Monthly Archives: January 2012

Revolta e borgjezisë rrogëtare

28/01/2012

Slavoj Zizek…….Si është bërë Bill Gates-i njeriu më i pasur në Amerikë? Pasuria e tij nuk ka të bëjë me kostot e prodhimit të atyre çka shet Microsoft-i: pra, ajo nuk vjen si rezultat i prodhimit të software-ve të mirë me çmim më të lirë nga konkurrentët apo nga “shfrytëzimi” më i suksesshëm i punëtorëve të vet (Microsoft-i u paguan punëtorëve të vet intelektualë paga relativisht të larta). Nëse do të ndodhte kështu, Microsoft-i do të kishte falimentuar prej kohësh: njerëzit do të kishin zgjedhur sisteme pa pagesë si Linux-i të cilat janë po aq të mira sa produktet...

Read more »

Shteti ynë legen

28/01/2012

Andi Kananaj……Shteti ynë legen është temë e shpeshtë në tv. Flasin për shtetin tonë legen pikërisht ata qe e kanë kthyer në një teatër mesjetar. Them mesjetar se në skenë nuk lejohen femrat të aktrojnë. Nëse janë të tilla duhet të maskohen si Mesila D, që aq pak duket se i përket seksit të vet anagrafik. Teatër bën Gjykata, ku për nder të gjykatësit duhet të ngrihesh në këmbë; Ku një vendim për Metën duhet të pritet deri në momentin e fundit. Ka debat pas një rezultati që gjithkush e kish parashikuar që ditën kur ish zv Kryeministri dorëzoi...

Read more »

Është politika budalla!

28/01/2012

Leart Kola….. Aty rreth viteve ‘90, në Amerikë, Klintoni për të mundur Bush-in e vjetër doli me parullën “It’s the economy stupid!” ku në fakt i drejtohej popullit që të reflektonte mbi paaftësinë e Bushit në menaxhimin e krizës ekonomike, pavarësisht sukseseve që ai kish arritur në politikën e jashtme me mposhtjen e bllokut Sovjetik. Kaq! Këtu mbaron gjithë muhabeti i këtij termi, truk ky i gjetur nga oficerët e marrëdhënieve me publikun pranë administratës së Klintonit. Por nëse mbaroi për Klintonin, çuditërisht nuk mbaroi për ne. Një mori artikullshkruesish (ndër ta dhe politikani regjisor Dritan Prifti) kanë mbushur...

Read more »

Editoriali i “Gazetes”: Republika dhe drejtesia

26/01/2012

Organizata Politike…….   Herë pas here konservatorët tentojnë ta përkufizojnë republikën duke e kufizuar në alternativën e vetme elitiste ndaj pushtetit të vjetër monarkik. Për ta, mjafton që të paktët janë më shumë se një e kështu minimumi i dallimeve të interesave mes tyre do të garantonte res publica-n, pra të mirën apo hapësirën e përbashkët, si nga epshi pushtetor i të vetmit udhëheqës, ashtu edhe nga marria kolektive e turmave(!)  Ajo çka degdiset ideologjikisht në zgjedhën e harresës së imponuar është fakti që republika e tredhur elitisht në vend të themelojë e të fuqizojë të përbashkëtën, e sheh...

Read more »

Hoteli 351 dhe hekuri përreth

25/01/2012

Shkrim nga Tana Shkodra…. Të jesh poet të duhet vetëm një laps. Kosova nuk të ofron as kaq. Nuk do të kesh me se t’i botosh vargjet e mjera. Të jesh artist është e ndaluar.Ose të tjerët e familjes duhen të kenë të ardhura të mira. Në familjen pesëanëtarëshe s’mund të jenë tre artistë. Sipas Alian Badiousë shteti përcakton çka është e mundshme e çka jo. Hajde tash, kush është fajtor. Kush duhet të jetë prapa hekurave e sa hekura të shiten?   E kisha njohur gjatë verës, afër një hoteli në ndërtim e sipër, krejt afër teatrit. Punë...

