Pasojat utilitariste ne boten moderne * Lulzim Hoxha * Qysh pas industrializimit te shoqerise, gjate dy shekujve te fundit niveli i mireqenies ne pjesen derrmuese te botes ka arritur nivele marramendese duke kthyer ne realitet shume nga utopite e dikurshme te shfaqura pergjate revolucioneve te ndryshme qe mbizoteruan shekujt e XVIII dhe XIX. Por me industrializimin e shoqerise, lindi nevoja per dhenien e nje legjitimiteti te ri botes se re perendimore krijuar mes sprovash te shumta social-politike dhe ekonomike. Nje perqasje pra e cila do te mund ta perligjte dhe njekohesisht t’i jepte me shume inerci rendit te ri...











