëse autenticitetin e plehraxhiut s’do të mund ta fitojnë kurrë.Do të ngrejmë monumente përkujtimore për udhëheqësit e sotëm dhe ata do përkujtohen përjetsisht si pionerët e plehrokracisë.
Qeveria e sotme do mbetet në histori si qeveria e parë e plehërave dhe kryetarët e sotëm do jenë kryeplehërat e parë.Do t’ju këndohen këngë me tekst plehërash të kompozuara nga disa plehëra dhe madje do t’ju thuren edhe lavde nga të gjithë pasardhësit e plehërave.Atëher do e ngrejm thesin e plehërave në piedestal ku do ti lutemi dhe do ta adhurojmë vazhdimisht.Edhe ngushëllimet shpirtërore s’do mund ti gjejmë askund tjetër veçse te falenderimi dhe lutja e vazhdueshme për sa më shumë plehra.
Mendimi do të reduktohet vetëm në mendim për plehërat dhe ç’do subjekt bisede do të jetë pashmangshmërisht i lidhur me ndonjë plehër.Shqipja do të përdoret atëher vetëm si mjet komunikimi mes plehërave dhe ndoshta edhe për të treguar ndonjë histori të lavdishme të ndonjë kryeplehëre të kohës së shkuar.Me kohën do të harrohen edhe dialektet e tjera dhe dialekti mbizotërues do të bëhet plehërishtja.Kudo që të shkosh do gjendesh nën praninë e plehërave dhe s’do mund të ndërtohet një konceptim tjetër i jetes pa plehëra.Dhe vetëm atëher lumturia e vërtet do të gjendet nëpër plehra.
Por pavarsisht të gjithave edhe pas shumë kohësh ne do të vazhdojmë të ruajmë simbolet tona kombëtare edhe pse atëher s’do tregojnë shumë për kombin,do të ruajmë me fanatizëm heronjtë tonë të kohës së para-plehrave,dhe herojntë e kohës së plehërave,do përpiqemi të rikujtojmë mes mosmarrveshjeve të kaluarën megjithëse askush nuk do të mbajë mend qartë kohën kur njerëzit ishin më të lumtur.Prandaj do rishkruhet duke u ndryshuar rrënjësisht historia e paraplehrave dhe askush nuk do të kujtojë se ky vend nuk ka patur në një kohë të shkuar kaq shumë ‘plehëra’.Pasi shumë kohë të kalojnë në mes të një masivi ‘plehërash’ do gjejmë të shkruar ‘‘Republika e Shqiplehërisë’’













I hodhe nje sy artikullit dhe fillimisht dhe gati sa s’u pozicionava me popolo-n (hi hi) e me erdhi keq per te. Por sinqerisht nuk jam dhe ndonje admiruese/adhuruese/qajahallse e shoqerise.
Mire ta pesoje, plero vend. (Duke lene jashte ketu ata individe qe kane patur gjithmone qendrim opozitar ndaje sistemit politik ne shqiperi – te ngelet midish nesh? Jane pak! Teper pak. Gati te padukshem. )
Kastoriadhis: popujte kane qeverite qe meritojne. Fatkeqeisht per njerezimin kjo teori mund te aplikohet per te gjitha llojet e regjimeve, ndaj per mos tu fshehur pas gishtit, duhet thene se nese shqiptaret nuk e donin me kete lloj qeverisjeje (Sala&co, ose Nano&co, apo Enver&co) ose nese ishin sinqerisht kunder ketij apo atij sistemi politik do ti kishin ndryshuar ate ne nje menyre (me vote) apo ne tjetren (me revolt) me kohe.