Monthly Archives: July 2010

Pse jo?!

30/07/2010

Pse jo?! Arti Lushi Sipas nje spekulimi gjenial poetik, lotet qe cdo njeri derdh kur vjen ne jete perbejne pendesen per nje mekat madhor qe do te kryeje gjate rrjedhes se viteve. Ti linde shendosh e mire. Duke qare, sigurisht. Kur linde ti askush nuk solli ar, kêm dhe mirre, ndonese kjo nuk e zbeh aspak rendesine qe ke ne syte e mi dhe te Zotit. U rrite me dashuri dhe qumesht panda. E lumtur. Qysh ne vjeshten e adoleshences re ne kontakt me shpirtrat e tu binjake: me Friedrich Nietzsche, me John Lennon, me Albert Camus, me Migjenin,...

Read more »

Kategorizimi

30/07/2010

Kategorizimi Albin Kurti Nga pikëvështrimi ndërkombëtar Kosova është një vend i kundërt me Greqinë. Kosova gjykohet të ketë një gjendje të mirë brenda kategorisë së vendeve të krizës kurse Greqia vlerësohet të jetë në gjendje krize brenda kategorisë së vendeve të mira, ku gjithsesi hyjnë vendet e BE-së. Pra, Kosova cilësohet si një rrëfim i suksesshëm porse në kategorinë e vatrave të krizës (ku na krahasojnë me Irakun, Afganistanin, Palestinën etj.), ndërkaq Greqia e zhytur në krizë financiare dhe ekonomike tregohet si një rrëfim i dështuar në kategorinë e shteteve të përparuara e normale (ku ajo krahasohet me shtetet...

Read more »

FLETE DITARI 13 – Nje vdekje vere (pjesa e dyte)

30/07/2010

FLETE DITARI 13 – Nje vdekje vere (pjesa e dyte) Arbër Shtëmbari Në orën dhjetë pa dhjetë, para një parafabrikati diku në Kombinat filluan të rreshtoheshin njëra pas tjetrës makinat e mortit, fytyrat e ngrysura të burrave, fjalët nën zë të grave shamizeza, fazzoletat e hundëve përtokë dhe lehjet e qenve të lagjes. Shoh të më afrohet një djalë, aty tek të tridhjetat. «Hë mo, Arbër, si je? S’po më njeh ?!», më pyet ai. Fytyra e tij më thotë diçka, por…ngre supet. “ Jam Altini…”. “O, Altini ! S’të njoha fare, more !” Rrokemi në qafë. “Po sa vite u bënë,...

Read more »

Arsimi i lartë apo çertifikimi i paaftësisë

29/07/2010

Arsimi i lartë apo çertifikimi i paaftësisë Disa përsiatje përtej ligjit të ri që mbeten të pazgjidhura Oltion Rrumbullaku Një karakteristikë shumë domethënëse në lidhje me arsimin e lartë në Shqipëri është ajo që një akademik anglez Ronald Dore e quan ¨ethet e diplomës¨. Sipas kësaj situatë sistemi shqiptar arsimor, sidomos në arsimin e lartë, nuk është i fokusuar në transmetimin e njohurive, por është i shqetësuar dhe fokusohet vetëm për çertifikime dhe dhënie diplomash. Në një situatë e tillë individët synojnë të krahasohen vetëm në bazë të diplomave që zotërojnë dhe jo në bazë të aftësive që ato...

Read more »

Dhimbje për “kamikazët” rrugorë!

29/07/2010

Dhimbje për “kamikazët” rrugorë! Arbër Shtëmbari Ndërsa udhëtoja me një furgon të linjës Durrës – Tiranë në një nga mbrëmjet e kësaj jave, nën dritën e projektorëve të tij që zbardhnin të ashtuquajturën “autostradë” përjetova një stres të vërtetë: makina luksoze që garonin me shpejtësi marramendëse me njëra-tjetrën, parakalime spektakolare, kamionë që frenonin në mes të rrugës, biseda shoferësh nga një makinë në tjetrën, një autokolonë dasmorësh të lodhur, njerëz, që edhe pse poshtë urëkalimeve, tentonin të kalonin rrugën me nxitim…. Teksa gjëndeshim në këtë aventurë, situata brenda në furgon i përngjante një dëshpërimi të përbashkët që pasagjerët përjetonin...

