Monthly Archives: February 2010

Pasojat utilitariste ne boten moderne

28/02/2010

Pasojat utilitariste ne boten moderne * Lulzim Hoxha * Qysh pas industrializimit te shoqerise, gjate dy shekujve te fundit niveli i mireqenies ne pjesen derrmuese te botes ka arritur nivele marramendese duke kthyer ne realitet shume nga utopite e dikurshme te shfaqura pergjate revolucioneve te ndryshme qe mbizoteruan shekujt e XVIII dhe XIX. Por me industrializimin e shoqerise, lindi nevoja per dhenien e nje legjitimiteti te ri botes se re perendimore krijuar mes sprovash te shumta social-politike dhe ekonomike. Nje perqasje pra e cila do te mund ta perligjte dhe njekohesisht t’i jepte me shume inerci rendit te ri...

Read more »

Rezistenca logjike (bashkë me shënim nga O.Azizi)

28/02/2010

Rezistenca logjike * Alain BADIOU * Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapolitique », 1998), do të doja të emërtoja mësuesin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën e filozofit rezistent, i duhet bërë një homazh pa ngurrim. Canguilhemi nuk ishte nga ata njerëz që bënin poterë mbi aktet e tyre gjatë luftës, edhe pse këta ishin sa realë aq dhe shembullorë. Nga kjo pikëpamje, ngjante me shumë rezistentë të tjerë, te të cilët heshtja politike dhe personale...

Read more »

Formacione të reja politike për çka, zoti Dell?

27/02/2010

Formacione të reja politike për çka, zoti Dell? * Avni Zogiani * Në një intervistë për BIRN ambasadori amerikan Chris Dell dha disa porosi shumë të rëndësishme për kah duhet të shkojë Kosova në një të ardhme të afërt. Dy janë porositë kryesore të kësaj interviste: të privatizohet prona publike dhe të krijohen formacione të reja politike sepse partitë aktuale nuk kanë çfarë ofrojnë dhe janë të njejta. Kjo pak a shumë do të thotë që afati i këtyre partive politike që përbëjnë pushtetin parlamentar e qeveritar skadon në momentin kur ato shesin gjithçka që ka Kosova. Kjo ide...

Read more »

Berisha, porno-bizzarre dhe Berluskoni

27/02/2010

Berisha, porno-bizzarre dhe Berluskoni * Andi Kananaj * Ka kohë unë s’qesh me asnjë formë humori që bëhet për të ridikulizuar Berishën. Për herë të fundit kam qeshur atëherë kur të qeshje me Berishën ishte krim; dhe dënohej me të paktën një dru kokës për çdo fjalë të thënë kundër. Po. Sigurisht, kam qeshur me të në “kohët e tjera”. Atëherë kur gazetarët ndiqeshinin 24 orë në ditë. Dhe e tepronin a jo, rriheshin sipas një grafiku monoton. Ishte koha kur të qenit  komunist të garantonte fatin  e ish të përndjekurve. Kam filluar të mos qesh më me Berishën...

Read more »

Dija komunikuese spekullative dhe narrative përballë dijes komunikuese shkencore

26/02/2010

Dija komunikuese spekullative dhe narrative përballë dijes komunikuese shkencore Orges Zani Në këtë shkrim do të trajtohet përballja e dijes komunikuese spekulative dhe asaj narrative përballë dijes komunikuese shkencore; tjetërsimin që kanë pësuar dy të parat si rezultat i përqendrimit të komunikimit në pohime deklarative njohëse me efekte veçanësuese- të cilat rrjedhin  nga  prirje racionalizuese dhe që për funksionon të tyre kanë mbajtjen e komunikimit në trajtat e performativitetit dhe më pas, legjitimimit të kësaj përshfaqjeje në rrafshin komunikativ përmes metodave eksperimentuese si e vetmja mënyrë funksionalizuese e njohjes së të “vërtetës”-pavarësisht lojës dialektike të kërkimit shkencor, e cila për të pasur ekzistencë...

