Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e dytë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi Skica Biografike Karl Marx ka lindur ne Trier, në Prusi, në 5 maj të vitit 1818. Babai i tij punonte si avokat dhe kishte krijuar disa kushte jetese tipike për një familje të shtresës së mesme. Të dy prindërit vinin nga familje hebrehe, por për disa arsye të lidhura me biznesin, babai i tij u kthye në Luteran kur Karl-i ishte ende shumë i ri. Në vitin 1841, Marx-i përfundoi studimet e doktoraturës në degën e filozofisë në Universitetin e Berlinit. Kjo shkollë ishte nën ndikimin...











