Ideologjia e spektaklit Lulzim Hoxha Rreth dyzet vjet më parë, në periudhën kur shoqëria moderne po pësonte një evolucion të rëndësishëm në planin socio-politik, filozofi francez Guy Debord shkruajti librin “Shoqëria e spektaklit” (La société du spectácle) , tezat e të cilit duket se do t’i përgjigjeshin më së miri konfigurimit të sotëm të ideologjive dominuese. E dekontekstualizuar nga realiteti i atyre kohëve, teoria e “shoqërisë së spektaklit” kthehet në një fenomen universal që mund të shihet si një lloj manuali mbi mënyrën e funksionimit të fenomeneve socio-politike të kohës sonë. Jemi në kohën kur imazhi preferohet ndaj objektit...