Read more »

Fletë ditari 13 – Një vdekje vere

27/07/2010

Një vdekje vere Arbër Shtëmbari E keni marrë vesh? Ka vdekur babai i Benit, një mikut tonë. Babain e tij e quanin Lame dhe ishte me padyshimin më të vogël – njeri i shkëlqyer. Më erdhi vërtet shumë keq kur ma thanë. Rreth orës 9 të mëngjesit, diku në Kombinat, para hyrjes së një parafabrikati, dikush ngjiti në mur lajmërimin e vdekjes dhe orën e varrimit. Ndoshta Lamja s’kishte pasur mundësi të bënte një foto prej vitesh, por familjarët e të ndjerit nderin ia kishin bërë: kishin ngjitur te lajmërimi një foto të tijën, që duhej të datonte mbi...

Read more »

Presto

23/07/2010

Presto ANTINOMITË E ARSYES TOLERANTE Nga libri “Dhuna” i Slavoj Zizek Përktheu: Arbër Zaimi Liberalizëm apo Fondamentalizëm? Dy Konakë Molepsur me Murtajë! Immanuel Kant-i zhvilloi nocionin e “antinomive të arsyes së kulluar”. Arsyeja e fundme e njeriut në mënyrë të pashmangshme bie në kundërshtim me vetveten sapo rreket të dalë përtej konkretes që ofron ndjenja e përvoja kur përpiqet të qasë pyetje si: A ka një fillim kohor Universi, a ka një kufi në hapësirë, apo është i pafundmë? Antinomia lind sepse është e mundur të ndërtohen argumenta të vlefshme për të dyja anët e çështjes: se përfundimisht mund...

Read more »

Të menduarit e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë

23/07/2010

Të menduarit e Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë Albin Kurti Më parë sesa që Kosova fitoi 10 me 4, është Serbia ajo që humbi 4 me 10. Kosova as që ka dashur të ketë një proces të këtillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Shqiptarët e Kosovës duan ta shohin Serbinë të paditur në ndonjë gjyq ndërkombëtar për krejt çfarë ajo iu bëri atyre përgjatë shekullit XX, e jo të jetë shpallja e pavarësisë së Kosovës aty. Okupimi i Kosovës më 1912, mandej kolonizimi, diskriminimi e deri te gjenocidi në vitet 1998 e 1999, janë krime për të cilat asnjëherë nuk...

Read more »

Politika partizane, ose krijimi i universalizmit

21/07/2010

Politika partizane, ose krijimi i universalizmit Agon Hamza E kemi lënë një Shekull mbrapa. Një Shekull jo të zakonshëm. Në aspektin numerik të tij (100 vjeçar), Shekulli i XX-të ishte Shekull i dy Luftërave Botërore, i antagonizmave të ashpra politike e ideologjik, i luftrave të njëpasnjëshme, i aparteidit, Shekull i reaksionit, Shekull i çarjeve dhe ‘diferencave’, i jokonsistencës… por mbi të gjitha, ky ishte Shekulli i Revolucioneve Socialiste. Në këtë kuptim, Alain Badiou ka të drejtë kur e quan Shekullin XX si “Shekull i shkurtër, vetëm 75 vjeçar”. Ai filloi me Revolucionin e Madh të Tetorit (1917) dhe përfundoi në vitin 1989 me Fatkeqësinë e Errët,...

Read more »

Reagim kundër arrestimit të padrejtë të Almir Rrapos

21/07/2010

Reagim kundër arrestimit të padrejtë të Almir Rrapos Ne, pedagogë e studentë, miq e bashkëpunëtorë të Almir Rrapos i bëjmë thirrje në emër të parimeve të së drejtës: Autoriteteve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, si dhe mediave shqiptare te shkruara dhe elektronike, ta konsiderojnë rastin e arrestimit të shtetasit shqiptaro – amerikan Almir Rrapo si një rast ku janë shkelur në mënyrë arbitrare të gjitha procedurat dhe të drejtat më bazike të qytetarit, konkretisht, prezumimi i pafajsisë, abuzimi me emrin dhe personin nisur nga pozicioni në administratën publike të Republikës së Shqipërisë (sekretar i Ministrit, në...

