Të gjithë me Kosovën ! Arbër Zaimi Bushi po tregohet burrë si qëmoti, Sarkozi takon Putinin, flet për politikat rajonale e globale, çështje të sigurisë. Putini flet në telefon me Bushin. Rajs flet në telefon me Prodin, Solana nxjerr një deklaratë, Zapatero proteston në mënyrë të butë, Putin kundërshton hapur. Ta marrë apo të mos e marrë pavarësinë Kosova. Nuk bëhet fjalë për ndonjë libër analitik të diplomacisë botërore mbi çështjen “Kosova” të shkruar së fundmi nga ndonjë vëzhgues ndërkombëtar, po përshkruaj thjesht muhabetin mbi Kosovën, një avaz që zë një pjesë të rëndësishme të ditës së banorëve të...