Read more »

Rend përmes mohimit të drejtësisë

23/01/2012

Rend përmes mohimit të drejtësisë Arbër Zaimi Situata e përgjithshme pas 14 janarit ndihet e rëndë, gati-gati penguese, mospranuese e përshkrimeve dhe rrëfimeve mbi atë çka ngjau atë ditë në Merdar e te Dheu i Bardhë. Një mori fjalësh e pallavrash, shkrimesh e paçavuresh, lajmesh e gënjeshtrash, mendimesh e opinionesh… krijon një qerthull aq marramendës sa që nis të të përshtjellohet e të të përzihet stomaku e truri, fillon të të duket se s’ka patur aty kurrfarë të vërtete për të cilën t’ia vlente përballja me gjithë atë dhunë policore, po vetëm përralla përmbi përralla, të duket që edhe...

Read more »

Ata janë “Ata”, e ne jemi toçat e kukllës

22/01/2012

Shkrim nga Andi Kananaj…… Me vendimin e orëve të fundit të Gjykatës së Lartë, Ilir Meta del i pastër si një virgjëreshë që ka përtërirë himenin e vet. Për ri-virgjërimin e këtij bashkëpatrioti, bashkërisht kemi paguar 30 milionë lekë: aq sa rritja në monedhë e pensioneve e të gjithë ish-ushtarakëve të marrë bashkë, si togë e dikurshme. Duke marrë në konsideratë edhe Metën Baba të Metës Vip. “Nji” në dorë. Iliri është “Ata”. Luli ishte ministër i brendshëm ditën që u vranë 4 njerëz përpara Kryeministrisë, asaj që kemi, në linjë me fotokopjen që i bëjmë rregullisht formateve institucionale...

Read more »

A kemi një problem nacionalist?

21/01/2012

Patriotë sot nuk janë ata që valëvisin flamurin, por minatorët e Bulqizës, të cilët ngujohen me muaj për të ruajtur nga të paktat pasuri kombëtare që na kanë mbetur në vend. Apo naftëtarët e Vlorës të cilët me thonj po mundohen të mbrojnë industrinë akoma fitimprurëse të naftës. Leart Kola Ka një revansh të madh në mediat shqiptare këto ditë kundër Fatos Lubonjës, për deklaratat e bëra në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Njeriu që u dënua nga brezi i kaluar 17 vjet meqë vendosi të mbronte idete e veta, po akuzohet nga brezat e sotëm prapë si tradhtar....

Read more »

Demokraci pa popull

21/01/2012

Demokraci pa popull Sead Zimeri & Agon Hamza Dhuna e policisë së Kosovës atë ditë ishte shpërfaqja më brutale dhe më e hapur e karakterit të shtetit të Kosovës. Kjo e bëri edhe më të domosdoshme shtrimin e disa pyetjeve fundamentale: Shtet PO, por çfarë shteti? Shtet për kend? Kjo është pytja themelore pas demonstratës së 14 Janarit. Tendenca për ta lexuar dhunën dhe brutalitetin policor/shtetëror të policisë nga prizmi i ngushtë i sistemit juridik e ligjor të vendit. Të gjithë e pranojmë se atë ditë pati tejlakim të kompetencave të policisë, pati shkelje të të drejtës për organizim dhe protestë,...

Read more »

Vetëfundosja e shteteve shqiptare në Prishtinë

20/01/2012

Vetëfundosja e shteteve shqiptare në Prishtinë Idlir Azizi   1.Dhuna e paralajmëruar Shumë pak ditë pasi kryeministri i Kosovës nxori në tryezë termin “Vetëfundosja” dhe pas vërejtjes prej edukatore kopshti të zonjës Doris Pak, pamë përleshjen policore të shtetit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes! te Dheu i  Bardhë. Ndodhi egërsia policore e tipit Terminator, prej policëve që ulërinin shqip, por me muskuj FBI-je, si në filmat e shëmtuar me Van Damme. Egërsia vinte ndaj një demonstrimi që ishte lajmëruar, për të cilin ishte marrë leje. Shkopat e policisë desh i “fundosën” vërtetë aktivistët e Vetëvendosjes!, madje dhe deputetët e saj,...

Read more »

Editoriali i Gazetes: Populli dhe pushtuesit

20/01/2012

Organizata Politike…….Për të dytin janar shqiptarët u ndeshën me pushtuesit. Cilësi e pushtuesit nuk është origjina ento-gjuhësore, por forma dhe qëllimet për të cilat ushtrohet pushteti. Në Tiranë e Prishtinë, pushtuesit bëjnë e shumojnë plaçkën. Rrënojnë për të privatizuar e privatizojnë për të rrënuar. E shqyejnë publiken, pasurinë e hapësirën publike. Të parën përmes vjedhjes e shitjes së burimeve e ndërmarrjeve publike, të dytën përmes mpakjes së hapësirës së reflektimit përmes zhurmavitjes së spektaklit të kasnecëve të pushtuesit e fjalorit të tejvarfër ideologjik. Në Tiranë e Prishtinë, pushtuesit flasin për ligj e kushtetutë, për stabilitet e integrim, e në...

