Monthly Archives: July 2011

Pamundësia për të ëndërruar (kundër hegjemonisë)

29/07/2011

Pamundësia për të ëndërruar (kundër hegjemonisë) Arbër Zaimi Ndërsa zhvillimi teknologjik ka bërë që mass-media, përcjellësi që lidh botët e brendshme të kujtdo me shumëkënd të evoluojë prej shtypshkrimit te fotografia bardh-e-zi, e më pas te ajo me ngjyra, pastaj te zëri nëpër radio, pamja në lëvizje (video), e gjer te tre dimensionet që mund t’i shohim në kinema – me aftësinë tonë për të ëndërruar ka ngjarë e kundërta. Dikur ëndërrat duket se kishin më shumë ngjyra, më shumë dinamikë e i qaseshin më tepër realitetit, ndërsa sot duket se ëndërrohen ëndërra të printuara në seri, si bartëse...

Read more »

Masat u rikthehen rrugëve të Egjiptit: Revolucion gjer në fitore! (Pjesa II)

29/07/2011

Masat u rikthehen rrugëve të Egjiptit: Revolucion gjer në fitore! (Pjesa II) Shkruar nga: Brian Adams dhe Viktoria Ytterström (11 korrik 2011) Përkthyer nga: Fitim Salihu (29 korrik 2011) E ardhmja e ndryshimit Ajo çfarë na u përshkrua ishte shume e qartë: këtu nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i vërtetë i situatës, madje as të drejtat elementare demokratike nuk janë fituar; kushtet ekonomike janë po aq keq (në mos edhe më keq) se sa më parë. Në një raport të kohëve të fundit mbi ekonominë egjiptiane pas fillimit të revolucionit, „The Economist“ shkruan se: «Pas kryengritjes, GDP-ja u rrënua,...

Read more »

SHPALLJE E “ORGANIZATËS POLITIKE”

28/07/2011
Fytyrat e te "Pafytyrëve"

DREJTËSIA SI PËRMBAJTJE KUNDËR LIGJIT SI PROCEDURË Organizata Politike vendosi t’u japë fytyrë të pafytyrëve. Në Shqipëri, gjithkush e ka një fytyrë; gjithkush që ushtron një funksion publik njihet për ç’bën e ç’nuk bën. Gjithkush… përveç gjyqtarëve, roli kushtetues i të cilëve është nga më të rëndësishmit. Ata, të cilëve parimet kushtetuese u kërkojnë të gjykojnë paanësisht e drejtësisht, prej kohësh janë bashkëpërgjegjësit e padrejtësive të mëdha, të paguara me jetë njerëzish e mundësi të munguara zhvillimi shoqëror. Nëse populli njeh e gjykon përditë bashkëfajtorët politikë, s’ka pse të mos kenë të njëjtin fat edhe bashkëfajtorët gjyqësorë. Në Shqipërinë...

Read more »

Demokraci në kohë krize

28/07/2011

“Ky ligj është i mirë se kështu e kanë edhe në Amerikë”; “Ktë ligj kanë të gjitha vendet e Europës”; “Ligji është i mirë por nuk e zbaton njeri”; apo “Ligje kemi sa të duash” janë fraza që japin idenë e qartë se si vlerësohen nga ana cilësore dhe sasiore kombinimet e mundshme jurisprudenciale, në të përditshmen popullore. Këto shprehje, që fusin në të njëjtin thes të gjitha kodet dhe procedurat e tyre pa vlerësuar me kujdes hierarkinë e akteve, do të bënin të dridheshin nga adrenalina çdo profesor të së drejtës; por nga ana tjetër, në një kuptim...

Read more »

Nga kufijtë e mundësive, te mundësitë për kufijtë

27/07/2011

Nga kufijtë e mundësive, te mundësitë për kufijtë Albin Kurti Në orët e vona të 26 korrikut 2011, njësitë speciale të Policisë së Kosovës i morën nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31. Vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 20 korrik 2011 për moslejmin e mallrave prej Serbisë në Kosovë po bëhej absurd pa këtë vendimin tjetër që urdhëronte policinë për vendosjen e doganave në veri. Të gjitha mallrat që nuk do të lejoheshin të hyjnë në pikat kufitare në Merdarë të Besianës dhe te Dheu i Bardhë në Dardanë do të orientoheshin kah veriu dhe do të...

