Monthly Archives: May 2011

Të integrohesh si njeri, e të integrohesh si lypës

30/05/2011

Të integrohesh si njeri, e të integrohesh si lypës Arbër Zaimi Një seri telegramesh të publikuara në 21 maj në Wikileaks rrëfejnë historinë e tensionit të krijuar në 2008 mes Greqisë e Turqisë, për shkak të një konflikti mbi shfrytëzimin e Egjeut, për ndarjen e të cilit dy vendet në fjalë ende nuk kanë rënë dakord. Telegramet e publikuara nga Wikileaks si shpeshherë, janë të lëshuara nga Ambasada Amerikane (në Athinë kësaj radhe) dhe i drejtohen departamentit të shtetit. Në raportim mësohet se një anije norvegjeze, e shoqëruar nga disa fregata turke, në nëntor të 2008 ka qenë duke...

Read more »

Louis Althusser: Ideologjia

28/05/2011

Louis Althusser: Ideologjia Pjesa III Agon Hamza Gabimi kryesor në raport me punën e Althusser-it qëndron në disa tendenca për leximin e punës së tij si një tërësi konsistente. Puna filozofike e Althusser është përplot çarje dhe inkonsistenca, thelbësisht e pakompletuar (kujtoni faktin që Althusser realisht ka shkruar vetëm një libër). Por, është kjo pika e jokompletësisë ajo e cila e hap horizontin Althusserian. Në periodizimin më të thjeshtë të punës së tij, filozofia e Althusserit ndahet në (së paku) tri periudha: periudha e parë (vitet ’60) me librat Leximi i Kapitalit dhe Për Marx-in i takojnë periudhës së...

Read more »

Sindroma e burrit të shurdhër

28/05/2011

Sindroma e burrit të shurdhër Andi Kananaj Për çdo popull të prezumuar mendërisht të shëndoshë, qeveria është një strukturë të cilës i delegohen cilësi të tilla që të mund të lehtësojë  jetën e gjithsecilit. Qeveria që vjedh nuk është qeveri, është grup kriminelësh sipas çdo kodi penal në botë. Vështirë se do gjendet dhe në të ardhmen një kod penal ku përvetësimi të jetë i garantuar me ligj. Qeveria që vjedh për të siguruar më pas dhe deformimin e vullnetit të qytetarëve është qeveri që duhet rrëzuar dy herë. Kjo qeveri ka në dorë dhe ligjin, dhe të ardhmen,...

Read more »

Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Studentit

25/05/2011

Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Studentit Sara Radovicka Po qe se bie fjala tek fjala, dhe meqë bie fjala gjithnjë te fjala, le të përpiqemi të përfshijmë në të një lloj qëllimësie shprehimore. Ku në të? Te fjala pra! A mos po kërkojmë të tejkalojmë diçka si komunikimi shterp? Diçka si një lloj gjëje që nuk të shtyn të flasësh më tej, dmth, të thuash fjalë të tjera? Të bëjmë sikur caqet nuk përcaktohen as nga bërja rutinore e fjalës, as nga rutina fjalore pa bërje? Por fjalët vijnë dhe na formojnë pohime. Le të përpiqemi pikërisht...

Read more »

Kanalizimi pa Qytet

25/05/2011

Kanalizimi pa Qytet Albin Kurti Në ligjëratën e tij të mbajtur në Bordeaux me 20 prill të vitit 1967, psikanalisti francez Jacques Lacan, përveç tjerash, tërheq vëmendjen për një dallim të madh ndërmjet njeriut dhe kafshës në kontekstin e natyrës pa dashur të – siç thotë ai – pluskojë në antropologjinë kulturore. Ndryshe prej të gjitha niveleve të mbretërisë së kafshëve, që nisin me elefantët e hipopotamët dhe përfundojnë me meduzat, njeriu natyrshëm karakterizohet nga një turp i jashtëzakonshëm që ndjen për evakuimin e jashtëqitjes. Njeriu është kafsha e vetme për të cilin kjo gjë paraqet një problem. Sigurisht...

