Jepi asaj një model!
*D. H. Lawrence*
D. H. Lawrence (1885-1930) ishte një mësues i thjeshtë përpara se të fillonte të shkruante dhe të bëhej një nga novelistët më të mëdhenj anglezë të shek. XX. Novelat e tij më të njohura janë ato që fokusohen në marrëdhëniet burrë-grua, përfshirë Sons and Lovers (1913), Women in Love (1920) dhe Lady Chatterley’s Lover (1928). Ai shkroi gjithashtu edhe histori të shkurtra, ese, poezi, dhe kritika letrare. Në pjesën “Give Her a Pattern!” (Jepi asaj një model), Lawrence bën fajtorë burrat për faktin se nuk janë të aftë t’i pranojnë gratë si qënie të vërteta njerëzore, thjesht të një seksi femëror.
Barra e vërtetë që thyen supet e brishta të grave është se atyre u duhet gjithmonë dhe vazhdimisht të përshtasin vetveten ndaj teorive të burrave mbi gratë, një lojë pjesë e cilës janë bërë gjithmonë. Kur një grua duket e plotësuar, nuk ka ndodhur asgjë tjetër tek ajo vetëm se është duke u kthyer pikërisht në atë që tipi I “burrit të saj” dëshiron që ajo të jetë. E kur një grua bëhet histerike, kjo ndodh pikërisht sepse ajo nuk di ç’të jetë në tërësinë e saj, cilin model të ndjekë, me cilin imazh t’i përshtasë pritshmëritë e saj.
Përderisa, sigurisht që janë kaq shumë burra në këtë botë, janë edhe kaq të shumta teoritë mbi atë se çfarë duhet të jetë një grua. Por burrat vrapin drejt tipizimit dhe është tipi dhe jo individi ai që e formon teorinë apo “idealin” e gruas. Paria e mprehtë e romakëve, prodhuan një teori – apo ideal – të “matron”, i cili përputhej me përpikmëri me epshin tipik romak. “Gruaja e Çezarit duhet të jetë jashtë çdo dyshimi”. Dhe gruaja e Çezarit ia doli bukur të jetë jashtë çdo dyshimi, pak rëndësi ka nëse Çezari i ra në të apo jo. Xhentilmenët që pasuan, për shembull Neroni, prodhuan teorinë e gruas “së shpejtë” dhe gratë që pasuan ishin mjaftueshëm të shpejta për gjithkënd. Dante erdhi me Beatriçen e hirshme dhe të paprekur, dhe Beatriçet, të hirshme dhe të paprekura, nisën të ecin të vet-rëndësishme përgjatë shekujve. Rilindasit zbuluan gruan e dijshme dhe gratë e dijshme gumëzhinë këndshëm në proza dhe poezi. Dickens shpiku gruan-fëmijë. Që nga ajo kohë mizëruan gratë-fëmijë. Ai gjithashtu nxorri versionin e tij të Beatriçes së hirshme, Anjat: të hirshme, por gra që mund të martohen. George Eliot e imitoi këtë model, dhe ky u konfirmua. Gruaja e fisme, gruaja e pastër, nëna e devotshme zuri tërësisht skenën dhe u përpunua – thënë thjesht- deri në vdekjen e saj. Nënat tona të fisme i përkisnin këtij lloji. Kështu që ne djelmoshat e ndriçuar dhe të velur nga figurat e nënave tonë të fisme, u prirëm të rikthehemi tek gruaja-fëmijë. Nuk kishim ndonjë ide shumë të qartë mbi fundin e asaj që kërkonim. Dinim vetëm se gruaja-fëmijë do të duhej të ishte disi e ngjashme me një vocërrak. Dhe ky ishte stili i ri që u shtua, për shkakun e vetëm se djemtë e rinj tmerrohen nga gruaja e vërtetë. Ajo është një urë që çon në rrezik. Ajo është një çrregullim, sikundër Dora e Davidit. Jo, jo! Më mirë le të jetë ajo një djalkë i vogël, kjo jep më shumë siguri. Dhe ja ku është tashmë ajo, një send i vogël, e ngjashme me një djalkë.
Sigurisht që ka edhe tipe të tjerë. Burrat e aftë prodhojnë gjithmonë idealin e gruas së aftë. Mjekët prodhojnë infermieren e aftë. Afaristët prodhojnë sekretaren e aftë. Dhe kështu përfitohen të gjitha llojet e grave. Mund të prodhosh deri edhe sensin mashkullor të krenarisë (në çfarëdo sasie të tejskajshme dhe misterioze të jetë kjo) tek gruaja, mjafton vetëm që një burrë të ketë dëshirë për këtë.
