Monthly Archives: December 2011

Struktura e re gjuhësore e mosbindjes civile të “Zapto-së”

30/12/2011

Analizë nga Bernard Harcourt …….. Marrë nga The Guardian Dëbimet policore me forcë të protestuesve “Zapto” (Occupy), nga sheshet e New York-ut, Chicagos, Oaklandit, Montrealit, Torontos, Berlinit dhe kudotjetër ngrenë pyetje kritike në adresë të ligjëratës aktuale politike -  pyetje këto që nxjerrin në pah shumë prej shqetësimeve tona në lidhje me diskursin publik që ka shoqëruar këtë lëvizje qëndrese pa udhëheqës. Dëbimet me forcë ngrenë si fillim një shqetësim lidhur me fjalën e lirë: mohimi i të drejtës për të zaptuar hapësirat publike qëllimisht krijon një efekt frikësues në mënyrën e shprehjes publike të mosbindjes. Kjo është dyfish problematike...

Read more »

EKZILI – VETËVENDOSJA – EMANCIPIMI

30/12/2011

Ligjëratë nga Idlir Azizi…. Kjo ligjëratë e ka origjinën te një prezantim i librit tim më të fundit me titullin “Don Kanuni, ose ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë”. Ky libër filloi të krijohej më shumë si një reagim shakator lidhur me përqendrimin e energjive kinematografike te ne drejt temës së kanunit, një temë e shndërruar jo vetëm në një ekzotizëm të palezetshëm, por sidomos në një ndryrje që i bëhet shpesh subjektit shqiptar brenda një kanonizmi herë brutalisht turistik, e gjysma aktiv në kohën ku jetojmë. Pa u rrekur shumë, më erdhi si një qartësi pak gaztore, që...

Read more »

Metafizika e tranzicionit dhe demokracia si revolucion permanent

29/12/2011

Punim nga Arlind Qori….. Onto-teologjia e tranzicionit Prej Martin Heidegger-it metafizika rëndom cilësohet si onto-teologji, pra si një doktrinë të qeni që ka nevojë për lëvizësin e palëvizshëm hyjnor, ose më saktë për një truall ekzistenca objektive e të cilit garantohet nga ajo që Hilary Putnam-i e quan “këndvështrimi i syrit të Zotit”, Lacan-i “Tjetri i madh” etj. Cilësi e qasjes metafizike është që nëpërmjet reduktimit të të qenit në prani, pra si qenie me karakteristika të dhëna “para-sysh”, ta reduktojë botën në ob-jekte (të shtrira përkundruall) me identitete të palëvizshme e të vetëmjaftueshme. E në të njëjtën frymë,...

Read more »

Fitorja e politikanëve

29/12/2011

Shkrim nga Belgzim Kamberi….   Ndoshta asgjë nuk e shpjegon më mirë gjendjen e tanishme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, se anekdota e Luftës së Dytë Botërore, kur shtabi gjerman i dërgon telegram shtabit austriak duke i thënë se « gjendja është serioze, por jo katastrofike », ndërsa Vjena përgjigjet : « te ne, gjendja është katastrofike, por jo serioze ». Në rastin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; problemi është që duket se askush nga përgjegjësit politik, nuk ka sot ide konkrete, se si mund të dilet nga kjo gjendje serioze dhe katastrofike. Përderisa çdo ditë e më tepër thellohet mjerimi ekonomik dhe...

Read more »

Kosova si e pavetëdijshmja e Shqipërisë

28/12/2011

Shkrim nga Agon Hamza….. Është interesant të analizohet raporti i shqiptarëve të Shqipërisë me Kosovën. Jo pse ky raport duhej të ishte interesant në vetvete, por transformimi i këtij raporti përgjatë viteve e bën atë interesant. Në fakt, vetëm për gjërat interesante ia vlenë të mendohet. Filozofi Louis Althusser thotë se në filozofi, fillimi i vërtetë është fundi. Rrjedhimisht, të fillojmë nga fundi dhe t’i hedhim kartat mbi tavolinë: në Shqipëri, ky fund ka dimenzionin e fillimit. Fillimi nënkupton një rifillim të raporteve me Kosovën. Një fillim që fundamentohet mbi një raport të çuditshëm: patronizimit absolut në raport me...

Read more »

DËNIMI ME VDEKJE OSE KRIMI I LIGJERUAR

26/12/2011

Shkrim nga Oltion Spiro…. Muret  e sallës ishin të mbuluara me pllaka të bardha, të pastra dhe ishte tërësisht e izoluar.  I ngjante më shumë një laboratori sesa një qelie për të burgosur.  Një njeri ishte i ulur në mes të saj, i ri, i lidhur pas një karrigeje.  Përgjatë një faqeje muri, një xham lejonte që të shikohej gjithçka ndodhte aty brenda nga një sallë ngjitur ku qëndronin njerëz të mbledhur për të soditur spektaklin makabër.  Në 12.30, kokrrat e cianurit u hodhën në një provëz të mbushur me një përzierje acidi sulfurik dhe uji, të vendosur nën...