Read more »

Ti doje të shkruaje një fugë

26/02/2010

Ti doje të  shkruaje një fugë* Idlir Azizi Ma sill më mirë  atë bombën, më tha, lëri këta, ata shumë të  paktit këtu, që nuk e çajnë shumë kokën për ndonjë  lloj shteti, ca më pak për një shtet si shteti shqiptar, ata që s’e vrasin shumë as për forcën e tij, domethënë për forcën e tij, të shtetit, gjë jetike, pra, në shqipëri. Edhe unë e di, tha, që ky terror i tejdukshëm ushtrohet tani, më tha, te ne, këtu, nga brenda vetë shqipërisë, dhe jo më mbi krye të shoqërisë, – që s’është as shoqëri sa duhet – këtu, por që me kthimin e sistemit, ose, siç e...

Read more »

Shënime paraprake mbi konceptin e demokracisë

25/02/2010

Shënime paraprake mbi konceptin e demokracisë * Giorgio AGAMBEN * Çdo diskutim lidhur mbi termin « demokraci » bie sot në kurthin e një dykuptimësie dhe pështjellimi fillestar. Kjo i bën ata që e përdorin të jenë pre e keqkuptimeve rrënjësore. Për çfarë bëhet tamam fjalë kur flasim për demokraci ? Cilit racionalitet të veçantë i përket me saktësi ky term ? Një vrojtim sadopak i kujdesshëm tregon se ata që diskutojnë sot mbi demokracinë kuptojnë me këtë term herë një formë të caktuar të kushtetimit të trupit politik, herë një teknikë qeverisjeje. Termi pra, i takon njëkohësisht fushës konceptuale të së drejtës...

Read more »

Opozita jashtëparlamentare

25/02/2010

Opozita jashtëparlamentare Solidariteti qytetar dhe marshi nëpër institucione Artan Sadiku Arsyeja që ky mendim del në gazetë është që të hapë një ide për funksionalizmin e pakënaqësisë së qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Historikisht, qytetarët e organizuan shtetin si një dorë e mirë mbi ta. Ne politikisht funksionalizohemi në shtetin e Maqedonisë  përmes partive politike shqiptare. Pyetja e rëndësishme që ne sot duhet ta bëjmë është se a është kjo një dorë e mirë mbi ne? Në vend që të analizojmë veprimet e veçanta ditore të partive politike ne duhet të tëriqemi dhe nga një përspektivë më e përgjithshme të...

Read more »

Stillborn Kosova

24/02/2010

Stillborn Kosova * Genc Kadriu * Një kongregacion depresiv i pasluftës tash e sa kohë është duke e bezdisur Kosovën. Në vend që t’ia ndjekë xhindet që dikur ia mundonin shpirtin, hajmalia e lirisë paska çelë një diskotekë për ta. Një pengim hormonal po e bezdis Kosovën. E strukur i vështron grupet dhe fraksionet që ia shesin të pashitshmen: Kosovarët, (mbase nga mosdija, mbase nga shkurtpamsia, mbase nga përkulja ndaj apetiteve), besojnë të kundërtën. Nëse dekadën e fundit e marrim si shembull në vete, dhe nëse këtë ia përballim luftës çlirimtare, shihet qartë që Kosova është vetëm preteksti i përmbushjes së apetitit në shërbim...

Read more »

Të qenurit bashkë mjafton

24/02/2010

Të qenurit bashkë mjafton Agon Hamza Në kritikat e zakonshme ndaj shoqërisë civile, kryesorja është se ajo nuk bën asgjë, se është e korruptuar (në dy format e saj: atë material dhe etik), se nuk e mbron të ashtuquajturin interes publik, etj. Të gjitha këto janë pamjaftueshmërisht të sakta, sepse mbi të gjitha, ne ende nuk e dijmë se çka është sot shoqëria civile. Sipas Besnik Pulës, emërtimi shoqëri civile përdorët shpesh nga oportunistë (politikë e ekonomikë), duke e kualifikuar të ashtuquajturën shoqëri civile me emërtimin ‘shoqëri e oportunistëve civilë’. Por, si funksionon predikati “oportunist” karshi materialitetit ideologjik në...

