Monthly Archives: August 2010

Ideologjia e spektaklit

31/08/2010

Ideologjia e spektaklit Lulzim Hoxha Rreth dyzet vjet më parë, në periudhën kur shoqëria moderne po pësonte një evolucion të rëndësishëm në planin socio-politik, filozofi francez Guy Debord shkruajti librin “Shoqëria e spektaklit” (La société du spectácle) , tezat e të cilit duket se do t’i përgjigjeshin më së miri konfigurimit të sotëm të ideologjive dominuese. E dekontekstualizuar nga realiteti i atyre kohëve, teoria e “shoqërisë së spektaklit” kthehet në një fenomen universal që mund të shihet si një lloj manuali mbi mënyrën e funksionimit të fenomeneve socio-politike të kohës sonë. Jemi në kohën kur imazhi preferohet ndaj objektit...

Read more »

Kush i bën hije; Nënë Tereza Sali Berishës, apo Sali Berisha Nënë Terezës?!

27/08/2010

Kush i bën hije; Nënë Tereza Sali Berishës, apo Sali Berisha Nënë Terezës?! Meditim rreth pllakatit të  stërmadh, vendosur në qëndër të Tiranës ARBËR SHTËMBARI Me shikimin e parë që do t’i bente pllakatit të stërmadh, vendosur në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, një qytetari të zakonshëm që do të kalonte aty pari do t’i binin në sy dy dukje: fytyra prej shënjtoreje e Nënë Terezës dhe emri i shenjuar dukshëm i Sali Berishës! Dhe, sapo të ngulte sytë në atë pllakat, natyrshëm do t’i lindte pyetja: përse përballë fotografisë së kësaj Nobelisteje të pavdekshme u dashka...

Read more »

Postmodernja, ose logjika e politikës në Kosovë

26/08/2010

Postmodernja, ose logjika e politikës në Kosovë Agon Hamza Njëri ndër dëmet më të mëdha që i është bërë mendimit dhe dijes në përgjithësi, është etablimi i profesionit të analistit. Në funkionin e tij shoqëror, analisti është negacioni i mendimit, i dijes, i intelektualit. Niveli i debatit është duke kaluar në fazën më dekadente të tij. Institucionet që shkak të ekzistencës e kanë dijen, si Akademia e Shkencave e Arteve, Institutet e shumta, Universiteti, etj janë bërë sinonim i dekadencës, vyshkjes dhe degjenerimit intelektual. Përveç riprodhimit ideologjik të miteve, konstruktimit të tjerave, stimulimit të impotencës intelektuale, depolitizimit të vazhdueshëm...

Read more »

Epilog – ADAGIO

25/08/2010

Epilog ADAGIO Nga “Dhuna” e Slavoj Zizek, përktheu A.Zaimi Ja pra ku u mbyll qerthulli i hulumtimit: udhëtuam prej refuzimit të anti-dhunës së rreme e deri te mbështetja e dhunës emancipuese. E filluam me hipokrizinë e atyre që duke luftuar dhunën subjektive ushtrojnë dhunë sistemike e prej kësaj më pas lind vetë fenomeni që ata thonë se duan të luftojnë. Zbuluam që shkaku themelor i dhunës është frika nga Fqinji dhe treguam se si ky shkak krijohet prej dhunës inherente tek vetë gjuha, tek mjeti i vetëm që na lejon të tejkalojmë dhunën e drejtpërdrejtë. Pastaj analizuam tre lloje...

Read more »

Të arratisur për 25 mijë km

24/08/2010

Të arratisur për 25 mijë km Grupi i studentëve shqiptarë që do të niseshin për udhëtimin rreth Europës për 30 ditë, karakterizohej në thelb nga mendimi se ky udhëtim nuk do të kryhej asnjëherë. Fytyrat më së shumti të stresuara para policit italian linin shijen e dyshimit se vizat nuk ishin në rregull. Në fakt ne, nuk jemi në rregull nga trutë e kokës. Izolimi sa antik aq dhe i papërcaktueshëm në kohë sa historia e shqiptarit, na ka bërë të dyshojmë në çdo moment për çdo gjë që ka të bëjë me ne (sidomos kur jemi për rrugë)....