Read more »

Për cilën nga vdekjet ndjeva më shumë keqardhje

26/12/2011

Shkrim nga Andi Kananaj… Për Leka Zogun I? Për Godon? Për administratorin e Karefur? Apo për Doktor Sokratesin e famshëm, kapitenin e Brazilit në vitin ‘82? Për të katërt njëlloj do të thosha, nëse nuk do të bëja ndonjë diskriminim. Nuk mund t’i ndaj nga njëri tjetri. Vdekja është vdekje dhe nuk mund të shkaktojë veçse dhimbje. E megjithatë, nëse do të ishte vërtetë e domosdoshme të bëja një klasifikim për trishtimin tim, do të më duhej të caktoja disa kritere. Si një ndër kriterët më të zakonshëm, do të konsideroja p.sh. moshën e të ndjerëve. Do të filloja...

Read more »

Nikotinë dhe Berishizëm

26/12/2011

Shkrim nga Gentian Bala….. “Në 2013-ën do të ndodhë ndryshimi i paevitueshëm.  PD do të humbasë zgjedhjet dhe do të ndodhë rotacioni i shumëpërfolur, sepse kështu ndodhi edhe me Nanon në 2005-ën.  Ky proces është i pakthyeshëm, kur një figurë politike dhe partia që e mbështet qëndrojnë për një kohë të gjatë në pushtet.  Ky është pikërisht rasti i Berishës ashtu siç ishte rasti i Nanos disa vjet më parë”.  Me këtë bindje flasin shqiptarët sot, si ata që e ndjejnë veten të lodhur nga qeverisja despotike e Berishës, ashtu edhe ata, të cilëve Berisha nuk iu duket edhe...

Read more »

Bibla ndryshe!

26/12/2011

Bibla ndryshe! Intervistë me eksegjetin biblik Mauro Biglino nga Brunilda Ternova   Librat fetarë, gjithmon një burim i pashtershëm për studiuesit, kanë mbërritur në ditët tona pas një sërë ndryshimesh, rindërtimesh dhe përkthimesh të panumërta. Janë të shumta studimet gjatë shekujve në nivel botëror që janë përpjekur të rindërtojnë me metoda shkencore shumllojshmërinë e ngjarjeve të përshkruara në to, duke na ofruar në këtë mënyrë versione alternative në krahasim me versionin dominues që na është imponuar në një moment të veçantë historik. Një pjesë e mirë e elementëve fetarë të trashëguara nga paraardhësit tanë – shumica në formë gojore...

Read more »

Për Republikën e Shqipërisë, Monarkinë Historike dhe përkrahësit e Pretendentëve “aktualë” të fronit mbretëror. Ose, për kë bien këmbanat?

25/12/2011

Shkrim nga Yllka Lamçe….. Kohët e fundit është përcjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar vdekja e Leka Zogut I, shpesh të përcaktuar nga mediat si “PRETENDENTI PËR FRON MBRETËROR”. Bëhet fjalë për të përditshmet e përditshme, por edhe për ato zyrtare-institucionale, si në rastin e zyrës për shtyp të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, etj. në rend zbritës. Tek lexoja lajmet dhe pozicionimet e përfaqësuesve më të lartë institucionalë lidhur me vdekjen e Leka Zogut I, më bëri përshtypje lehtësia e papërballueshme e lakimit të...

Read more »

Viti

25/12/2011

Shkrim nga Sead Zimeri &Agon Hamza….. A ka diçka interesante që mund të thuhet në fund të vitit? A paraqet viti kalendarik (pra, 365 ditët kalendarike) material interesant për mendim, në kuptimin e mendimit të ngjarjeve që ndodhin përbrenda kësaj periudhe kohore? Më specifikisht, a ka ndodhë diçka interesante në Kosovë, e që ia vlen të përmendet?   Në nivelin global, viti 2011 do të mbahet mend në histori për dy gjëra, një Ngjarje dhe një vazhdimësi e politikës reaksionare. Është fantazma e lëvizjeve dhe organizimeve popullore ajo që vazhdon të sillet mbi botën arabe. Kjo lëvizje e fuqishme politike...

Read more »

Dhurata Qeveritare

25/12/2011

Shkrim nga Leart Kola….. Shpërblime për këtë fundvit nuk do ketë sepse, siç tha dhe vetë Bode, ne kemi punuar shumë për popullin gjatë vitit. Kështu që nuk ka nevojë populli për shpërblime në fund të vitit. Kjo është pak por e vërtetë. Vitin që kaloi Saliu dhe banda e tij kanë bërë shumë dhurata për popullin. Dhurata më e madhe e vitit që po lemë pas ishte 21 Janari e vrasja e katër qytetarëve që e nxori zbuluar, kur e mbuloi me gjak bulevardin, sistemin në të cilin jetojmë dhe kreun e këtij sistemi, Sali Berishën i cili...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

December 2011
M T W T F S S
« Nov   Jan »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031