Read more »

Pyetja e gabuar që shtron Edi Rama

26/07/2011

Pyetja e gabuar që shtron Edi Rama Arbër Zaimi Në një intervistë të dhënë të dielën e të publikuar dje te “Shekulli” Edi Rama, tashmë nga një pozicion i ri, nga ai i ish-kryebashkiakut (sërish kryetar i Partisë Socialiste) rreket t’i japë përgjigje së njëjtës pyetje të vjetër e goxha popullore në elektoratin socialist e jo vetëm: “Si të heqim Salën”. Se si është përgjigjja, pak rëndësi ka, në momentin që vetë shtrimi i kësaj pyetjeje është i gabuar. Le të hetojmë gabimin që bëjnë të gjithë ata që përpiqen ta shohin shpëtimin te “heqja e Salës”, e me...

Read more »

Piramida nga lart përmbi piramidën nga poshtë

23/07/2011

Piramida nga lart përmbi piramidën nga poshtë Arlind Qori Po sikur çështja të mos reduktohet në saktësinë e përgjigjes?! Cila është pyetja? Ajo e përdisamuajshmja: a duhet me u prish piramida? Sigurisht që jo. S’do mend që jo. Duhet me e pasë humorin të lidhur me fazat e hënës për me mendu ndryshe; për me mendu se shqetësimi shoqëror trupëzohet në të patrupëzueshmen, fantazmën e tiranit; për me mendu se parlamentarizmit i nevojitet godinë madhështore në vend të përfaqësimit autentik, për me mendu se në teh të theqafjes ekonomike duhet me mbajt në kurriz edhe trastën e shpenzimeve spektakolare....

Read more »

Një alarm i vazhdueshëm ekonomik (pjesa I)

21/07/2011

Një alarm i vazhdueshëm ekonomik (pjesa I) Slavoj Zizek Përktheu Arbër Zaimi Protestat e këtij viti, kundër masave shtrënguese të Eurozonës që po imponohen në Greqi dhe në shkallë më të vogël në Irlandë, Itali edhe Spanjë, na imponojnë dy rrëfime. Rrëfimi i parë, ai mbizotërues, vjen nga regjimi dhe propozon një natyralizim të depolitizuar të krizës: masat dhe rregullat që ndërmerren nuk paraqiten si vendime politike por si imperativë të një logjike neutrale financiare – pra nëse duam që ekonomitë tona të stabilizohen, thjesht duhet gëlltitur kjo hapë e hidhur. Nga ana tjetër kemi rrëfim të ndryshëm, atë...

Read more »

Masat u rikthehen rrugëve të Egjiptit: “Revolucion gjer në fitore!” (Pjesa I)

18/07/2011

Masat u rikthehen rrugëve të Egjiptit: “Revolucion gjer në fitore!” (Pjesa I)   Shkruar nga: Brian Adams dhe Viktoria Ytterström (11 korrik 2011) Përkthyer nga: Fitim Salihu (16 korrik 2011)   Autorët e këtij artikulli vizituan Egjiptin muajin e shkuar (qershor 2011 – .p.) për të parë gjendjen në vend pas rrëzimit të Mubarakut dhe për të parë nga afër revolucionin. Ajo çka ata panë ishte një shoqëri akoma përplot me kontradikta që mezi mbaheshin të fshehura. Të gjitha këto kontradikta tanimë kanë dalë në sipërfaqe akoma më shumë. E premtja e 8 korrikut ishte dëshmitare e protestave më...

Read more »

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri II, XX

17/07/2011

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri II, XX (Nga Peter Boyle, përktheu Arbër Zaimi)   Përballë shtëpisë sonë gjendet agimi dhe mjegulla e detit që na hyn në luginë.   Në degët e pemëve pushon tymi i ftohtë i agimit:   shënime zogjsh të padukshëm ua kthejnë sërish gjumin të vdekurve   ~o~   Kalamendem jashtë të shoh agimin harroj që jam vetëm. Dy milion diej kanë lënë ende ca vend për mua.   ~o~   Dheu më i largmë ndodhet aty, te ballkoni im agimeve.   (nga Libri i Blertë i Ebtesit) 4 lexues e pelqejne kete shkrim. Me...