Read more »

Gjirizi i proporcionalit – ose kur fiton çelësat e kashtës

24/05/2011

Gjirizi i proporcionalit – ose kur fiton çelësat e kashtës Gjergj Erebara Ka një si tip barsalete që tregohet për zgjedhjet e vitit 1996. Komisionerët e Partinë Demokratike po manipulonin votat kur dikush shtroi pyetjen: pse po i manipulojmë votat se praktikisht zgjedhjet i kemi fituar!? Njëri nga komisionerët iu përgjigj: Na duhet proporcionali! Mund të jetë goxha ngushëllim për të djathtën dhe median pranë saj: Aleanca për qytetarin, falë votave të fshatarit shqiptar anekënd vendit, mori më shumë këshilltarë bashkiakë e komunalë në zgjedhjet e fundit vendore që u mbajtën më 8 maj, por që rezultatin e të...

Read more »

Dy qytete në një vend – tirana dhe Tirana, një histori konflikti

23/05/2011

Dy qytete në një vend – tirana dhe Tirana, një histori konflikti Arbër Zaimi Ekziston Tirana, e njëkohësisht ekziston tirana, dy qytete krejtësisht të ndryshme, që gjeografikisht ngrihen saktësisht mbi të njëjtin vend. Banorët e njërit qytet janë trajnuar e indoktrinuar që të mos i shohin dot kurrë banorët e tjetrit, e anasjelltas. Thyerja e këtij rregulli, ndodh shumë rrallë, e në u zbuloftë, ndëshkohet. Metafora është e huazuar nga një libër të China Mieville-it, i lexuar më herët, por të cilin ma solli ndërmend ky pasazh në një tekst të Mustafa Nanos, që lexova dje: a dy botë...

Read more »

Pergjigje nji bufoni te TV-s ne stilin e Bacit Ali me titull “Shtrohet pyetja: Ku asht zgjidhja? Poh!”

22/05/2011

Pergjigje nji bufoni te TV-s ne stilin e Bacit Ali me titull “Shtrohet pyetja: Ku asht zgjidhja? Poh!” Genc Kadriu Zotni analist/gazetar/debatues/opinion formues…klloun i oborrit, Sikurse spojlerat, poh, njashtu edhe fjalimet i kam te gjata, por kesaj radhe kam me qene lakonik, poh, ne pergjigjen teme, e cila s’ka te baje me ty personalisht, por me aparatusin ideologjik qi asht njikohesisht edhe diskurs qi ti s’e flet, por qi ty te flet, dhe bartes i sinjifikimit tand. Duket se, ti zotni, dhe e shume si ti, ekzistoni ne periudha historike e rrafshe logjike, ne saje te ”nevojes” qi asht nevoje e elitave sunduese per me i mbylle hapsinat  polemike dhe organizue agoni perpetuale (te panderprere),...

Read more »

A mundet të flasë dëgjuesi, e Spivak të dëgjojë?

22/05/2011

A mundet të flasë dëgjuesi, e Spivak të dëgjojë? Valdrin Prenkaj Ardhja e Gayatri Chakravorty Spivak në Prishtinë nuk ishte e befasishme aq sa ishte befasuese sjellja e saj autoritare si dhe mënyra e diskutimit që ajo reflektoi me të pranishmit e interesuar, që ishin mbledhur në kafe-librarinë Dit’ e Nat’ në Prishtinë për të komentuar dhe diskutuar me Spivak. Pyetja e parë që hapi “diskutimin” ishte kur unë theksova, si është e mundur të analizohet pozita e femrës prej aspektit klasor kur ne e dimë se në Kosovë nuk ka prodhimtari, prandaj nuk mund të ketë as marrëdhënie të prodhimit....

Read more »

Reflektim mbi ngjarjet e fundit në Spanjë

21/05/2011

Reflektim mbi ngjarjet e fundit në Spanjë Taulant Bytyqi 1. REFLEKTIM MBI NGJARJET E FUNDIT NË SPANJË Në kohën kur bota, po shikon fitoret e Spanjës në sportet e ndryshme, befas vëmendja kthehet dikund tjetër. Ai entuziazëm rinor tani u shfaq në shenjë pakënaqësie mbi jetën dhe kushtet, që u ofron shteti spanjoll. Nën thirrjet  “Rinia pa të ardhme, pa shtëpi, pa përkujdesje shëndetësore, pa pensione të garantuara, rinia pa frikë”, po mbahen protesta në gjithë Spanjën. Shkarazi na vie në mendje një tablo, e një rinie entuziaste, dhe panorama të cilat i servohen botës si gjendje e kënaqur...

