Anti-Stari * Bora Ylli * Në fondin e risive që Neo-Realizmi italian dhe Nouvelle Vague francez i sollën kinemasë, mund të dallohet lindja e një personazhi te ri që s’qe dukur më parë në ekran. Më tepër se anti-heroi, ajo që më intereson te ta është një aspekt, “anti-stari”. Me anti-star le të kuptojmë më tepër sesa të kundërtën e starit, negativin e starit. Pra, të kundërt kimike, jo matematike. Do ishte njësoj si të vinim në dukje se në negativët filmike të arkivave HollyWood-iane, Marilyn Monroe është brune. Në qoftë se lokalizojmë filmat “Il Sorpasso” i Dino Risi...