Read more »

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri II, XVII

17/07/2011

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri II, XVII (Nga Peter Boyle, përktheu Arbër Zaimi) Atyre ditëve dielli gjithnjë rrëshkiste përtej kufirit të së shikueshmes, një herë zhdukej, pastaj shfaqej aty ku s’pritej – brenda ndonjë sënduku të kyçur, te ndonjë sandale gruaje, te ndonjë pasqyrë e nxirë apo te gropa e cekët që kish gërmuar ndonjë kopshtar për të mbjellë ndonjë trëndafil. Ndonjëherë, mesditave, dielli e kthente veten përsëmbrapshti, duke bërë që brendia e tij e zezë të shndriste verbueshëm e të tmerronte shtëpitë e njerëzve. Atëherë Vazhduesi i madh mori masa, dhe numra iu caktuan qiejve, dhe forma gjeometrike...

Read more »

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri II, XII

16/07/2011

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri II, XII (Nga Peter Boyle, përktheu Arbër Zaimi) Mes paraardhësve të popujve tanë, të atdheut tonë helen e të kolonive të tij të panumërta, si dhe në qytetet motra, poeti ka qenë një figurë veçanërisht e admiruar, që ngjallte frikë të madhe. Është i mirënjohur fakti që një poemë mund të ndryshohet gjithnjë prej poetit, kështu që e vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën e një poeme të caktuar, është po të vrasësh poetin. Kjo ka qenë arsyeja pse poetët nuk e kanë patur me qejf shkrimin e poemave, lëre pastaj përfundimin e tyre....

Read more »

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri I, XVII

16/07/2011

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri I, XVII Nga Peter Boyle, përktheu Arbër Zaimi Anaksimeni qe i pari që llogariti saktësisht përmasat e universit. Ndërsa Nepentheja, vajza e matematikanit Ptarkus, zbuloi konstanten për peshën e qiellit. Kushërira e saj, Mistra, tregoi që ëndrrat nuk peshojnë njësoj. Mistra qe e para që provoi përfundimisht se ëndrrat e ujta janë shumë më të rënda se ëndrrat e zjarrta. Kur gjithë këto përllogaritje të ditura e madhështore iu paraqitën Sharshit të tretë, shahanshah dhe sundues i gjithë Parthisë, atij as që i bënë përshtypje. Veç të tjerash, ai qe një njeri që njëzet...

Read more »

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri I, XVI

15/07/2011

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri I, XVI (Nga Peter Boyle, përktheu Arbër Zaimi) Në kohën e shtrëngesës së madhe Enobi, perandori i legjioneve palmiriane u syrgjynos përtej Istrit, i akuzuar për nekromanci. Megjithatë dihet fort mirë se ai, më shumë se sa një njeri që komunikonte me të vdekurit, ishte një njeri që përndiqej prej së ardhmes. “Kudo shkoj”, ankohej, “shoh veç të ardhmen”. Gjithçka nisi në një ditë qetësie të papërjetuar më parë në perandori. Duke ndenjur në bedenat e një fortese në bregdetin ilir ai dëgjoi shpirtra engjëllorë që recitonin me zëra më të lartë se çdo...

Read more »

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri IV, XIII

15/07/2011

Apokrifat e Uilliam O’Shounsit: Libri IV, XIII (Nga Peter Boyle, përktheu Arbër Zaimi) Banorët e Fokisë e dinë mirë që paraardhësit e tyre arritën aty prej vendeve të lindjes së largme, me anije gjatoshe zbukuruar me dru të gdhendur, të shtyra prej rremave e me një direk të vetëm. Po sot banorët e Fokisë anije nuk kanë, as erërat nuk i njihnin, gjersa në vendin e tyre shkuan tregtarët grekë. Fokianët thonë se zanatin e ndërtimit të anijeve e humbën kur një përbindësh i madh doli prej detit. Po ashtu, na sigurojnë se paraardhësit e tyre dinin të bënin...