Nuk mund të lemë jashtë edhe idealin e brendshëm sekret të të gjithë burrave: gruaja kurvë. Janë kaq të shumta ato gra që jetojnë brenda kësaj ideje, vetëm e vetëm sepse burrat e tyre e dëshirojnë këtë.
Dhe kështu gratë e shkreta i asgjëson fati. Nuk është çështja se gruaja nuk mendon – ajo mendon. Ajo ka premisat që ka edhe burri. Ndryshimi i vetëm është se ajo kërkon një model. Më jep një model dhe unë do ta ndjek! Ky do të jetë vajtimi i gruas gjithmonë. Sigurisht, vetëm në rast se ajo tashmë e ka zgjedhur këtë model shumë hershëm, atëherë mbase, mund të deklarojë se është tërësisht vetja e saj dhe asnjë ide burri mbi gruan nuk ka tashmë ndonjë influencë mbi të.
Megjithatë tragjedia e vërtetë nuk është se gruaja kërkon dhe është e thënë që gjithmonë të kërkojë për një model gruaje. Tragjedia nuk është as se burrat i japin asaj modele kaq fyese: gratë-fëmijë, vajzat me fytyrë prej djalke të vogël, sekretaret e pagabueshme, bashkëshortet fisnike, nënat e vet-sakrifikueshme, gratë e pastra që i sjellin në jetë fëmijët nën ftohtësinë e virgjërisë, kurva që poshtërojnë veten vetëm për të kënaqur burrat; të gjitha modele të tmerrshme të gruas, modele që burrat injektojnë tek gratë, të gjitha janë modele krejtësisht çorientuese prej natyrës esenciale njerëzore. Burri është i gatshëm ta pranojë gruan si të barabartë me të, si një burrë me funde, si një ëngjëll, si një djall, ta pranojë si një fytyrë-fëmije, një makinë, një mjet, një gjoks, si një mitër, një palë këmbë, një shërbyese, një enciklopedi, një ideal apo një plerë; e vetmja gjë që ai nuk do të pranojë kurrë mbi të, është esenca e qënies së saj njerëzore, një qënie e vërtetë njerëzore e seksit femëror.
Por nuk është as kjo tragjedia e vërtetë. Absurditeti, shpesh si në biznesin e Dante-Beatriçes, modeli më dëmsjellës dhe krejtësisht çnjerëzor, ku për sa i takon Beatriçes, ajo duhej të vazhdonte të qëndronte e pastër dhe e paprekur gjatë gjithë jetës së saj, ndërkohë që Dante të kishte një grua të bëshme dhe shtëpinë e tij të mbushur plot fëmijë – as kjo nuk është më e keqja. Më e keqja e gjithë kësaj është se sapo gruaja të jetë përshtatur me përpikmëri me modelin që burri ngriti, burri nuk e pëlqen më atë. Ka refuzime të fuqishme në rradhët e burrave për vajzën-djalkë-Eton, përderisa tashmë ajo është aktualizuar si model. Sigurisht ajo është e këndshme për t’u treguar në publik, është absolutisht një send. Por djelmoshat që e sollën në jetë prodhimin e saj, në privacinë e tyre e urrejnë atë dhe në brendësinë e tyre u kanë ardhur zorrët në fyt prej saj.
E më pas vjen koha e martesës dhe modeli shkatërrohet tërësisht. Djaloshi martohet me vajzën-djalkë-Eton, dhe nis e urren tipin e saj. Menjëherë mendja e tij fillon të luajë histerikisht me të gjithë tipet e tjera të mundshme: Anjezat e fisme, Beatriçet e hirshme, Dorat e varura dhe vajzat epshore të qejfit. Ai gjendet në një huti çoroditje. Sapo gruaja e shkretë arrin t’i përshtatet një tipi, ai do të dëshirojë një tjetër model. Dhe këto janë kushtet ku lulëzon martesa moderne.
