Organizata Politike……. Herë pas here konservatorët tentojnë ta përkufizojnë republikën duke e kufizuar në alternativën e vetme elitiste ndaj pushtetit të vjetër monarkik. Për ta, mjafton që të paktët janë më shumë se një e kështu minimumi i dallimeve të interesave mes tyre do të garantonte res publica-n, pra të mirën apo hapësirën e përbashkët, si nga epshi pushtetor i të vetmit udhëheqës, ashtu edhe nga marria kolektive e turmave(!) Ajo çka degdiset ideologjikisht në zgjedhën e harresës së imponuar është fakti që republika e tredhur elitisht në vend të themelojë e të fuqizojë të përbashkëtën, e sheh...