Read more »

Vetëm gratë gjakojnë

20/07/2010

Vetëm gratë gjakojnë Nga ARBËR SHTËMBARI Në Shqipëri gratë rrihen! Natyrisht, këtu nuk kemi thënë ndonjë gjë të re. E vërteta është se rrihen. Ky është një fakt që konfirmohet çdo vit edhe prej raporteve të shumta që përgatiten prej organizmave shtetërore apo prej OJQ – ve. Nga këto raporte mësojmë përqindjet e rasteve të grave të dhunuara, nivelin e perceptimit të shoqërisë shqiptare ndaj dhunës mbi gratë, sikundër mësojmë edhe kategoritë e dhunës së ushtruar, (kryesisht) në formën e dhunës fizike, seksuale, verbale, psikologjike etj. Pak a shumë dukuria trajtohet nga një këndvështrim i pastër juridist, ku të...

Read more »

Shterja e partisë

17/07/2010

Shterja e partisë Artan Sadiku A nuk është sot partia politike gjëja më demoralizuese në shoqërinë shqiptare? A nuk është tragjike që demoralizimi nuk mbetet vetëm politik, por shtrihet në dimensionet sociale, ekonomike, kulturore, edukative dhe vetë-jetësore? A është kjo pasojë vetëm e dëshirës perverse për gjithëprezencë shoqërore të partive politike, apo e pranisë së politikës në të gjitha këto fusha, me çka do të kishim të bënim me një shoqëri të politizuar (politikisht të vetëdijëshme) apo është thjeshtë pasojë sistemore e sitemit përfaqësues të partisë? Ende më demoralizuese është që për të analizuar në kontekst praktik partinë si...

Read more »

Andante ma non troppo e molto cantabile

17/07/2010

Andante ma non troppo e molto cantabile “VËRSHON NJË DALLGË E PËRGJAKUR”  Një Rast i Çuditshëm i Komunikimit Fatik Kapitulli III i librit Dhuna nga Slavoj Žižek (përktheu Arbër Zaimi) Gjatë vjeshtës së 2005 në revoltat e periferive të qyteteve franceze u dogjën me mijëra makina dhe pati shfaqje të dhunës publike në përmasa të mëdha. Shumë shpesh kjo ngjarje është krahasuar si me bastisjet e New Orleansit pas goditjes nga uragani Katrina në 29 gusht 2005 ashtu edhe me ngjarjet e majit të 1968 në Paris. Edhe pse dallimet janë të mëdha, mund të nxirren mësime nga...

Read more »

Rrëfimi i profesorit të pushuar nga puna

16/07/2010

Rrëfimi i profesorit të pushuar nga puna (Pjesë nga libri “Terxhumani”) Idlir Azizi …(është hera e parë që dikush më flet për delirin e çmendurinë e lasgushit. Deri më sot di vetëm disa vargje të tij përmendësh, si pak a shumë të gjithë shqiptarët. Por pavarësisht një lloj ekscentrizmi të poetit, nuk di gjë të madhe lidhur me anët e tij politike; jam mësuar ta konsideroj njeriun më apolitik në shqipëri. Por profesori këmbëngul: Politika e vërtetë e lasgush poradecit, ose disidenca e vërtetë e lasgushit, nuk qëndron fare në stërhollimin e gjuhës shqipe me figura qiellore. As nuk...

Read more »

Greva e gazetarëve

16/07/2010

Greva e gazetarëve Albin Kurti Në Kosovë prodhohet pak. Prandaj ka pak punëtorë, pak njerëz të punësuar. Shumica e popullsisë së Kosovës janë të papunë. Tregtia dhe administrata kurrë nuk mund ta zgjidhin problemin e papunësisë. Pa prodhim, s’ka punësim. Prodhimtarisë i duhen punëtorë dhe jo anasjelltas. Kur planifikohet dhe mundësohet prodhimi atëherë nis edhe punësimi. Punësimi nuk realizohet nga dëshira për punë e të papunëve, por nga nevoja e prodhimtarisë për të punësuar të rinj. Mirëpo, ka një lloj prodhimi në Kosovë që vazhdimisht e konsumojmë pa e vërejtur këtë gjë. Spontaniteti dhe familjarizimi me të na bëjnë...