Read more »

Louis Althusser: Marksizmi dhe Filozofia

21/05/2011

Louis Althusser: Marksizmi dhe Filozofia Pjesa II Agon Hamza Marksizmi dhe filozofia kanë një marrëdhënie jo të zakonshme. Në fakt a nuk ishte vetë Karl Marx ai i cili kishte marrëdhënie të tensionuara me filozofinë dhe nuk arrinte të vendoste raporte të qarta me te? Marksi ishte i trajnuar në drejtësi, ndërsa doktoroi në filozofi me temën Dallimi ndërmjet filozofisë së Epikurit dhe Demokritit për Natyrën. Në periudhën ndërmjet doktoratës deri tek Tezat mbi Feuerbach-un, përkatësisht libri (i bashkë-shkruar me Engelsin) Ideologjia Gjermane, Marksi ishte fillimisht nën ndikimin e Hegelit dhe pastaj të Feuerbachut, dhe siç thekson Althusser, puna...

Read more »

T’i themi derrit – derr!

20/05/2011

T’i themi derrit – derr! A. Zaimi “T’i thuash derrit – dajë”, në kushtet ku gjallojmë ne, shqiptarët, nuk është ndonjë trimëri e madhe. Përkundrazi, në vendin tonë përditë e më absurd, veprim kurajoz, guximtar e çlirues është t’i thuash derrit – derr! Mirëpo, për shumë arsye, në shumë momente të historisë sonë si komb e popull, ne kemi gjetur aftësinë e çuditshme ta rehabilitojmë derrin, t’i themi “dajë”, madje edhe të besojmë se ai është njëmend daja ynë, vëllai i nënës. Derrat kohët e fundit janë shtuar shumë ndër shqiptarë, e si derra që janë nuk lënë vend...

Read more »

Kombi i rrugës

18/05/2011

Kombi i rrugës Avni Zogiani Nuk është hera e parë në histori që politika kërkon që një projekt infrastrukturor ta shndërrojë në një sentiment kombëtar. I tillë projekt për shembull ishte hekurudha transkontinentale që përshkon Amerikën dhe lidhë bregun e Atlantikut dhe Pacifikut. Në të tilla projekte sakrifikohen njerëz e pasuri dhe gjeneratat që i ndërtojnë zakonisht nuk presin ditën e shpagimit. Ky projekt ka definuar në masë të konsiderueshme edhe kombin amerikan. Bashkë me linjën teleferike praktikisht ndihmoi popullimin e Perëndimit dhe bashkimin e disa shteteve në SHBA. Që nga fillimi i diskutimit të kësaj rruge amerikanët nuk...

Read more »

Reflektim mbi negociatat

17/05/2011

Reflektim mbi negociatat Elvis Hoxha Më shumë se kurrë duhet përpiqemi të mos biem në opinionet e dobëta ku na hedhin pareshtur reduktimet qeveritare të politikes. Ato nisin me vetë-deklarimin e qeverisë mbi karakterin jo-politik të këtyre negociatave. Lëvizja Vetëvendosje!, ka treguar shumw mirw se nuk ekziston mundësia e negociatave jo-politike me armikun historik serb. Nga Hysamedin Feraj le të marrim si orientim të përhershëm, për sjelljen politike në relacion me çështjet dhe entitetet që na rrethojnë, se “ne nuk jemi në parim kundër negociatave, por kundër negociatave pa parim”. Kështu që në këtë kontekst po mundohem të formuloj...

Read more »

Louis Althusser: Bashkëkohësi ynë

17/05/2011

Louis Althusser: Bashkëkohësi ynë (Pjesa e parë) Agon Hamza Louis Althusser është njëri ndër filozofët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. “Marksisti kontraverz” i Francës, siç i referohen studentët dhe pasuesit e tij, nuk ishte kontraverz vetëm përbrenda ‘kampit’ progresiv Marksist, por ishte i tillë sepse bëri që edhe intelektualët e tjerë jo-Marksistë, të marrin Marksin seriozisht në debatet dhe diskutimet e tyre: por, jo Marksizmin si monument i së kaluarës, korpus interesant i ideve, etj, por Marksizmi si sfidues serioz i praktikave të filozofisë, ekonomisë, poltikës, etj (Balibar, 1993). Në këtë kontekst, pyetja legjitime është kjo: çka...

