Dies iræ

22/08/2010

Dies iræ! dies illa

ditë e kotë, dhe bosh, dhe bosh

avuj alkooli, qytet sarhosh

tërhiqen jevgjit prej koshi – në kosh

Solvet sæclum in favilla:

krahë hollakë që formojnë pyje

gjith’ trazohet ndën arsye

tek zhbëhen mend, shndërmenden krye


Teste David cum Sibylla!

n’sa diell lindka prej per’ndimit

yje s’shuhen pas agimit

n’sa ka thelb poshtë vernikimit

Quantus tremor est futurus,

puthen e ndërzehen zhgane

dashuri amerikane

feeling cold në rruspihane


Quando iudex est venturus,

si ndëshkim të vjen cektësia

ndjenj’e zvjerdhur, anemia

zemër hiç, emaile mija


Cuncta stricte discussurus!

nëpër prekje e në shikime

shpres’ e lindur mbi thërrime

zhvaren njerëz, zhbëhen krime

Tuba, mirum spargens sonum

pashë tek endej nëpër natë

veç fustani i saj i gjatë

rrjetash gjumi i kapur mat


Per sepulchra regionum,

n’disa duar i ndotur, zhgrryer

fërkuar vajrash, parfumesh lyer

n’ca mendime, shklyer, shkërdhyer


Coget omnes ante thronum.

spërdridhen femra në formë ngjale

drita reklame, aromë speciale

gjendet parajsa nga halja në halé

Mors stupebit, et natura,

kundër-e-kuqja në mendt e tua

shterpë është ambienti, me dua-s’dua

përplasen engjëj nën gjurmë potkua


Cum resurget creatura,

çka quaj vete, veten përmbys

çka shpallet lindje, diellin e ngrys

s’u bëka Njëshi me dy e gjys’


Iudicanti responsura.

lutesh për kohën, kohën ta jap

gjithçka që do, merre ta jap

veç ma jep verën, se do pi prapë

Liber scriptus proferetur,

çohesh dhe ikën – boll më qëndrim

zhvishesh nga vetja, kryen mbarim

sheh rrotull krimba, dhe s’ndihesh trim


In quo totum continetur,

hapi sytë bosh që flenë patrazuar

lotësh dhe uji të kripëruar

shihmë në sy, e jo më ndë duar


Unde mundus iudicetur.

ca përthyer, ca në shpinë

skandali bëhet rutinë

akuarium ku peshqit rrinë

Iudex ergo cum sedebit,

një dritë rozë në rrugën tej

rrymë e rënduar, tension në dej

çka shkon matanë, çka vjen këtej


Quidquid latet, apparebit:

një katërkëndësh plot me shkëndija

një tru për ty, i ndarë në kutia

bar-code shpirtrash me vija-vija


Nil inultum remanebit.

turpi i ngritur përmbi kollona

shtyllat janë ngulur në ëndrra t’vona

s’ka eksplodim sot në pantallona

Quid sum miser tunc dicturus?

ka keqkuptim transatlantik

dhe shkapërdhim anaerobik

e nxive faqen, tash ik, tash ik


Quem patronum rogaturus,

nën brinjë t’holla po erren zemra

po zbehet baltë që del nga femra

përmbi ca kokë kërcejnë ca thembra


Cum vix iustus sit securus?

që nga gropa thellë nën fjalë

rreket mendimi të dalë, të dalë

mbi buzë, a sy e mbi gjoks a shalë

6 lexues e pelqejne kete shkrim.

2 Responses to Dies iræ

  1. edrus on 22/08/2010 at 09:32

    Dies irae
    Dita e zemrimit

    Ditë e zemërimit ajo do jetë
    shkatërrim e flakë në botë do ketë
    siç thotë Davidi e Sibilla e shkretë

    Mbarë bota në terror
    kur vetë Gjykatësi do verë dorë
    e rreptë të gjykojë çdo të gjorë

    P.s: ç’është vernikimi?

  2. STALKER on 24/08/2010 at 11:32

    “shihmë në sy, e jo më ndë duar

    Paraja u shpik qe njerezit te mos shihen ne sy, apo jo ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031