Gruaja moderne nuk është në të vërtetë mendjelehtë, por burri modern po. Kjo më duket mënyra më e drejtë për t’i vënë kapakun kësaj çështje. Burri modern është një idiot dhe djaloshi modern është një idiot me brirë. Ai bën rrëmujë qind-fish më të madhe me gratë e tij se sa mund të ketë bërë ndonjëherë burri modern. Kjo për shkakun se ai nuk e di absolutisht se çfarë dëshiron të jetë gruaja e tij. Ne mund të shohim sot ndryshimet në modelet e grave të ndjekin njëri-tjetrin, shpejt dhe rrëmbimthi, sepse djaloshi histerik nuk ia ka kurrkund haberin se ç’kërkon. Gratë shihet të veshin zhupone të rënda prej hekuri nën fustanet e tyre – pse a nuk është edhe ky një model? – të mbushin krahët me rruaza si lëkurë-gështenja lakuriqe në Afrikën e mesme – ose ato mund të mbartin pazmore tunxhi, deri edhe uniformën e rojeve mbretërore. Ato mund të jenë gjithçka. Sepse djaloshi i sotëm ka dalë mendsh dhe nuk e di se çfarë kërkon.
Gratë nuk janë të lehta, por u duhet të jetojnë sipas një modeli. Ato e dinë se mendjelehtit janë vetëm burrat dhe as që e respektojnë me të vërtetë modelin që ndjekin. Por, ja që u duhet një model prej burrit, ndryshe nuk mund të jetojnë.
Gratë nuk janë të lehta. Ato kanë logjikën e tyre, edhe pse nuk është e tipit mashkullor. Gratë kanë logjikën e emocionit, ndërsa burrat atë të arsyetimit. Janë dy anë plotësuese dhe në kundërti. Por logjika emocionale e gruas nuk është më pak e vërtetë, ose më pak e qëndrueshme se logjika e arsyes së burrit. Vetëm se funksionon ndryshe.
Dhe vërtetë që gruaja nuk e humb kurrë këtë logjikë. Ajo mund të kalojë vite të tërë duke jetuar sipas një modeli mashkullor. Por në fund logjika e çuditshme dhe e tmerrshme e emocionit do të ngrejë krye dhe do ta shkatërrojë këtë model, nëse emocionalisht ai nuk e ka përmbushur gruan. Ky është shpjegimi i pjesshëm i ndryshimeve të çuditshme tek gratë. Për vite me rradhë ato e çojnë jetën duke qënë Beatriçe ose gra-fëmijë. Pastaj, sa hap e mbyll sytë dhe… – Buum! Beatriçja e hirshme bëhet diçka krejt tjetër, gruaja fëminore kthehet në një luaneshë që buçet. Modeli nuk e mbushi gruan emocionalisht.
Ndërsa burrat janë të lehtshëm. Ata bazohen në logjikën e arsyes, ose të paktën kjo pritet prej tyre. Dhe ata shkojnë e sillen, veçanërisht në lidhje me gruan, në një mënyrë shumë më të paarsyeshme se sa ajo femërore. Ata shpenzojnë vite duke stërvitur tek gruaja tipin fytyrë-bebe-çunak-vocërrak, derisa kanë vjelë perfekten prej saj. Dhe në momentin që e martojnë, duan diçka tjetër. Oh, kujdes o grua e re! Kujdes burrat që të admirojnë! Në momentin që t’i kanë hedhur grepat, ata do të duan diçka krejt tjetër. Kur martohen me tipin fytyrë-bebe-çunak-vocërrak, papushim fillojnë të përvuhen për Anjet e fisme, të pastra dhe magjike, ose për gruan pafundësisht nënë, me një kraharor të mbushur ngushëllimi, ose për gruan perfekte biznesmene, ose prostitutën epshore mbi çarçafë të zinj të mëndafshë, ose për lajthitjen më të çmendur: kombinimin e të gjitha këtyre në një grua të vetme. Dhe kjo është logjika e arsyes! Kur bëhet fjalë për gruan, burrat modernë janë idiotë. Ata nuk e dinë se çfarë duan dhe kështu ata asnjëherë nuk mund ta duan atë që arrijnë ta kenë në duar. Duan tortë me krem dhe njëkohësisht proshutë dhe vezë dhe njëkohësisht qull me kos. Ata janë mendjelehtët! Ah sikur gratë të mos kishin nevojë për këtë model!
