Monthly Archives: November 2011

Partizani

29/11/2011

Shkrim nga Andi Kananaj, botuar tek “GAZETA”………. Partizani i vërtetë, ai që u vra në ditë me diell a me borë, nuk ishte cinik. Ai u vra me besimin dhe keqardhjen që do të mund të jetonte bashkë me lirinë për të cilën po shkëmbente jetën e tij. Partizani tjetër, ai i viteve ‘90, kur u qëllua nga brenda një komiteti partie, nuk kishte kohë të mendonte se jeta e tij do të kishte më pak vlerë se sa mendonte, ndërkohë që plumbi i shponte mendimet. Partizani u vra në një nga ditët e zakonshme për të tjerët, me brengën...

Read more »

Rileximi i Marksit dhe shtypi i ditës

20/11/2011

Rileximi i Marksit dhe shtypi i ditës Arbër Zaimi Programi i botuar nga PS me propozimet e tij për taksim progresiv të të ardhurave e për TVSH të diferencuar mbi produktet bazike jetësore e ngjalli një farë debati e diskutimi, edhe pse gjërat u mjegulluan pak prej promovimeve të librave të kryetarit Rama apo mëtonjësit Blushi – promovime që e tërhoqën vëmendjen e burzhuazisë opinionbërëse që ka akses në media, më shumë se sa akti politik, pra programi. Propozimet e bëra në program dhe të diskutuara në forumet socialiste e nëpër media duken disi të ndrojtura (e si të...

Read more »

Ky nuk është vendi për të rinjtë

18/11/2011

Shkrim nga Andi Kananaj…… Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaloka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth. Mendoj se dhe të tjerët duhet të mendohen. Brezi i atyre që në masë të madhe po mbarojnë shkollat si juristë apo ekonomistë do të kuptojnë se realisht nuk ka vende pune për të gjithë. Emocioni i të mbaruarit të shkollës (shpesh të paguar dhe shtrenjtë)...

Read more »

“Vullkani” islandez kërcënon sërish (Euro)pën !

17/11/2011

“Vullkani” islandez kërcënon sërish (Euro)pën ! Ermal Petushi Dëgjojmë çdo ditë në media shpehje të tipit: “Pranvera Arabe”, “Protesta masive”, “Erë ndryshimi”, “Njerëz të Indinjuar”, “Demokraci”, “Grevë”, “Dhunë”, “Popull Sovran”… “Revolucion”. Revolucione që vetëm emrin kanë të tillë, që nisin me shumë zhurmë dhe nëse nuk shuhen në heshtje të plotë, shkojnë drejt një lufte civile ashtu sic ndodh në shumicën e rasteve. Ajo që unë shikoj janë 300 milion njerëz që duan një ndryshim po nuk kanë më as forcën e as vulletin për ti ndryshuar gjërat, dhe ata pak që dalin janë aq konfuzë sa harrojnë qëllimin...

Read more »

Gjykimi Politik Si Veprim Politik

15/11/2011

Gjykimi Politik Si Veprim Politik Gent Carrabregu Analistët që shprehin mendimet e tyre në kolumne të rregullta, intelektualët që vendosin herë pas here të dalin nga skutat e fildishta dhe të thonë edhe ata mendimin e tyre për aferat e vdekatarëve të zakonshëm që merren me të keqën e pashmangshme—politikën, pra—janë që të gjithë shumë rehat kur japin mendimet e tyre mbi dhe rreth politikës. Kur e bëjnë këtë ata, të orientuar nga paragjykimi demokratik, e shohin vetën duke konsumuar një të drejtë të pakontestueshme që është e pakushtëzuar dhe e mbrojtur si e tillë nga ligje vendore e...

Read more »

Žižek dhe kriza e kapitalizmit

15/11/2011

Žižek dhe kriza e kapitalizmit Agon Hamza Kapitalizmi po i afrohet nivelit-zero apokaliptik – kjo është teza mbi të cilën fundamentohet njëri ndër librat e fundit të Slavoj Žižek, Living in the End Times. Žižek identifikon katër ‘kalorës’ që do të sjellin kapitalizmin në atë pikë: kriza ekologjike, revolucioni bio-gjenetik, problemet e pronësisë intelektuale dhe rritja eksplozive e ndarjeve dhe përjashtimeve sociale. Çka e bën të ‘veçantë’ qasjen e Žižek-ut në raport me qasjet e tjera anti-kapitaliste? Duke qenë njëri ndër filozofët më serioz dhe më konsekuent të komunizmit, ai e etabloi veten si ‘kalorësi’ i pestë në rrugëtimin...