Read more »

Ë

20/01/2012

Ë Zgjim Hyseni Ë – ja nuk më pëlqen në asnjë fjalë të veçantë të gjuhës shqipe. Ose, së paku, gjersa po e shkruaj këtë tekst, nuk po mund ta mendoj një fjalë të tillë ku prania e shkronjës “ë” do të më magjepste. E, megjithatë, seç ka njëfarë hiri e nuri kjo shkronjë.   E keni parë si edhe gazeta ZËRI, shkronjën Ë, në titull e ka aso që shkruhet me dorë. Përderisa shkronjat tjera janë industriale, kjo shkronjë është zejtare. Ajo është e tepërt dhe mungon shpesh. Ë – ja nuk bëhet rehat. Ëëëë, është shprehje e...

Read more »

Një mesazh Brukselit

19/01/2012

Boiken Abazi …………….. “Besojmë se protestat janë plotësisht të pajustifikueshme, sepse shkojnë kundër një parimi themeltar të BE-së që është qarkullimi i lirë i mallrave”, ka thënë zëdhënësi i Ashton, Michael Mann (16 janar, 2012). Kjo deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, znj. Catherine Ashton, vjen pas protestave paqësore të organizuara në datën 14 janar 2012 nga lëvizja “Vetëvendosje!” në dy pikat kufitare me Serbinë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Protesta u organizua me qëllim mbrojtjen e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për...

Read more »

Në prag të vendimit

14/01/2012

Nga Victor Meursault….. Pak ditë na ndajnë nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, në atë çështje penale elementet e së cilës gjithkush i pa me figurë e me zë e që së fundmi u faktuan përtej çdo diskutimi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme me dosjen e plotë të detajuar dhe dorëzuar prej saj. Mundësia që i paraqitet Gjykatës është e rrallë. Me vendimin e datës 16 Janar ajo mund të shenjojë fundin e një epoke dhe bash me të çeljen e një shprese të re për sistemin e drejtësisë dhe për krejt vendin pashmangshmërisht. Mirëpo...

Read more »

Republika e Shqiplehërisë

09/01/2012

Alban Pira… Jo shumë kohë më parë u miratua në parlament ligji i mbetjeve.Megjithëse disa ‘të pashkollë’ e quajn ligji i plehrave ligji kaloi si ligj i mbetjeve edhe pse vet kuptimi i mbetjeve është i mjegullt.Ky ligj jo vetëm që lejon përpunimin e mbetjeve tona(plehrave) por njëkohësisht i hap rrugë edhe importit të mbetjeve(plehrave) nga jashtë vendit.Unë mendoj se Shqipëria duhet dhe po i importon këto plehra  sepse ajo nuk mund dhe nuk po lejon që vende të cilët jetojnë akoma në epokën e gurit si (Gjermania,Italia,Franca,etj) të kenë privilegjin e tepruar të përpunimit të plehrave në një...

Read more »

E kujt është Kosova?

08/01/2012

E kujt është Kosova? Arber Zaimi Vizita e Boris Tadiçit në Kosovë për kërshëndellat e Kishës Pravosllave ka risjellë edhe në mendjet e shqiptarëve më të shfokusuar pozitat e Serbisë në raport me Kosovën. Njëmbëdhjetë vjet pas luftës çlirimtare, njëmbëdhjetë vjet pas genocidit shtetëror të ushtrisë serbe ndaj popullsisë shqiptare, qëndrimet e Beogradit vijojnë të rrezatojnë arrogancën e zakonshme, tipike për sunduesit kolonizatorë. “Kosova është tokë serbe” pohoi Tadiçi nga Deçani, pa iu dridhur qerpiku. Natyrisht që nuk i mori parasysh vuajtjet e tmerret që ka shkaktuar në Kosovë, e pikërisht në Deçan paraardhësi i tij, Millosheviçi. Nuk ka...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031