Por është e vërtetë jetike që gruaja e ka të domosdoshme ta ngrejë jetën e saj sipas modelit të burrit. Dhe ajo i dhuron më të mirën prej vetes së saj një burri, i cili është i aftë t’i dhurojë një model që e plotëson atë, model rreth të cilit ajo do të ndërtojë jetën e saj. Por sot, me një kosh modelesh të lyr-lyrshëm, që do të duhej të ishin bazë për një jetë, çfarë do të mundte gruaja t’i dhuronte burrit të saj përveç një plehërishte erëkeqe emocionesh? Ç’dreqin do të kishte mundësi një grua t’i jepte një burri, i cili prej saj dëshiroi me ngulm një fytyrë djaloshi vocërrak? Ç’dreqin tjetër do të mund t’i ofronte përveçse jargëve të një gjysmaku? – Dhe për arsye se gratë nuk janë mendjelehta dhe nuk u fluturon mendja shpejt, kjo grua i dhuron burrit disa gërmicje të ndyra dhe të ashpra me kthetrat e saj, duke e bërë atë të vërë kujën për çfarë zgjodhi të bëjë – duke ia ndryshuar sa hap e mbyll sytë modelin.
Buuh! Burrat janë idiotë! Nëse duan gjësend prej grave le t’u japin atyre një gjë për të qënë duke përmbushur denjësisht idenë e të qënurit grua – jo këto modele të gënjeshtërt, ide të lëtyrshme mendjelehtësh.
Perktheu: Gerda Dalipaj














“Kur bëhet fjalë për gruan, burrat modernë janë idiotë. Ata nuk e dinë se çfarë duan dhe kështu ata asnjëherë nuk mund ta duan atë që arrijnë ta kenë në duar. Duan tortë me krem dhe njëkohësisht proshutë dhe vezë dhe njëkohësisht qull me kos.”
Ky shantazhi kulinarik te rrenqeth dhe te fut ne mendime te zeza. Pse valle menyja duhet te jete detyrimisht totalitariste dhe ekskluzive, si telegram vdekjeje : Sot proshute me veze. Edhe neser. MOs e be pis letren, se kete menu ke ne tavoline deri sa te kesh takate te ngresh pirunin.
Poligrania strukturore e burrit modern, qe kerkon qiqrra ne hell, eshte ne fakt nje lloj homoseksualizmi i fshehte. I dorezuar perballe diktumit zyrtar mbi barazine teorike te gjinive, burri kerkon praktikisht edhe nje si vetja tek gruaja. Pra ne cdo rast, si mminimum kerkon dy persona prej vetem njeres qe i ka rene ne pako. Kerkon edhe bashkebiseduesin konsensual mbi politiken, sportin, femrat, shokun intelektual te burgut ne vetmine kriminale te familjes mononukleare, por sapo fiken dritat dhe nxihen carcafet e mendafshte, nis ri-kerkon qiqrren per t’i shkuar hellin, e keshtu me rradhe hap e fik driten, ne loje kukamceftas me skizofrenine soft, jetuar ne cift.
po nejse, me revolucionin, gjithcka do te zgjidhet ne dobi te gjithkujt
Ke nevoje te rregullosh perkthimin. Jo cdo gje kthehet kallep nga gjuha e huaj ne tenden se behet e lodhshme.
Megjithate fat!
Artikulli eshte perjashtues per nevojat e matriarkatit per poliandrine.
Gruaja meton te gjeje tek i njejti burre Heroin po aq sa Nevojtarin per Shpetim, Siguruesin po aq sa Kazanoven, Atij te Cilit t’i sherbeje si nene po aq sa Babain e ardhshem te femijeve te saj, Autoritarin po aq sa te Butin, Inteligjentin po aq sa te Ndjeshmin, te Ftohtin po aq sa te Nxehtin, Bashkebiseduesin po aq sa te Heshturin, Shpirterorin po aq sa Pragmatikun etj etj vijon nje liste e gjate dhe e pamundur per t’u gjetur tek nje burre i vetem.
Ne keto kushte, poligamia/andria kolektive me rezulton nje koktejl biologjie dhe konstruktesh arketipale – dhe si i tille, kerkon frena te fuqishme, qe jo gjithnje i gjejme (nese pohojme, se i kemi qe ne fillim)
PS: kjo ceshtje nuk me ngjan t’i perkase vetem njeriut modern. Per kete motiv, epiteti modern eshte lene qellimisht jashte ligjerimit.
Kulinarik,
poliandria si aspirate, s’eshte tjeter vecse nje deshire e panjohur per vetevrasje nga ana e femres
Per arsye territori (kur u ndane kaq na rane) femra (moderne ose jo) nuk ka mundesi praktike te akomodoje me teper se nje shtatzani ne nente muaj, dhe besoj se biem dakord se shtatzanite jane ajo ne te cilen rezultojne marredheniet mashkull/femer. Tani shumekush mund te thote se ka vite qe jep e merr me seksin perkundruall, dhe nuk ka rezultuar kjo marredhienie ne asgje te gjalle per momentin, por ketu po flasim per nje projekt kulturor, poliandrine, tek e cila teorikisht na duhet te mbeshtesim nje projekt te shoqerise dhe vijimesise se saj, se kendejmi edhe shembulli na duhet pjellor.