Read more »

Imperializmi nën vellon e globalizmit

24/02/2010

Imperializmi nën vellon e globalizmit (Parahistoria në histori) Muhamet Krasniqi Ndërsa sistemi shtypës skllavopronar u zëvendësua nga feudalizmi, këtë të fundit e zëvendësoi kapitalizmi, i cili në qarqe të ndryshme botërore perceptohet si sinonim i imperializmit. Ndërkaq në epokën e postmodernizmit, rolin të cilin dikur e luanin skllavopronaria, aristokracia, perandoritë, feudalizmi e kolonializmi, sot globalizimi e aplikon në mënyrë të përkryer, “njerëzore”, “humane”. Katër sferat përmes të cilave zhvillohet globalizimi janë: sfera ekonomike, politike, kulturore dhe ushtarake. Në botën e globalizuar, mbi shtetet e ashtuquajtura “vendet në zhvillim” – (term që ka hyrë në përdorim kah mesi i shek...

Read more »

Persekutimi i Lirisë Politike në Europën Moderne

23/02/2010

Persekutimi i Lirisë Politike në Europën Moderne * Arbër Zaimi * Tre vjet më parë në Prishtinë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje organizuan një demonstratë shprehimisht paqësore, ku kërkonin edhe një herë të dëgjohej vullneti i tyre politik, pra të garantohej mundësia dhe e drejta njerëzore e qytetarëve të Kosovës që të vendosin për të ardhmen e tyre, të vendosin për formën e qeverisjes që duan të kenë, dhe për mënyrën që duan t’i japin shtetit ku vetë ata do të jetojnë. Kjo demonstratë u shtyp dhunshëm nga njësitet speciale të Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë...

Read more »

Histoire du Capitalisme, Volume 1

22/02/2010

Histoire du Capitalisme, Volume 1 1990 – 2010 (me shkëputje nga puna) Arbër Zaimi, Andi Kananaj, Leart Kola Mbas rrëzimit të Monumentit të Enverit (i njohur si busti, edhe pse në fakt nuk qe thjesht bust) nga një grusht shqiptarësh dembelë dhe paqedashës që sot jetojnë thuajse të gjithë me asistencë sociale në Gjermani, Kanada dhe vendet skandinave, në Shqipëri mbetën më punëtorët, ata që nuk e rrëzuan monumentin, por që me nuhatjen tipike të sipërmarrësit u nisën drejt Turqisë, me dy çanta bosh, që i sollën plot me qofte, çokollata Hilal, gurë çakmaku, Top Hat dhe tullumbace shumëngjyrëshe....

Read more »

Ç’do të thotë “Liri e shprehjes” në Kosovë

22/02/2010

Ç’do të thotë “Liri e shprehjes” në Kosovë * Besarta Vladi * Analiza e mëposhtme përmban tre momente shqyrtimi: Licensimin e mediave pas 1999, Financimin e tyre dhe Monitorimin. Vendosja administrative e ndërkombëtarëve në Kosovë u mbështet, kryesisht, në  idenë se autoritetet serbe i kishin humbur të drejtat për kontroll politik dhe territorial mbi të. Kjo pasi, ata kishin shkelur, në mënyrë sistematike, të drejtat e njeriut ndaj shqiptarëve që banonin në këto territore. Terminologjia e të drejtave të njeriut, nevoja për të mbrojtur vlerat e lirisë, krijimi i shoqërisë së hapur etj., ishin fraza të zakonshme në fjalimet e udhëheqësve perëndimorë, të cilat justifikonin domosdoshmërinë...

Read more »

Reagim

22/02/2010

Reagim * Idlir Azizi * E gjitha kjo e ka një  arsye shumë më të  thellë : Sepse në viset tona shqiptarofolëse, fatkeqësisht E drejta, (justice) si ideal, nuk ka qenë kurrë  Rast (a case, në terminologjinë e gjyqit). Sepse Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përherë ndoshta me inflacion idealistësh, por vetëm për një ideal të vogël, lokal, kombëtar, sajë apo edhe me justifikimin e ruajtjes së kufirit, e përballjes ndaj armikut, apo të ruajtjes së vatanit. Sepse nuk ka pasur mesa duket idealizëm mirëfilli, në vendet tona shqiptarofolëse, por vetëm rilindës vërtet punëtorë, dashamirë, por të një shumice injorante, e veç në raport me kombin. Sepse nuk ka...