Read more »

Grusht vetvetes

22/08/2010

Grusht vetvetes (një sprovë e mbrame pasioni) Migjeni u fut shabllon në mendjet e nxënësve në mënyrë të shformuar, moralisti i pafuqishëm që konstaton dekadencën, por nuk e ndal dot atë, që konstaton korrupsionin po ndihet i pafuqishëm përballë malit të pushtetit. Krejt gabim, madje keqprogramim me dashje i atyre instrumentave të riprodhimit ideologjik që janë tekstet shkollore. Si zakonisht me ideologjinë, e vërteta qëndron krejt në të kundërt, Migjeni është poeti më dekadent e më antimoral që kanë patur shqiptarët, e pikërisht për këtë arsye, poeti më i vështirë për t’u ndjekur. Asnjë shkollë nuk do ta përfshinte...

Read more »

Dies iræ

22/08/2010

Dies iræ! dies illa ditë e kotë, dhe bosh, dhe bosh avuj alkooli, qytet sarhosh tërhiqen jevgjit prej koshi – në kosh Solvet sæclum in favilla: krahë hollakë që formojnë pyje gjith’ trazohet ndën arsye tek zhbëhen mend, shndërmenden krye Teste David cum Sibylla! n’sa diell lindka prej per’ndimit yje s’shuhen pas agimit n’sa ka thelb poshtë vernikimit Quantus tremor est futurus, puthen e ndërzehen zhgane dashuri amerikane feeling cold në rruspihane Quando iudex est venturus, si ndëshkim të vjen cektësia ndjenj’e zvjerdhur, anemia zemër hiç, emaile mija Cuncta stricte discussurus! nëpër prekje e në shikime shpres’ e lindur...

Read more »

Brekët e kojshikes sime

18/08/2010

Brekët e kojshikes sime Kam vetëm një dritare në dhomën time Kaq e thjeshtë është qasja ime ndaj botës Mendje e thjeshtë E vërtetë e thjeshtë Dashuri e thjeshtë Harresë E thjeshtë. Kojshika ime ka një palë brekë Ose dy-tri palë të njejta Të njejtat me topa të kuq Thahen në ballkonin përballë çdo të dytën ditë. Edhe bota në dukje është e thjeshtë Por, ajo me të vërtetë është e thjeshtë Ne duhet ti komplikojmë mënyrat si e shohim atë. Komplikimet për kojshiken time skanë fund Ajo ka një jetë të bujshmë seksuale (pse përndryshe do t’i lante...

Read more »

Repeating Beatles – Let it be, let it be (Andi Kananaj)

18/08/2010

Repeating Beatles Let it be, let it be (Andi Kananaj) Andi Kananaj Leart Kola Arbër Zaimi Cum principia negante non est disputandum, siç ka thënë dhe Seneca. Ndërkohë që Benitez-i la Liverpulin, ende ka ankth nëse trajneri do të skierojë (përkthyer nga portugalishtja, cituar nga tutte le notizie nerazurre) li undiçi di madrid – ne themi: “basta baloteli, basta soloni e kuante figuraçe”. Ne në fakt do kthehemi në origjine, në Liverpul, te qyteti i Bitëllsave, ku do të këndojmë njëzëri “Let it be, let it be”. Ndërkohë që bota ziente nën ritmin e këngës “bota zien – bota...

Read more »

SNOBËT DHE FOLITIKA

18/08/2010

SNOBËT DHE FOLITIKA Astrit Cani Marrë nga”matrapapupa, RAFINERI E FJALES”  (matrapapupa.blogspot.com) LANDA E DEBATIT Në një intervistë verore, i famshi Albin Kurti, i përgjigjet pyetjes: a ekziston identiteti kosovar? Pyetja asht shum e mirë, dhe nuk asht e gazetarit që ia shtron, por e polemistit Migjen Kelmendi, editorit të librit Who is kosovar. Përgjigjja e Kurtit asht: ekziston identiteti kosovar, por vetëm si identitet krahinor. Mandej përmend dy zona të Gjermanisë për me tregue se nuk ka ndryshim mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyne të Shqipnisë. Për çfarë ndryshimi flitet? Kjo nuk specifikohet. Ai përgjigjet edhe në lidhje me...