Qe te jete funksionale poliandria, femra duhet te zbraze nje shtatzani per hir te tjetres dhe te tjetres dhe te tjetres (Heroi i Heshtur, Shpirterori Gramatik, Kazanova e gjithe anetaret e tjere) ne menyre qe te jete minimalisht e hapur per lidhjen ne seri dhe ne menyre qe te mos fshije permes anonimatit te kokteilit identitetin e posacem te askujt prej te perfshireve ne frytdhenien tejcuese te ketij identiteti (heroi, kazanova etj). PO qe se produkti i lidhjes me cdokend prej te permendurve do kishte qene i panevojshem per t’u dalluar nga tjetri, per kete fillimisht duhet te bien dakord te interesuarit mshkullore, por ne rradhe te pare duhet te ndaje mendjen dhe e interesuara, se ajo ishte e para qe iu dorezua argumentit te lumturise permes pluralizmit.
Ok, po e kapercejme kete proceduren, dhe po e leme femren teorike me barre, per nevoja te trajteses sone
Gjate periudhes finale te “inkubacionit”, femra ka nevoje per solidaritet socialist dhe altruizem fetar , duke qene se nuk funksionon me me “me jep/te jap” ne natyre, kerkese/oferte, por me nje institucionalizim te aktit frytdhenes, ku mashkullit i duhet te sherbeje si kerrabe, pasive tashme (jo si sfurk aktiv) ku te mund te mbeshtetet femra per te ruajtur ekuilibrat e muajit shperthyes 9 – x +(-9). Solidaritet socialist them, po nuk kuptoj me te situaten (1917-1989) ku nje skuader mashkullore rri dhe pret me durim frytin anonim kolektiv, qe eshte i te gjitheve dhe i askujt: kerkohet nje polici e vecante vec asaj kufitare (qe parandalon arratisjen e sterprinderve) per te mund te garantuar lumturine e te gjithe te painteresuarve (psh bashkeshorteve zezake) per te mbeshtetur nenen e femijes kinez, bie fjala, qe prodhoi martesa poliandrike.
Pra duhet aborti qe te mund te behet paqe sociale midis aktoreve te OJF poliandrike. Aborti eshte nje coup d’etat i domosdoshem, per t’i hapur rrugen nje tjeter anetari te bordit per t’u bere kryetar formal deri ne pronunciamento-n tjeter.
Aborti i ka te gjitha potencialet simboliko-teknike per t’u lexuar si tentative vetvrasjeje: perderisa implikon nje dhune te vullnetshme brenda vetes me rezultat nje vrasje brenda vetes. Per t’u garantuar poliandria, kerkohen pafundesisht rregullime e amendime e zgjidhje teknologjike hap pas hapi, per te mbajtur ne kembe marreveshjen, e nderkaq ja ku iku edhe gjithe kjo kohe dhe femra tashme 57 vjec (po behemi bujare) hyri brez e poshte ne periudhen e akullnajave. Gjysma e te pranishmeve ne martese/lidhje poliandrike mungon qe naten e pare ne apel. etj etj dhe keshtu Eskili (pra humbesi i madh) i gjithe kesaj loje na del sipas gjithe gjasave (hiq Nepalin dhe Ceylonin) femra.
Rrofte anonimati thuaj
Nuk mendoj se eshte keshtu si thoni ju, dhe me lejoni t’i bie pak shkurt dhe ne ikje. Ligjerimi juaj eshte i frymezuar prej Shopenhauerit, dhe eshte me shume metaforik sesa teorik ose shkencor. Nuk bie dot dakord me ate se shtatzanite jane ajo ne te cilen rezultojne marredheniet mashkull/femer. Nuk flasim dot me “Qe te jete funksionale poliandria”, pasi ajo, pra poliandria eshte ekzistente, e pafashitshme dhe sidomos e pashmangshme. Poligjinia dhe poliandria me duken kesisoj te shtyra prej te njejtet motive, ata arketipale – ndonjehere shume me te fuqishem se ata biologjike, perderisa kemi burra qe rrine me gra qe nuk lindin dhe anasjelltas.