Read more »

Kosova e pezullt

21/02/2010

Kosova e pezullt * Elvis Hoxha * Gjërat janë shumë  të qarta. Po të duam t’i pështjellojmë, mund të hidhemi nëpër analiza që zbehin vullnetin. Në Prishtinë data 15 shkurt shoqërohet nga një ftesë speciale për një gjyq special. Zakonisht në gjyq ka të dënuar, ndonjëherë dhe alibi. Po ta shohim kthjellët gjendjen e pavarur të Kosovës, këta dy terma shkojnë gjithnjë së bashku. Tre emra dominojnë sot zonën boshe të pavarësisë së Kosovës. Por “pavarësia e Kosovës” e ka termin e saj të parë në kuptimin e vërtetë të fjalës në shqip: pezullti. Tre emrat janë: 1. EULEX, skuadër ekspertësh pa...

Read more »

Në mbështetje të Albin Kurtit

21/02/2010

Në mbështetje të Albin Kurtit Albin Kurti është lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, një grupi aktivistësh politikë nga Kosova, të cilët kundërshtojnë politikat dhe praktikat kolonialiste të komunitetit ndërkombëtar në këtë shtet. Edhe kësaj radhe Kurti vendoset para gjyqit pikërisht sepse insiston që politika duhet të udhëhiqet nga parimet e barazisë. Herën e fundit Kurti ka dalë para gjyqit në vitin 2007, dhe prej prokurorëve të UNMIK-ut ai u akuzua për: * Organizimin e “një Turme që kreu Shkelje Kriminale” më specifikisht një turmë që “nëpërmjet aksionit kolektiv” shkaktoi ose u përpoq të shkaktonte “rrezik publik, dëmtime të pronës në...

Read more »

Kosova si kampi ku gjendja e jashtëzakonshme është bërë e zakonshme

20/02/2010

Kosova si kampi ku gjendja e jashtëzakonshme është bërë e zakonshme Një qasje juridike * Iliada Korçari * Shpallja e lindjes së shtetit-komb më të ri në botë, Kosovës, vjen në kohën kur shteti-komb është në perëndim e sipër. Rënia sigurisht që nuk mund të mos pasqyrohet në pjellën më të re ndërkombëtare të gjendjes (state) së Kosovës e cila e gjen veten si shoqëri shumë etnike që prej 2 shkurtit 2007, kur Marti Ahtisaari publikoi gjendjen (statusin) për Kosovën. Pasi e deklaroi veten shtet-komb në 17 shkurt 2008, kushtetuta e shtetit të ri u shpall më 15 qershor 2008 dhe ende sot nuk ka hyrë në fuqi. Në...

Read more »

Ëndrrat që bëhen realitet

20/02/2010

Ëndrrat që bëhen realitet * Leart Kola * Është tragjikisht e rëndësishme, siç historia na ka mësuar që të kihet kujdes kur ëndërron, sepse ka shumë mundësi që të kthehen në realitet. Edhe pse në pamje të parë kontradiktore, realizmi i ëndrrave shpesh here ka rezultuar me tragjik se zhgënjimi për mosrealizmin e tyre. Ashtu sikurse po ndodh sot në fillim 2010, me Shqipërinë dhe shqiptarët, jo vetëm brenda kufijve administrative por në të gjithë hapësirën e saj. Sot dëgjohen ngado ankesa për sistemin, politikën, pasurimin e shpejtë të disave, korrupsionin dhe gjithë këto fenomene që po diskutoheshin në...

Read more »

Cinizëm Politik!!

19/02/2010

Cinizëm Politik!! * Ermira Danaj * U bënë disa kohë që  sfondi i jetës sonë të përditshme jane  cështjet politike, dhe kryesisht  zgjedhjet e fundit parlamentare. Brenda normalitetit që mund të ketë për disa kjo situatë,  më ka bërë përshtypje gjithnjë e më shumë një metaforë, një krahasim, një shembull që po marrin së fundmi disa politikanë që dolën humbës nga zgjedhjet e fundit. Dhe ky krahasim ka të bëjë me zgjedhjet që konsiderohen si ndeshje futbolli. Njëri prej tyre tha se ishte përgatitur për një ndeshje futbolli, me të gjitha rregullat e saj, por rezultoi që paskësh qenë...

Read more »

Follow saktivista on Twitter

Gaz 51

Gazeta

Shkarko PDF
Instituti AG Radiostacioni BalkanPress

Vetevendosje

vetevendosje.org

Kalendar

February 2010
M T W T F S S
« Jan   Mar »
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728