Read more »

Allegro – Dhuna Hyjnore

16/08/2010

Allegro DHUNA HYJNORE Nga libri “Dhuna” i Slavoj Zizek, përktheu A.Zaimi Benjamin-i me Hitchcock-un Tek filmi Psycho i Alfred Hitchcock-ut skena e vrasjes së detektivit Arbogast ndërkohë që ngjit shkallët, shfaq tipikisht atë që në stilin hitchcockian quhet “God’s view”, skenë e filmuar prej një pikëvështrimi hyjnor. Ne e shohim prej së larti gjithë skenën e korridorit të katit të parë bashkë me shkallët. Kur shfaqet në ekran krijesa e tmerrshme që ther Arbogastin filmimi kalon në një tjetër pikëvështrim, në atë të vetë përbindëshit, prej nga shohim së afërmi fytyrën e Arbogastit i cili më pas bie nga...

Read more »

Funksionimi kontra i argumenteve

15/08/2010

Funksionimi kontra i argumenteve Avni Zogiani “A janë bërë mjaft argumente për t’u rrëzuar kjo qeveri?”, shtron pyetjen një kontakt në “Facebook” nën identitetin “Anonymous”. Si të bëhet një bisedë rreth kësaj pyetje? Kush ta rrëzojë këtë qeveri? Apo tjetrën pas saj? Si ta rrëzojë? Dhe, pse ta rrëzojë? Kush e bën qeverinë në Kosovë? Kush menaxhon dhe kush numëron votat? Dhjetra, ndoshta qindra pyetje rrjedhin nëse përpiqemi të gjejmë përgjigjje në pyetjen fillestare, nëse dëshirojmë ta adresojmë sado pak pyetjen që bën një qytetar i zakonshëm. Natyrisht, pyetja që vetë politika duhet t’ia shtrojë vet-vetes, është “pse lind...

Read more »

Katër Konditat Mes Kambve Tua

15/08/2010

Katër Konditat Mes Kambve Tua Genc Kadriu Derdha do venë mes kambve tua Piva do venë mes kambve tua U piva, mes kambve tua Më? zuni gjumi, mes kambve tua U zgjova, pa krye, mes kambve tua Piva edhe pak venë mes kambve tua Mendova me fillue nji revolucion kulturor Mes kambve tua Por s’kishte mjaft vend për masat – mes kambve tua Për ecjen e gjatë, mes kambve tua Mendova me fillue Nji instalacion, mes kambve tua Me fotografi t’botës t’sakatueme, në hanë, mes kambve tua Por s’kishte mjaft vend për deideologjizim, mes kambve tua Për me rezistue...

Read more »

Racizmi Perandorak

14/08/2010

Racizmi Perandorak (nga libri “Perandoria” i Michael Hardt dhe Antonio Negri) Përktheu me 1 korrik 2007: Albin Kurti Kalimi nga sovraniteti modern në sovranitetin perandorak e shfaq njërën prej fytyrave të tij në ndryshimet e konfigurimit të racizmit në shoqëritë tona. Para së gjithash duhet të shënojmë se është bërë përherë e më vështirë të identifikohen linjat e përgjithshme të racizmit. Në fakt, politikanët,  mediat, e madje edhe historianët vazhdimisht na thonë se racizmi sigurisht që është zbrapsuar në shoqëritë moderne – nga përfundimi i skllavërisë deri tek luftërat për dekolonizim dhe lëvizjet për të drejtat qytetare. Disa praktika...

Read more »

Industria e Zbrazëtisë – Individualizimi i Arsimit të Lartë

12/08/2010

Industria e Zbrazëtisë Individualizimi i Arsimit të Lartë Arbër Zaimi Në një letër të hapur drejtuar redaktorëve të gazetave franceze në vitin 1979 intelektuali francez Pierre Vidal-Naquet shpreh shqetësimin e tij për lavdet që i thuren veprës Le Testament de Dieu që sapo kish botuar filozofi Bernard Henri-Lévy. Sipas Vidal-Naquet libri i Henri-Lévy përbënte “një inflacionim të kulturës së mendimit kritik, plot me gabime trashanike, amulli konceptesh e kontekstesh, citimesh të rreme apo pohimesh jo-logjike”. Konkluzioni i natyrshëm është që mbështetja institucionale, akademike e mediatike që i jepej kësaj vepre apo veprave të ngjashme (që sipas Vidal-Naquet shfaqnin një...