Read more »

Kundër fetishizimit të demokracisë

15/11/2011

Kundër fetishizimit të demokracisë Sead Zimeri Demokracia: një fetish i vërtetë. Sot të gjithë jemi për demokraci. Bile edhe armiqtë më të përbetuar të saj po vetëshpallen demokratë. Konsensusi demokratik është bërë emblemë hegjemonike në nivel global. Askush nuk është kundër demokracisë. Përderisa kapitalizmi po tërheq kritika nga më të ndryshmet, demokracia është shndërruar në tabu të vërtetë. Nocioni demokraci funksionon si Master-Shënjuesi në jetën politike dhe shoqërore. Master-Shënjuesi është një shënjues pa përmbajtje: përmbajtjen e fiton vetëm a posteriori, si rezultat i fërkimeve joideologjike, por atyre administrative. Ai që siguron më shumë numra, ai udhëheq. Me një fjalë,...

Read more »

Ekzili – vetëvendosja – emancipimi

15/11/2011

Ekzili – vetëvendosja – emancipimi Idlir Azizi Kjo ligjëratë e ka origjinën te një prezantim i librit tim më të fundit me titullin “Don Kanuni, ose ngadalë gjaksi fillon dremit në pritë”. Ky libër filloi të krijohej më shumë si një reagim shakator lidhur me përqëndrimin e energjive kinematografike te ne drejt temës së kanunit një temë e shndërruar jo vetëm në një ekzotizëm të palezetshëm por sidomos në një ndryrje që i bëhet shpesh subjektit shqiptar brenda një kanonizmi herë brutalisht turistik, e gjysma aktiv në kohën ku jetojmë. Pa u rrekur shumë, më erdhi si një qartësi...

Read more »

Mejdani godet me të djathtën

10/11/2011

Mejdani godet me të djathtën Arbër Zaimi Në tavolinat mediatike e në emailet e redaktorëve qarkullojnë këto ditë opinione e analiza, kritika e kundërkritika që rrotullohen e mbllaçisin argumenta pro e kundër evenimentit të radhës në Tiranën mondane, publikimit të programit të Partisë Socialiste. Programi, të cilit i mungon një shtyllë filozofike që të përcaktojë parimet, normat edhe vlerat e politikës, drejtësisë dhe zhvillimit shoqëror që premton të mbërrijë, ka ngjallur një gjeratore kundërshtuesish që po ashtu shfaqen të paprinciptë. Debati më idiot qe (siç edhe pritej) ai Berisha – Rama, që kësaj radhe zgjodhi si spond Karl Marksin,...

Read more »

EDITORIAL I ORGANIZATËS POLITIKE: Ç’TË BËJMË?

09/11/2011

Nëpër filmat aksion të qëmotit, një prej mbylljeve më të zakonshme ishte ajo e një treni, që pasi heroi dhe viktimat kishin shpëtuar duke u hedhur në çastin e duhur, tëposhtej me të këqijtë brenda në humnerën nën urën-hekurudhore. Kështu që teleshikuesi të merrte frymë lirisht për vënien e drejtësisë në vend përmes zjarrit gjithëpërpirës të ndëshkimit të keqbërësit. Prej shekujsh, kapitalizmi e ka marrë timonin e trenit të historisë, dhe përkundër shpresave mesianike të arritjes në stacionin e bollëkut, po i afrohet dita-ditës humnerës së kolapsit ekonomik, rrënimit shoqëror, varfërisë pandemike, formave të reja të përjashtimit e racizmit,...

Read more »

Arlind Qori – (Fund)amentalizmi kapitalist

09/11/2011

  Kur shqiptarit të zakonshëm i ra në vesh togfjalëshi “terapi shoku”, e mori me frymëmarrje lehtësuese ankthin e kapërcimit të panjohur ekonomik. Në fund të fundit, kapitalizmi qenkësh punë “shoqnie” e “terapia e shokut” duhej t’i ngjasonte borxhit mes shokësh te drama “Komunistët”, ku borxhdhënësi i thotë borxhliut: – Paret, kur t’i kesh me thasë, do mi kthesh me grushte. Historia shkoi ndryshe e shqiptari i zakonshëm kuptoi si i papunë, i papronë, i pa-të-ardhme, i pa-atdhe se “shoku” i ri i ngjante “shokut” të sapopërmbysur: të dy pretendonin të përdornin elektroshokun për të ringjallur pacientin, por në...

Read more »

Jona Mersuli – “Occupy” do të thotë zaptim, jo negocim!

