Epruveta
* Gerda Dalipaj *
e pabindshmja
një theromë të jetë
në lukth.
E ngjiza në kokë:
Më kanë dhënë linja epruvete,
ku vilem në djersë të drithta,
e nën xhamat e brishta
gastare-gastare
cullake,
kondesoj mendjelehtësi nga ajri përreth.
Aty
groptha-groptha,
-ngaherë dua-
s’mund tjetër
veç
të turfullohem,
grumbullohem,
zgjatohem,
avullohem.
Mund edhe të përvidhem
si qindra gremçe bakteriale,
të turpërohem edhe,
nga epidemitë që shpërhap
për paaftësinë time të lindur
për përmbledhje dhe përkufizime.
Apo e zbërthyer në shumëfishësi
vemje
mizash mishi,
epshur të derdhem
mbi copë të qelbur veshke,
barkun e rrudhur ta fërkoj
pse mbyllja sa më shumë
të qelbet
aq më shumë vemje do të nxerë,
vemje
të një soji të ri
më barkfryrë,
por transparente.
E pra,
përse të mos vdesë burokracia
e të lirohet njerëzia?
E pse edhe kufijtë,
kaq intelektualisht të brishtë?
Përvijë kufijve të Shqipërisë
do të zgjëndrem,
o do t’i lidh kordhelen,
o t’ia vë flakën,
e ta shoh paskëtaj,
-në mundsha nga një planet tjetër, larg-
si i vezullon konturi,
-Shiko! –
sa i qartë
si arkivol modern
a sarkofag
-kujt i plasi në i lashtë
është-,
prej guri është
kaq thellësisht
i ftohtë.
Lëvrihu o jetë bosh
kllapos
sa as minjtë
nuk piskajnë dot!
-Larg – o Zot- formularët!
E sigurtë se nuk do të mund të ec.
Dhe këmbët e mia fillojnë të mos jenë të miat…
I ndjeri fati im, nderë
dy kate mbi botë ,
- në brekushe të përmjera pleqsh,
vizatuar poshtë dritaresh
ku edhe syri të shkon bosh -
të thahet supesh s’don
me dy kapsa formularësh.