Read more »

Molto adagio – Andante

10/08/2010

Molto adagio – Andante TOLERANCA SI KATEGORI IDEOLOGJIKE Slavoj Zizek – Kapitulli i parë i librit “Dhuna” Përktheu A. Zaimi Kulturalizimi i Politikës Përse sot shumë probleme mendohet se rrjedhin prej mungesës së tolerancës e jo prej pabarazisë, shfrytëzimit apo padrejtësisë? Përse ilaçi që sugjerohet për të shëruar këto probleme është toleranca e jo emancipimi, beteja politike, apo lufta e armatosur? Përgjigjja e atypëratyshme qëndron tek aksioni ideologjik themelor i liberalëve multikulturalistë: “kulturalizimi i politikës”. Dallimet politike – ndryshime që kushtëzohen prej pabarazisë politike apo prej shfrytëzimit ekonomik – janë natyralizuar dhe janë neutralizuar në formën e ndryshimeve “kulturore”,...

Read more »

Me një frymë

08/08/2010

Me një frymë Ta marr E ta ruaj Si mish të huaj Në trup Ta ruaj Këtë send Këtë objekt Këtë mall që më pret Të bëhet malli im Pra të jetë hall Ngarkim Shkarkim Shkëmbim Shërbim Shqetësim Shpërblim Shpartallim Material Është material Ky peng që më mban peng Të vlerës së vet TË MIAT Tullat Llaci Balta Dheu Toka Lumi Deti Një liqen Më i madh se një oqean Dhe shiu pik pik pik Pushton gjithësinë Me ushtarët e tij! Duhet ta ruaj xhaketën Se mos më laget! Se mos më bëhet qull nga shiu Xhaketa me gëzof...

Read more »

Shkëmbimi i territorit për ulëse?

06/08/2010

Shkëmbimi i territorit për ulëse? Albin Kurti Në negociata të reja me Serbinë nuk mund të thuhet se kanë shkuar të mashtruarit. Eventualisht, d.m.th. në rastin më të mirë, do të mund të thuhet që kanë shkuar ata që deshën të mashtrohen. Përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës Serbia i ka zhvilluar në dy fronte. Së pari, në rrafshin diplomatik, juridik e ndërkombëtar duke e problematizuar statusin e Kosovës si një çështje ende të pazgjidhur e për të cilën nevojiten negociata shtesë. Dhe, së dyti, në rrafshin e sigurisë dhe atë territorial duke problematizuar çështjet e brendshme të Kosovës përmes...

Read more »

(Pa)Lidhjet shqiptare

06/08/2010

(Pa)Lidhjet shqiptare Artan Sadiku Nuk të duhet shumë mund të kuptosh që hapësira shqiptare në Ballkan është marrë peng nga një kastë politike shqiptare që në thelb të veprimtarisë së saj ka të bërit biznes me patriotizmin. Çoroditja politike efektivisht çorodit edhe mendjen shqiptare kudo që jeton dhe, në mungesë të mendimit të arsyetuar kombëtar, ngriten e qarkullojnë ‘ide’ dhe projekte kombëtare nga më të ndryshmet. Karakteristikë e të gjithë këtyre ‘ideve’ është që në thelb përmbajnë një ‘futja kot’ (partikulare) por janë të mbështjellura me një ‘ngritje zëri’ kombëtar (universale). Idetë dhe projektet kombëtare duhet patjetër të jenë...

Read more »

Punëtorët shqiptarë, rasti studimor i një fabrike

05/08/2010

Punëtorët shqiptarë, rasti studimor i një fabrike Jonida Balla Disa muaj më parë isha në një uzinë shqiptare të ndërtuar gjatë kohës së socializmit por që ishte akoma funksionale, për të intervistuar disa punëtorë në lidhje me kushtet e tyre të punës dhe për të bërë një krahasim sesi kishin qenë ato në të kaluarën dhe si kishin ndryshuar në të tashmen. Një qëllim tjetër që doja ta përfshija në një dizertacion që po shkruaja ishte dhe që të kërkoja fakte në qoftë se punëtorët shqiptarë kishin bërë njëfarë rezistence pasive gjatë komunizmit dhe me naivitetin tim të para...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

August 2010
M T W T F S S
« Jul   Sep »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031