09/11/2011

Kritika kryesore ndaj lëvizjeve “Occupy” është mungesa e kërkesave të qarta dhe specifike. Në shumë artikuj, opinionistë, analistë e të ngjashëm të vetëquajtur kështu apo ashtu mbërrijnë në përfundimin tepër profesional: “Ata nuk dinë ç’kërkojnë.” Në një shkëmbim David Brooks dhe Gail Collins, kolumnistë në gazetën “New York Times”, pasi bien dakord se ia vlen të flitet për këtë çështje, meqenëse “detyra jonë si opinionistë është të sjellim në vëmendje se aksh gjëje po i jepet shumë vëmendje”, vënë në dukje numrin e pakët të protestuesve dhe e konsiderojnë lëvizjen si protestë kundër 1% të të pasurve në Amerikë....

Read more »

Leart Kola – Nje bote pa padrone

09/11/2011

Kur në vitin ’99 protestat anti-globaliste në Siatëll mobilizuan qindra mijra njerëz kundra formave shfrytëzuese të kapitalizmit, të gjithë analistët “serioz” e panë këtë shpërthim si një trill rinor. Analiza të pafundme socio-antropologjike u ndërtuan për të shpjeguar shpërthimin e dhunshëm të protestave antikapitaliste, e sigurisht u risoll në vëmendje dështimi i modelit socialist e forma të tjera të shantazhimit publik, kundrejt atyre që po protestonin kundra varfërisë nën sloganin imagjinativ “një botë tjetër është e mundshme”. Megjithatë në atë moment, një botë tjetër e mundshme nuk imagjinohej. Kapitalizmi ishte sërish forma më spektakolare e shprehjes së fetishit të...

Read more »

Artan Sadiku – Qan për t’u okupuar. Shpirti i nahisë Ballkanine

09/11/2011

Sot, kur bota po gdhihet nga ëndrra e keqe neoliberale, kur miliona të indinjuar vërshojnë sheshet dhe rrugët e qyteteve duke shfaqur mospajtimin e tyre të thellë me atë që sot bota ka rezultuar të përfaqësojë, popujt e Ballkanit duket se po flenë. Në këtë gjumë Ballkanik ka dy mundësi: e para që këto popuj të Ballkanit akoma nuk janë trishtuar nga ëndrra botërore neoliberale dhe, e dyta që këto popuj po ëndërrojnë një ëndër krejtësisht të ndryshme nga ajo nga e cila po zgjohen popujt tjerë. Kapitalizmi neoliberal që në vitet e nëntëdhjeta i pat gjetur popujt Ballkanik...

Read more »

Mbi thelbin e rishikuar të demokracisë

07/11/2011

Shkrim nga Yllka Lamçe……..Simptoma e zbrazjes së thelbit të koncepteve si “shteti demokratik”, “shteti social”, “solidariteti shoqëror” etj., është diagnostikuar prej kohësh tashmë, edhe në realitetin shqiptar. Po aq sa simptoma tjetër, ajo e përmbysjes së marrëdhënies që punëtorët kanë apo duhet të kenë me punën, shoqërinë ku ata përkasin dhe me vetë demokracinë. Në preambulën e saj Kushtetuta shqiptare shprehet për “vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut…”, ku spikasin terma si “shteti demokratik”, “social”, si dhe qëllimi i shtetit të përkufizuar kësisoj...

Read more »

Çdo gjë vije në dyshim, por mos guxo me Kapitalizmin

07/11/2011

Shkrim nga Andi Kananaj……..Fytyrat e lodhura e të dëshpëruara të agjentëve të bursës, revoltat nga ato të paorganizuarat të Londrës e deri dhe “pushtimet” e organizuara të territoreve, ku rezistenca e protestuesve duket se është e qëndrueshme, gjenden përkrah në lajmet e huaja. Ndoshta sepse nuk lexojmë shpesh gazeta të huaja, ose sepse ndoshta besojmë me mbi-ndërgjegjje se nuk duhet të interesohemi për lajmet e të tjerëve (se ata fundja e kanë në terezi), fotot që dokumentojnë realitetin në fjalë, nuk na kanë përcjellë asnjë informacion të vlefshëm. Ndoshta janë vendosur në mënyrë naive krah më krah, por përveç...

Read more »

Principia Negante

07/11/2011

Principia Negante Arber Zaimi Në shkrimin e tij të botuar në datë 26 tetor në Panorama Fatos Lubonja trajton çështjen e etikës publicistike, çështje që nuk e sheh me ngjyra të gëzueshme, siç duket edhe nga titulli që shtron një pyetje apokaliptike “A do të shkojmë nga llogoret në fundin e gazetarisë”. Teza e Lubonjës në shkrim është se media tashmë është polarizuar e politizuar dhe është shpërndarë në llogore – respektivisht sipas përkatësive politike të pronarëve. Meqenëse grupet kryesore politike janë tejet konfliktuale, edhe media e kontrolluar prej tyre ka përfunduar që të jetë ushqyese e polarizimit dhe...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

November 2011
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930