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (7 – e fundit)

14/07/2011

Konceptet themelore të Marx-it (7 – e fundit) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e shtatë dhe e fundit) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi KRITIKA Ka disa probleme brenda teorisë së Marx-it të cilat duhen diskutuar. I pari ka të bëj me komunizmin ekzistues në praktikë. Dështimi i shoqërive komuniste dhe transformimi i tyre drejt një ekonomie më të orientuar nga kapitalizmi na detyron të rishikojmë domethënien e teorisë marksiste dhe rolin e saj brenda sferës së sociologjisë (Antonio, 2000: Aronso, 1995; Hudelson, 1993; Manuel, 1992). Duket sikur idetë e Marx-it janë provuar njëherë dhe kanë dështuar. Në një...

Read more »

Pavarësia nga Shqipëria

13/07/2011

Pavarësia nga Shqipëria Albin Kurti Më 13 gusht 2009, Kryeministri Hashim Thaçi është ankuar te zëvendësambasadori amerikan Michael McMurphy që kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha po përzihet në politikën e Kosovës. Kështu thuhet në një kabllo diplomatike ende të pabotuar të dosjes së Wikileaks, sipas gazetës Koha Ditore. Nuk do mend që shumë njerëzve kjo mund t’iu duket e pritshme dhe normale duke e pasur parasysh kryeministrin Thaçi, etjen e tij për pushtet dhe mënyren e zakonshme të politikëbërjes ditore në Kosovë. Thaçi është frikësuar nga ndikimi i Berishës në Kosovë dhe përkrahja që Berisha mund t’ua bëjë figurave...

Read more »

Qyteti kufitar dhe kufijtë e humanizmit

13/07/2011

Qyteti kufitar dhe kufijtë e humanizmit Shkroi: Fitim SALIHU I Paul Simon me ëndje nxjerrte fjalët duke kënduar «I’ve gone to look for America». Dhe çdo tinejxheri, këmba e të cilit nuk ka shkelur kurrë atje, Amerika ia përkujton një varg stereotipesh të betonuara në mendjen e tij: Hollywood, Beverly Hills, McDonald, Coca-Cola, NBA, kazinotë e Las Vegas-it, Ura e San Francisco-s, Kolorado, muzika Rap dhe ajo Rock, xhinset apo kaubojët e filmave Western, shevroletët e kadillakët, e shumë pika të tjera referimi, rezultat i propagandës së gjigantëve të mass-medias amerikane. Amerika është t’ia kthesh shpinën perëndimit të diellit,...

Read more »

Ku qëndron problemi te marrëveshja me Serbinë?

11/07/2011

Ku qëndron problemi te marrëveshja me Serbinë? Besnik Pula Erdhi momenti i pritur i përfundimit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit të organizuara nën patronatin e BE-së. Erdhi zhgënjimi i opozitës por edhe entuziazmi i ligësht i kryeministrit për marrëveshjen. Qeveria, dhe veçanërisht kreu i saj, gjatë tërë kohës ka mbajtur një qëndrim tejët jokoherent karshi negociatave, herë duke insistuar se këto janë përmbushje e obligimeve ndërkombëtare, herë duke i quajtur rrugëtim i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së, herë si hap drejt njohjes së Kosovës nga Serbia, refren që u përsërit sërish nga kryeministri Thaçi këto ditë....

Read more »

Konceptet themelore të Marx-it (6)

11/07/2011

Konceptet themelore të Marx-it (6) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e gjashtë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi KONCEPTIMI I HISTORISË NËPËRMEJT MATERIALIZMIT Marx-i besonte se historia ndjek një trajektore të parashikueshme, dhe nxitur nga ky besim ai ndërtoi parashikimin e tij mbi të ardhmen e kapitalizmit. Ky parashikim bazohej mbi konceptin e tij të historisë nëpërmjet materializmit (i njohur edhe si materializmi historik). Ideja thelbësore e materializmit historik të Marx-it shtrohet nëpërmjet pretendimit se mënyra se si njerëzit plotësojnë nevojat e tyre materiale, në përgjithësi, përcakton dhe kushtëzon marrëdhëniet e tyre me njeri-tjetrin, institucionet shoqërore, si dhe idetë...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

July 2011
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031