Read more »

Kritikë e leximit qëllimisht “mistik” të neoliberalizmit

15/07/2010

Kritikë e leximit qëllimisht “mistik” të neoliberalizmit (Përgjigje ndaj Adri Nurellarit) Arbër Zaimi Në shkrimin e vet “Kritikë ndaj kritikëve të pandershëm të neoliberalizmit” Adri Nurellari ankohet se në Shqipëri e në Kosovë ekonomia dhe politika nuk po ndjek një model kapitalist neoliberal. Ata që Nurellari i quan “socialistë”, e kritikokan këtë sistem në mënyrë të pandershme, duke e kategorizuar paradigmën qeverisëse si liberalizëm e duke ndotur kështu imazhin e mendimit orthodoks liberal, mendim të cilin Nurellari e prozeliton në mënyrë krenare, duke u vetëquajtur një “liberal i pandreqshëm”. Për të treguar se strukturimi ekonomik në Kosovë e në...

Read more »

As dashunisë tonë, s’i bahet vonë

14/07/2010

As dashunisë tonë, s’i bahet vonë Unë jam njeri i vonë. Vonë çohem, vonë bie në gjumë, vonë vij, vonë shkoj; Te dera e fatit të vonë, vonë mbërrij. Andrrat më kryhen vonë, mëngjesin e ha vonë – shqetësohem kur më presin, tue qenë se, me sa thash, s’më bahet vonë. Të rejave mondane, mbi aferta fort-njerëzore, të botueme në ditore, iu hedh sy të shpejtë vonë – për mos me më zanë terri botës tue shkue në hap me to. Të dashunës i hyj në shtrat vonë, i kushtoj kujdes dej vonë, dhe n’flokët e saj ftyrës i...

Read more »

Letër e Hapur për Dr. J.L.Withers II

13/07/2010

Shkëlqesisë  së tij Dr. John L. Withers II I nderuar zoti Ambasador, Zoti Withers, Së pari, përfitoj nga rasti, që jo vetëm si nënshtetas amerikan, por dhe si shqiptar, të shpreh vlerësimin më të lartë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, për rolin dhe kontributin që ajo mbart prej vitesh, në dobi të demokracisë në Shqipëri, forcimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. E ndjej të domosdoshme të ndërmarr këtë komunikim publik me Ju, pse unë, Almir Rrapo, më datë 02.07.2010, në mjediset e Ambasadës që Ju administroni në cilësinë e Ambasadorit, u...

Read more »

Përgjigje një lexuesi

12/07/2010

Përgjigje një lexuesi Agon Hamza I jam mirënjohës z.Ardian Vehbiu për përpjekjet që të bëhet ndër lexuesit e mi të rregullt. Në cilësinë e lexuesit tim të rregullt, z.Vehbiu merr mundimin e gjetjes së një ose dy paragrafeve nga shkrimet e mia, për të mbështetur tezën e tij për Maoizmin tim. Sipas tij, unë jam Maoist, ose më saktë – Marksist-Maoist dhe ky na qenka pozicion inkriminues ideologjik/politik. Por unë mendoj se do të ishte më mirë për vetë z.Vehbiu që si lexues i devotshëm që është, të lexojë edhe disa tekste të tjera (jo shumë, por vetëm disa...

Read more »

Mediat në tregun e biznesit politik

12/07/2010

Mediat në tregun e biznesit politik Shfrytëzimi politesk i problemeve sociale bëhet në  mes të ditës; kurajoja politike është quasi joekzistente, negocimi midis dy botëve diametralisht të kundërta, porsi një  komunikim midis princit dhe subjekteve të  tij, rezulton në një instrumentalizim cinik, që, veçse, e përzgjat krizën në vendin tonë. Nga Arbër Shtëmbari Në shoqërinë shqiptare sot përplasen dy prirje: e para, e padukshme për publikun e gjerë, lidhet me ndërtimin dhe riprodhimin e dinamikave të problemeve sociale brenda një hapësire fizike (gjeografike) të ngushtë, izolim i lidhur ngushtë me agjentët socialë në gjirin e një mikrokozmosi lokal: lagje, fshat, rajon. Kështu,...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

July 2010
M T W T F S S
« Jun   Aug »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031