Mbi një shqetësim Liberal * Leart Kola * Stomakët e Liberalëve u shqetësuan shumë kohët e fundit për primitivizmin e protestave anti-greke që u zhvilluan në Tiranë e në qytete të tjera menjëherë pasi u shpërnda lajmi për këngët raciste të marinës greke gjatë një parade të mbajtur në Athinë. Kënga sugjeronte që me lëkurët e shqiptarëve dhe turqve të bëheshin veshje per ushtarët grekë. Këtij sugjerimi shteti turk dhe ai shqiptar iu përgjigj me mënyra të ndryshme anipse kërcënimi ishte i njëllojtë. Në Turqi, zëdhënësi i qeverisë me një deklaratë të ftohtë nga ana e tij i kerkoi...