Read more »

Numri shumës i 28 nëntorit

17/05/2011

Numri shumës i 28 nëntorit Elvis Hoxha I rrallë duhet të jetë fakti që një popull, përgjatë historisë së tij, të ketë ndjekur një larmi artikulimesh të së njëjtës datë: me artikulim gjeografik: Krujë, Vlorë, Shkodër, Drenicë; me artikulim datash: 1443, 1912, 1944, 1999. Këto mund të quheshin thjesht artikulime kolektivizimesh politike: nisje e një lloji aleancash mes princash, deklarim pavarësie pa autonomi territoriale, çlirim i një pjese të një kombi si për të thënë se aty mbaron dhe kombi, nisja e një lufte të armatosur që me përkufizim duhet të përfundojë me diçka heterogjene, stabilitet ose paqe. Por,...

Read more »

Berisha, “Njëshi i Kafazit”

16/05/2011

Berisha, “Njëshi i Kafazit” Dorian Matlija Bën, c’bën, Berisha e gjen gjithmonë një mënyrë sesi ta ktheje erën në favor të velave të tij. Kësaj rradhe është humbës me kadidatin e tij në Tiranë, ndonëse me 10 vota, dhe partia e tij është humbëse në sasi votash po ta shohim jashtë koalicionit Aleanca për Qytetarin. E megjithatë ai ka në dorë fyellin me të cilin po bën muzikën më rokamboleske të mundshme dhe të tjerët vazhdojnë të hedhin vallen e tij. Kështu ngado nëpër Tiranë është duke u ngritur pretendimi se janë hedhur vota të vlefshme nëpër kuti të...

Read more »

5 tangjente përmbi zgjedhjet

16/05/2011

5 tangjente përmbi zgjedhjet Arbër Zaimi Drejtësia, dyshimi dhe vota popullore Në një analizë të karakterit qytetar, domethënë të karakterit të personit që domosdoshmërisht identifikohet si pjesë e një bashkësie, e një komuniteti me të cilin ndan (qoftë dhe fare pak) vlera, marrëdhënie, pasuri (a varfëri), apo halle e probleme, mund të arrij të kuptoj deri diku qytetarët që votuan për Ramën, për arsye të konservatizmit, traditës, interesit personal, frikës nga Berisha, apo dhe besimit te vetë Rama. Mund të kuptoj edhe ata që votuan për Milloshin si nostalgjikë apo si fiksimaxhinj. Edhe ata që si unë, nuk votuan...

Read more »

A është qeveria e Kosovës liberale?

14/05/2011

A është qeveria e Kosovës liberale? Besnik Pula Bardhyl Salihu, redaktor i Nismës Ekonomike për Kosovën me seli në Vjenë, ka reaguar ndaj kolumnës sime të datës 24 prill 2011, mbi çështjen e pronësisë shtetërore në ekonomi. Po shpresoj se z. Salihu nuk i ngelet hatri që nuk po i përgjigjem në morinë e çështjeve të ngritura nga ai, disa nga të cilat i kemi debatuar më herët në shkëmbimet tona në Facebook. Po e kthej debatin në një çështje që e konsideroj më eprore, që z. Salihu e përmend  shkarazi në shkrimin e tij. Kjo çështje është nëse...

Read more »

Aksioni ynë

14/05/2011

Aksioni ynë Naim Jakaj Aksioni është veprim i përqendruar për një synim të caktuar. Aksioni e ngjall jetën, e s’e lë të njëmendet zymtësinë. Aksioni është hapësira ku intelekti dhe vullneti bëhen bashkë, njëjtë sikur barutit kur i vihet zjarri. Aksionin e fillojnë njerëzit e parelaksuar, njerëz që janë të pakënaqur, të shqetësuar, njerëz që nuk pajtohen me rendin e gjërave i cili nuk është në interes të tyre, njerëz që janë të gatshëm për ndryshime. Natyra e tij nuk është ndalëse. Aksionet janë produkt i një gjendjeje e cila është e pafavorshme për qytetarët dhe situatës së padëshirueshme....

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

May 2011
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031